Kreu i qeverisë Edi Rama i është drejtuar sot me një apel të fundit kerut të PD-së, Lulzim Basha për uljen në tryezë dialogu për zgjidhjen e krizës politike në vend, të cilën ai e ka quajtur artificiale dhe një luftë të Bashës për pushtet.
Fjala e Ramës
Në situatën surrela që ka krijuar PD duke u përpjekur të minojë themelin e jetës demokratike, lirinë dhe të drejtën e votuesve të saj për të zgjedhur po ndodh ajo që ska ndodhur kurrë në vend. është opozita zyrtare dhe jo qeveria që refuzon dialogun.
Ka kaluar vendi kriza edhe të renda të gjitha me një arsye të fortë ose shumë të fortë lidhur me popullin, apo një pjesë të konsiderueshme të tij, por kurrë ky vend nuk e ka parë një krizë të tillë artificiale ku populli nuk ëhstë fare pjesë dhe krizën e promovon një elitë e korruptuar, izoluar, harbuar politikanësh, gjykatësisht prokuriorësh e analistësh.
Ka qenë opozita rregullisht që ka kërkuar dialog dhe qeveria që e ka refuzuar, penguar apo shmangur deri kur gjërat kanë kaluar në ekstrem duke detyruar ndërkombëtarët të ndërhyjnë me forcë, por s’ka ndodhur kurrë që qeveria të lutet dhe opozita ta refuzojë e ti trembet dialogut të sabotojë cdo përpjekje të qeverisë për dialog.
Unë e kam shprehur gatishmërinë për dialog, kam kërkuar me këmbëngulje kur gjerat kanë ngecur, kujtoj rrugëtimin e Reformës në Drejtësi, apo Reformën Zgjedhore, si momente kyce të një procesi që në këtë mandate ka pasur domosdoshmërinë për këto dy reforma të mëdha.
Fatkeqesisht nuk ia kam dalë fare të kemi dialog të denjë për këtë koncept bazë të bashkëjetesës demokratike se opozita s’ka dashur të përfitojë nga gatishmëria jonë dhe hapësirëne panjohur më parë që ka pasur në Kuvend e ka abuzuar si mos më keq për të nxitur dasinë e vjetër dhe konflikt të vazhdueshëm.
Kam mobiluzar zyrën time për kontakt me zyrën e PD, pa sukses, kam treguar gatishmërinë e një nisme të presidentit për dialog pavarësisht rezervave të mëdha që kam për pozicionimet e njëasnhme të tij, por mesa duket dhe nisma e tij nuk po sjell sukses për ta bindur Bashën të ulet në tryezë edhe përse I është lënë atij dorë e lirë cfarë do të diskutojë në tryezë.
Jam i trishtuar për gjithcka që më dëgjojnë veshët nga miqtë e vendit për këtë pozicionim të PD, jo vetëm se kriza po bllokon vetingun dhe po rrezikon hapjen e negociatave të vendit, por edhe thjesht se nuk më pëlqen një një partie e madhe ëhstë bërë qesharake në sytë e botës, duke rrezlkuat të na bëjë qesharak si komb.
Kjo krizë artificiale dekurajon jo vetëm miqtë që duan të na ndihmojnë, por dekurajon investitorët e konsumatorët, godet imazhin dhe ekonominë, nxit paligjshmërinë, frymëzon kriminalitetin dhe ushqen fantazinë e atyre që nuk e duan këtë vend duke krijuar shtigje për të synuar destabilizim të mundshëm dhe kthim me vite pas.
Ne këto shtigje do mbyllim me doemos, nuk tolerojmë asnjë kthim pas në kohët pa shtet e pa ligj, s’do lejojmë kurrë që populli të merret peng brenda apo jashtë vendit që mund të dojë të përfitojë nga kjo situatë duke e bërë vendin vartër krize në rajon.
Sot i bëj thirrje publikisht arsyes së Bashës, mos ki frikë nga dialogu, mos ec qorrazi në një rrugë që con në humnerë PD dhe krijon tymnajë për vendin, duke frymëzuar forca që nuk I duan të mirën vendin, mos na turpëro të gjithëve duke sulmuar miqtë me gjuhën vulgare të luftës së ftohtë, e mos e pengo luftën tonë të përbashkët me luftën tënde për pushtet, vetingun dhe rrugëtimin evropian të vendit.
Ulemi në tryezë, përcaktoi vetë të gjithë modalitet, nëse ke frikë nga unë, përcaktoje vete, ke thënë që do caktosh të tjerë të negociojnë, mos u vono e mos na vono, se nëse fati yt politik Lumëzi nuk më intereson fare, e as fati i PD, me intereson fati i vendit.
Ti e ke numrin tim të telefonit Lulzim, ndaje mendjen dhe më njofto një orë e më parë. Për të mirën e të gjithëve, por edhe për të mirën e zgjedhësve të tu dhe tënden personalisht.
Me këngë, valle, plot gaz, hare dhe ngjyra, kështu iu urua mirëseardhja Ditës së Verës në të gjithë vendin.
Qyteti i Elbasanit mbetet kryeqendra e festimeve për Ditën e Verës, ku . . .
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zgjedhur të urojë sot qytetarët për Ditën e Verës, me gatimet tradicionale të qytetit të Elbasanit, sic janë ballokumet.
“Gëzuar Ditën e Verës . . .
Të punësuarit aktualë rrezikojnë të humbasin pensionet në pleqërinë e tyre, pasi shumë prej punëdhënësve edhe në entet publike nuk i paguajnë sigurimet shoqërore duke bërë që stoku i bo . . .
Klodiana Lala, Zëri i Amerikës Birn
Në Tiranë, një krizë e re mjedisore është në prag për shkak të ezaurimit të kapaciteteve në landfillin e Sharrës, thuajse dy vjet pas sekues . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se marrëveshja për armëpushim 30-ditor, që Kievi e nënshkroi në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e . . .
Radio Evropa e Lirë
Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim nismën për lidhjen e një marrëveshjeje kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Shteteve të Bash . . .
Një skicë nga LD-NY24, errësirën që vjen nga propaganda politike e kreut të elitës së Rilindjes Socialiste, kryeministrit Rama e sheh të zhvilluar mbi frikën dhe paqëndrueshmërinë q . . .
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në NATO, për të kontribuuar si një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigur . . .
VOA Marrë nga Associated Press
Administrata e Presidentit Trump ka riaktivizuar ndihmat ushtarake dhe të dhënat e zbulimit për Ukrainën ndërsa Kievi ka pranuar një propozim am . . .
Konferenca e përbashkët për media e shefit të NATO-s, Mark Rutte, dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Prishtinë, më 11 mars 2025.
Radio Evropa e Lirë
Sekretari i Për . . .
Rrjeti SafeJournalists dhe Media Freedom Rapid Response kanë reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare për mbylljen e aplikacionit TikTok për një periudhë një vjeçare.
Ata e ka . . .
(Kur njëkohë tërheq dhe hesht drejtësinë)
Përmes një skice nga LD-NY24, gjetjen ia kushton realitetit të vështirë shqiptar ku verbëria propagandistike bëhet pjesë e zhvillimeve të . . .
Komentet