Çdo grua, në vizionin tim, është si një lule
Dhe me të gjitha “lulet” ngrihet një lulishtë
Lexues, të lutem, këtë mendim në kokë ngule
Dhe me këtë mendim rro, përjetësisht!
Çdo grua nesër ka për t’u bërë nënë
(A nuk është nëna që të ka bërë kokën?)
Vendin e nënës askush në jetë s’ka për ta zënë
Ndaj duhet ta duash më shumë se botën.
Çdo grua është e bukur siç është paqa
E bukur është çdo grua siç është bukuria
Jeta, pa gratë, e shkretë si SAHARA
Dhe fare bosh, pa gratë, gjithësia.
Çdo grua është punëtore si një bletë
Çdo grua e thjeshtë si thjeshtësia
Pa gruan e zbrazët e gjithë kjo jetë
Pa gruan? A do shtohej njerëzia?
Gratë janë si Rryma e Golfstrimit
Dashuria e grave ngroh botën
O besojuni fjalëve të Përparimit
Burrat botën e “ndotën”
Sikur gratë të drejtonin botën
Bota pa dyshim që do ishte ku e ku më e bukur
Jam gati që t’ia pres dorën
Kushdo që nëpërkëmbë gratë dhe nuk flas turbull.
Këtë poezi e shkruaj për gjithë gratë në botë
Ato nëna të mira që janë aq njerëzore
Veç nga gratë kjo botë është e ngrohtë
Më gjeni kund më të dashura dhe më paqësore.
Tiranë, 7 mars 2018
Komentet