(Hyneret e Ibrahim Kodres-femije ne Patok-1928).
E ndjente veten te <<tepert>>,
ne familjen e re te babait,
kush nuk po e donte,
keshtu u vu ne kerkim te nje familjeje tjeter,
<<mikpritese>>.
Ne fillim u lidh me nje familje,
hungareze qe e miqsuar,
me nje familje gjermane,
kish ngrehur nje stabiliment,
sharrash,
kish marre me koncesion
edhe disa siperfaqe pyje,
shtruar po punonin per shpyllzimin,
e Shqiperise se Mesme e Veriore, lenda e pare zgjidhej prej tuxharve nga Gurezi,
pritej ne lloga,
e mandej dergohej,
ne Bremen, Bari, Trieste.
Nje grup tjeter italian’,
kryente nga zona tjeter e vendit,
gjithe ate pune,
prane qytetit te PATOKUT.
I kishin gjett nje pune:
te ruante disa lope qumeshti,
te huajt cfaqen ateher’ dashuri,
te madhe per djalin e vogel,
madje u perkujdesen shume per te.
Familja gjermane e grishte,
te hante ne tavolinen e tyre,
aty njohu dy voglushe,
te hijeshme,
njera quhej Herna e tjetra Berta.
i bante me qesh’,
me pehlivanlleqet,
me levizjet e shkathta.
I ati i pikasi nje dite,
lopcari po jepej si teper,
pas te bijave,
nje dite prej ditesh i kurdisi,
nje loje te cuditeshme…
Mori dy flete sallami,
ia ngjeshi ne faqe Bertes,
e cila ia kalonte te motres,
per nga nuri,
duke ndenjur serioz i thote
babai i shoqeve:
<< Ibrahim, ke leje nga une ta puthesh Berten>>.
Keshtu ai vuri ne prove,
shqiptarin e besimit muhamedan,
qe e ndalonte perdorimin e mishit te thiut.
Aty per aty shqiptari i vogel Ibrahim Murat Shaban Kodra,
ia ktheu:
<< Te kam rixha, po Ju keshtu hidhni balte mbi fene time>>!
Kur provokuesi degjoi keto,
u be prush ne fytyre,
te gjithe ia dhane te qeshures.
Zoti i erdhi ne ndihme,
e cliroi nga turbullimi,
ku e kish hedhur ndrojtja.
Po perdornin nje gjuhe,
qe ngrihej mbi bazen e shqipes dhe gjermanishtes…
Ata kishin mesuar ndonje shprehje,
shqip,
ndersa ky pak fjale gjemanisht.
Nje here e ftuan ne nje restorant, te Mamurrasit,
ku gatuanin mjaft mire makarona,
ishte e para here qe shkonte,
ne goje dicka po shijonte,
guzhinen italiane…
Qelloi asaj dite nje zotri,
i cuditshem ,
qe vinte nga zona,
ku ishin italianet,
nga PATOKU.
Ai kish nje dyqan cikerrimash,
disi te vecante,
tok me to sherbente edhe kafe,
e ftoi te punonte me te.
Do te jesh buze detit-ia preu-
“Nga ty dua vetem te shperndash, kafene”, si kamarier.
Pranoi me gjithe qef, u lumturua,
tregtari i cikerrimave,
i kishte premtuar,
se do ta regjistronte mandej,
ne shkolle, ne qytetin e tij.
Keshtu djalit po i zgjohej,
deshira per te ndejtur,
me moshataret e tij,
per te rrokur serish lapsat me ngjyra.
Ibrahimi i len shendetin,
familjes gjermane,
ia mbajti me zotrine e ri,
siper nje vagoni me trupa,
pas nje dekovili qe nxirrte avull,
ndaloi afer sharrave, ne Patok.
Punen e kamarjerit e kapi shpejt,
si te sherbente kafene turke,
ne dyqanin e tij,
dhe aty u njoh me druvare, sharrtare te shumte,
nga Gurezi, Golemja, Neglat.
Nje dite pronari i mprehu,
nje kale me shale ,
I ngjeshi me vete dy domixhan’,
e urdheroi te shkonte ne Gurez,
te dugaja qe dinte ai,
nje vrapkali prej aty,
te Ndue Gjoni sigurisht,
qe t’i mbushte me vere.
Kur zuni te kthehej,
udha i shkoi ters,
pasi i mbushi domixhanat,
kur bani te kthehej nga erdhi,
anes Rreles,
ia preu udhen nje breshke.
Kafsha posa e pa u hasdis,
djali e humbi toruan:
Kali la rrugen,
me te katra ia mori pyllin,
rruge e pa rruge.
Kish te ngjare qe djali,
te sakatohej,
te mbaronte pas ndonje peme.
Djali e mblodhi veten,
u kap pas nje dege qe vecohej,
dhe e la kalin,
te shkonte per ku i kish fryre, djalli.
