(në metrin antik)
Nuk besova të mësoja të vdes ndonjëherë
i mbështjellë për herë në mantelin tim,
e ngre vështrimin, ëndërrimtar, te ylli
i vetmisë.
Kur, papritur, m’u shfaqe në udhën time,
o vuajtja dhe o dhëmbja ime e ëmbël,
deri në fund e piva epshin e vdekjes
së pamëshirshme!
Digjem së gjalli i munduar si Nessusi,
a si Herkuli i helmuar nga vdekja e tij,
zjarrin tim s’e shuajnë dot as gjithë
ujërat e detit!
Për ëndrrën time vuaj e vajtoj,
mbi zjarrin tim shuhem ndër flakë,
a mund ta ngjallim përsëri ndriçimin
si shpendi Feniks?
Të zhduken rrugës sytë turbulllues,
kthehu në gjoksin tim, o trishtim mospërfillës,
përtë vdekur i qetë, dhe mua
çliromë rishtazi!
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet