Pyje të mëdhenj, që si katedralet me friksoni;
Ju që si organo ulërini, brenda zemrave tona mallkuar,
Hapsira ku zi mbahet përjetë e grahmat drithëroni,
Ku De profundis, jehonës suaj i përgjigjet vajtuar.
Të urrej Oqean, e hovet dhe valet e tua të mëdha,
Shpirti im buzëqeshjen e hidhur tek ai kërkon
I munduri, që fyerjet e dënesat në shpirt ka,
E të qeshurën, buçimen gjigande, të detit dëgjon.
Sa do të pëlqeja o natë, kur ti, yje e dritë s’ke
A nuk ka drita atë gjuhë të njohur për njerëzinë!
Aty ku unë kërkoj boshllëkun, zinë e lakuriqësinë!
Ku vetë errësirat, janë pëlhura të nderura mbi dhe
Ku jetojnë, të parreshtura e me mijra si në veshin tim,
E që do treten nga i vërteti e më i thjeshti vështrim.
(Ide që përsëritet kërcënueshëm e pa arsye)
Perkthim femijesh kurfar shije?