Djali si nje pehlivan,
qendroi varur ne degen e pemes,
duke ber’ sehir kalin,
e mallin e pronarit te tij.
Mandej me kambe udhen mori,
menjehere leshoi kushtrimin,
Dy a tri ore me pas kafsha u gjet, domixhanat nuk dihej,
kishin shkuar me shendet.
Meseleja e papelqyer terhoqi,
vemendjen,
shtoi gazin e shume banorve,
ne Fushkuqe, deri ne Stomet e Bardha,
i bahej sikur ishte qesharak,
pak a shume sic kishte degjuar ne prralla,
si Nastradini.
Ditet kalonin te Gjini i Fllugave, ne dyqanin Cikerrima-Bar-Kafe,
klientet hidhnin romuze,
per <<hyneret>> e kamarierit,
te vogel.
Nje zotri ketu,
u josh shume pas tij,
e quante te qorrollisur,
kur mori vesh,
se nuk shkonte ne shkolle.
Kamarieri ia shkoqiti punen,
duke i thene:
zotria i kishte premtuar,
por doli se po e mbante,
vetem thjeshte si shegert.
“E po ateher”,
u hodh e i tha zotria i panjohur:
“Eja me mua ne Durres,
atje kam dhe familjen,
nenen, timeshoqe dhe nje djale,
moshatar me ty,
per cdo gje, kini njeri-tjetrin”.
As vete djali nuk e dinte,
shkakun e vertete,
qe fjalen dysh s’ia beri,
ndoshta do te kete qene joshja,
qe me beri me ate qytet,
deshira per te ndjekur shkollen,
nevoja per te gjetur,
gjirin familjar.
Pranoi prapozimin e atij zotrie,
me pas doli se qenkej drejtor,
i Doganes se Durresit,
fill’ ne ate qytet,
gjeti familjen e tij te dyte.
Shkollen fillore nisi,
tok me vellamin e tij te ri,
Ciftit tashme po i dukeshin,
dy cunat,
ndodhen te dy me te njejte emrin,
si te ishin gatuar,
ne te njejtin bark.
Djalit iu kujtuan lapsat me ngjyra, kur ia pat’ sjell per here te pare,
i ati, kapiten anije,
vijat e para ne shtepine e tij,
iu fut vizatimeve,
i pelqenin portretet,
te heronjve.
Portreti i babait te kombit shqiptar,
Gjergj Kastriotit, prijesit,
qe per njezet e pese vjet qerndroi, ne krye te nje ushtrie,
dhe i beri balle fuqise me te madhe te shekullit XV,
-Perandorise Osmane.
Me pas vizatovi Ismail Qemalin,
qe ngriti ne Vlore,
flamurin e Skenderbeut,
Vizatoi Naim Frasherin,
vjershetorin me ne ze,
Vizatoi Gjeniun Shqiptar,
At Gjergj Fishten,
Homerin e Lahutes.
Vizitoi limanin,
sodiste mberritjen e anijeve,
me direke te medhenj,
e terhiqnin pa mase marinaret, zonjat,
Ndaj zuri t’i vizatonte ato.
Nje italian qe kishte goxha,
nje dyqan per orendi shtepiake,
me vitrina te bollshme,
qe hapeshin mbi bulevardin,
kryesor te qytetit,
i propozoi nje dite te punonte,
para lokalit te tij,
portretet e klientave.
I gatiti per kete qellim,
nje kambalec, pelhurat, bojrat.
klientet i linin ndonje bakshish,
ky filloi te pelqente,
nuk ua kthente doren,
zotria po e perdorte,
qe te terhiqte vemendjen,
e kalimtarve,
piktori i vogel ish,
si nje vitrine e gjalle.
Portretet po i punonte me qef,
jo per para’
parate po ia ngrohnin xhepin,
Ma e madhe ishte kureshtja ,
qe punimet e tij,
zgjonin te qytetaret.
Nuk kishte mesuar ende,
ndonje teknike te mirfillte,
mbeshtetej vetem te shpirti,
ishte nje talent i lindur,
nje parapregatitje e natyrshme,
qe sigurisht i jepte dore.
Me ne fund ia behu nje zotri,
me uniforme,
E vizatoi portretin e tij,
ia ngjyrosi,
Ky ishte kuestori i qytetit port, kesaj rradhe bakshishi,
qe me i majme.
Disa dite me pas,
mberriti ketu mbreti,
Me shpuren e Tij,
per pushimet verore,
ne vilen madheshtore ne koder,
me pamje nga deti.
Nje oficer nga shpura,
vizite i beri kuestorit ,
dhe aty pau portretin,
i bane pershtypje saktesia, ngjyrat, drita,
E cmoi ngjashmerine,
nje heresh mori vesh,
cila dore e kish punuar.
