OBSH thekson se Brazili është vetëm një nga 60 vendet e botës në të cilën është paraqitur virusi
GJENEVË – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në njoftimin e sotëm refuzoi thirrjet gjithnjë e më të shpeshta që Lojërat Olimpike Verore në Rio de Janeiro të anulohen ose të zhvendosen për shkak të epidemisë së virusit Zika.
Vlerësimi i OBSH-së është kumtuar sot pasi të premten 150 shkencëtarë të shquar botërorë në letrën e hapur i bënë thirrje organizatës botërore të KB-ve që në “emër të shëndetit publik” të tregojë për nevojën e anulimit ose zhvendosjes së lojërave.
Megjithatë, nga OBSH-ja pohojnë se “në vlerësimin bazik momental, zhvendosja ose anulimi i Olimpiadës në Rio nuk do të ndikonte në masë të konsiderueshme në situatën ndërkombëtare lidhur me përhapjen e virusit Zika”.
OBSH-ja thekson se Brazili është vetëm një nga 60 vendet e botës në të cilën është paraqitur virusi, porse njerëzit edhe më tej udhëtojnë mes këtyre vendeve për arsye të ndryshme.
Andaj lidhur me atë se në Rio do të arrijnë mijëra njerëz dhe se do të jenë të ekspozuar ndaj virusit nuk është justifikim.
Komentet