voal.ch – Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëron për rreziqet e një infeksioni të ri. Në fakt nuk ka asnjë provë shkencore që shëruesit kanë fituar imunitet. Sipas Michael Rayan, zyrtari përgjigjes i urgjencës së OBSH thotë: “Duke analizuar studimet e para në dispozicion, shpresat e imunizimit në masë duken joreale”.
Një shembull janë në Korenë e Jugut 163 pacientët e shëruar që janë tani janë sëmurur përsëri me Covid 19 .Ekspertët e shëndetit të vendit po përpiqen të zgjidhin këtë mister dhe e njëjta gjë po ndodh në Kinë. Këtë raportim e bëri CNN të shtunën.
Sipas Qendrës së Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), e cila i përcolli këto të dhëna, përqindja e njerëzve që testojnë përsëri pozitivisht pasi të shërohen është e ulët, rreth 2.1%, por nuk dihet se sa prej 7,829 njerëz të rikuperuar iu është ribëri testimi. Deri më tani, pacientët që janë risëmurur përsëri nuk duken se janë infektuar përsëri dhe 44% e tyre tregojnë simptoma të buta të sëmundjes.
Ky fenomen, komenton CNN, po shqetëson në të gjithë botën, por për momentin shpjegimi më i besueshëm është se testet zbulojnë mbetjet e virusit në trup. Zëvendësdrejtori i KCDC, Kwon Joon-Wook, megjithatë, bëri thirrje për kujdes, duke përmendur se për komunitetin shkencor ky virus ka ende shumë anë të errëta./CNN/EB
Komentet