VOAL – NJU JORK, UASHINGTON, 11 SHTATOR – 11 shtatori i vitit 2001 është një datë që ka hyrë në histori, shkruan Voice of Albanians (voal.ch). Në Kuotën Zero, vendin simbol të sulmeve, në zemër të Nju Jorkut, koha përsëri është ndalur dhe, në heshtje, një kambanë ka kujtuar atë ditë të 14 viteve më parë. Një për një emrat e viktimave janë përsëritur në ceremoninë e cila, pas kaq vitesh, është bërë publike në vendin ku ndodheshin Twin Towers, Kullat Binjake, për një moment përkujtimi kolektiv.
“14 vjet pas sulmeve terroriste të 11/9, i nderojmë ata që i kemi humbur. I përshëndesim ata që e garantojnë sigurinë tonë. Mbetemi më të fortë se kurrë.” Kështu ka shkruar në Twitter presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama. ansa
Komentet