Kremlini: sulmet ajrore amerikane do të bënin lojën e ISIS-it
Sulmet e mundshme ajrore amerikane për ta mbrojtur opozitën siriane, sipas Kremlinit, mund ta destabilizojnë përfundimisht situatën në Siri duke bërë lojën e ISIS-it. “Moska nënvizoi edhe një herë se ndihma, aq më shumë me mjete finaicare a teknike ndaj opozitës në Siri, çon në destabilizimin e mëtejshëm të vendit,” deklaroi Dmitri Peskov, zëdhënësi i Putinit. ”Në thelb kjo çon në një situatë ku mund të përfitojnë terroristët e të ashtuquajturit Shteti Islamik dhe kështu udhëheqje e dobësuar humb aftësinë për të luftuar kundër zgjerimit të Shtetit Islami,” shtoi ai duke iu përgjigjur hamendjeve për sulmet ajrore amerikane kundër forcave qeveritare në Siri, nëse ato kërcënojnë përparimin e opozitës së stërvitur nga SHBA.
Komentet