<<Autori eshte nje femi jetim,
ka braktisur shtepine,
ku jetonte me njerken,
qe nuk kujdesej per te,
kujdesej vetem per djalin e saj,
e ama i kishte vdekur me gjithe, foshnjen qe po lindtte,
kur ky ishte tre vjec>>
-iu pergjigj kuestori.
<<E paska prere natyra aftesine e tij per pikture,
ndaj lipset ta ndihmojme,
sido-kudo>>.
Zotria i shpures mori persiper,
te fliste me nenen e mbretit,
Kjo ishte e dhene pas artit.
Nje rrobaqepes i qepi,
nje kostum te mendafshte,
te cilin ia shleu,
duke i punuar portretin,
e te fejuares se tij,
ritrato nga nje fotografi.
Diten e caktuar per takim,
erdhi per ta marre nje zotri,
quhej Kalem.
Ne udhe e siper perpiqej,
t’i mesonte:
<<Degjo ketu mor cun,
kur te arrish,
perpara mbretneshes,
qasu te Ajo me trupin drejt,
more vesh?
Me nje perkulje te lehte,
do t’i puthesh doren,
mandej, bej prapa tre hapa,
pa u kthyer,
mbavesh se c’ ka per te thane”.
Ibrahimi i vogel miratonte me koke,
kjo do te thoshte, se i kishte te qarta te gjitha.
Por kur e cuan ne salle,
perpara Nanes Mbretneshe,
e leshoi zemra,
Si i puthi doren ,
djalli e dinte shkakun,
beri keshtu edhe me te tjeret,
qe e rrethonin…ua puthi te gjithve doren.
Ndonese humbi toruan,
ia doli mbane t’i vinte vesh,
fjaleve qe tha Nena Mbretneshe,
se e kishte vlersuar portretin,
qe i kishte realizuar kuestorit,
se tashme e dinte qe ishte jetim,
babai rrinte shume ne det,
ne Bari, Trieste,
se nga merzia,
ia kisha mbathur nga shtepia.
Ajo e mbylli:
se ish ne doren tij, te pranonte,
te ndiqte shkollen,
ne Tirane tok me dy princat e saj,
pas Liceut do ta nisnin ne Itali, per te studiuar ne Akademine e Arteve te Bukura.
Ate cast Kodra i Vogel qe do te behej nje piktor kubist,
i njohur ne gjithe Boten,
me zor nxori nga goja,
nje <<PO>> te mekur.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
V.O.: Piktori Ibrahim Kodra u lind ne Ishem, nga prinderit Murat e Xhixha Kodra, me 22 prill 1918. I ati dhe gjyshi qe ne fillim i mesuan shkronjat arabe sepse nuk kishin frekuentuar ende nje shkolle shqipe. Me fletoret, lapsat dhe ngjyrat qe i pruni nje here kur u kthye nga lundrimi, i ati marinar ne portin e Durresit, ai filloi te vizatoje. Nga shtepia vizatoi gjithcka qe e rrethonte, mali i Krujes, Pyjet e pa fundme deri ne Gurez, deti i kalter, etj. Vaizatimet e para lane gjurme te thella ne femijerine e tij. Kur nisi te ndiqte shkollen fillore, mesuesit i ra ne sy deshira e tij dhe ishte cuditur se si nje ne ate moshe e ato kushte mizeriete vizatonte me aq saktesi.
Ndonese e ama, ne lulen e rinise, per me teper e papergatitur per te perballuardetyrat e nenes, ia doli te mekonte nje dashurite tille, qe nuk do te mund t’i harronte Ibrahimi i vogel. Qe prej asaj kohe, kur e ama e la jetim, te gjitha nenat me moshe te re , do te merrnin per te emrin e Xhixhes.
Pas shume peripecishe, nje odise e vertete rruga e jetes se Ibrahim Kodres, arrin te vazhdoje studimet ne Itali. Deri me v. 1967 ishte thjeshte nje qytetar shqiptar. Ne v. 1958, do te merrte pjese ne Bienalen e XXIX te VENECIAS, ishte ftuar per te perfaqsuar Shqiperine ne Panairin e Piktures bashkkohore ne Chiavari. Merrte pjese perkrah Picasso-s, Ruo-s, Matisso-s, Moddaliano-s, etj. dhe ne kete fitoi me ne fund qytetarine italiane, nderkohe qe president ishte Giuseppe Saragatti. Pas marrjes se pashaportes italiane Kodra filloi te hapte ekspozita me pikturat e tij edhe jashtshte Italise. Ka cele ekspozita ne Kosove dhe Shqiperi. Une e takova piktorin, para Galerise se Arteve te Shqiperise ne Tirane, ne krah i qendronte shkrimtari Visar Zhiti.
Piktori u nda nga jeta me 7 shkurt 2006.