Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi Skënderbej ushtonte me thirrjet e 2 miljon shqiptarve “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa” një andërr sa e gëzueshme për mijëra familje shqiptare që e kishin paguar lirinë me gjak, me kufoma dhe që kishin besuar në idealet e tyre që dita do të vinte që të vrarët nga diktatura do të gjenin qetsi, kjo ditë ishte e trishtueshme vetëm për xhelatët e komunizmit. Për here të pare shqiptarët votonin të lire. Për atë vote që kishin sakrifikuar jetën e tyre. Në sytë e përhumbur gjysëm shekulli shqiptarët shifni gëzimin e kësaj dite, kur e djathta e masakruar e lodhur nga genocidi komunistë shifte atdheun e vet drejt Europës, drejt lirisë, drejt të së ardhmes euroatlantike. Se revolucjoni antikomuniste “triumfoi” Dhe ne shqiptarët besuam në vertetësinë e dates 22 mars 1992. Besushmëria tek Partia Demokratike nga ne antikomunistët ishte i madh , ne besonim se do të fillonin proceset gjygjësore ndaj krimeve të komunizmit, edhe sot mbas 32 viteve kërkohet të denohen krimet e komunizmit me ligj kerkese që eshte mbeshtet dhe nga komunitetet fetare por opozita shqiptare siç ka veprua për 32 vite vazhdon heshtjen duke iu bashkuar partisë së diktatorit , këto krime mos të denohen. Do të denohej Partia e Punës së Shqipërisë si një organizatë kriminale që kishte kryer genocide ndaj shqiptarëve me forcën e dhunës dhe për shkatrimin e dokeve dhe zakoneve shekullore. Pronarët e vërtet do të gëzonin pronën e tyre. Që qëndrestarët antikomuniste, të shkatruar deri në tre breza jo vetëm do të kishin trajtim njerzor, por edhe do të ishin në bashkëqeverisjen e vendit në një sistem demokratikë, për të ndërtuar Shqipërinë e re të lire dhe “demokratike “ parulla famkeqe “bashvuajtës dhe bashkfajtor” u shëndrrua në një angazhimin total të kapjes së shtetit nga agjentat e sigurimit të shtetit dhe të priviligjuemet e diktaturës. Kur ne pritshim të hapeshin dosjet e xhelatëve komuniste që shoqëria të njihej me krimet makabëre , pushteti i ashtuquajtur “demokratikë” filloi të nxjerri dosjet e viktimave të torturuar me metotoda çnjerzore nga sigurimi i shtetit komunistë. Nxorën jasht ligjit një Parti komuniste që ishte krijuar në 1991 , dhe duartrokitën ndrrimit e emrit të Partisë Punës Shqipërisë në Parti socjaliste. Vuan në zbatim ligjin 7501 që ua hiqte të drejtën pronarve dhe jua kalonte pronsinë ish komunistave që e kishin shkatrua pronën. E quajtën “ hakmarrse” fjalën e Profesor Arrshi Pipës që kthej në atdhe mbas 4 dekadash, kur ai deklaroi në Rinas se byroja politike dhe drejtuesi i sajë Ramiz Alia duhet të denohen për krime çnjerzore që kishin ushtrua ndaj popullit shqiptar.
Institucjonet e shtetit demokratike u zavendsuan me elementët më të priviligjiuar të diktaturës komuniste. Ndaj shtresës që kishte vuajtur u përdor e gjith makineria shterore që ta paraqitshin dhe para ndërkombëtarve se me këta duhet patur kujdes se këto do të marrin” hak” dhe mbas një greve urie që zhvilluan të burgosurit politikë ata përdorën dhunën njëlloj si parardhsit e tyre komunistë, dhe për punën e papaguar që kishin kryer në kampet e përqëndrimit të Spaçit, e Qaf-Barit ata dhanë letra me vlerë, kurse për të privilugjumite komunizmit u privatëzuan pallatet me një shumë qesharake duke i bërë pronarë të ligjshëm me nga 100 dollar hyrjet, kurse pronarët e vërtete i degdisën nëpër gjykata duke i u lënë tapitë në duar dhe duke u pasuruar gjygjtarë e komunizmit. Asnjë të mbijetuar të diktaturës nuk e lejuan dhe vazhdojnë të mos e lejojnë që të drejtoi institucjonet shterore apo kushtetuese.
Lufta e klasave mori përmasa “demokratike” jo më në emër të partisë por në emër të shtetit “demokratikë”. Kur ne pritshim që xhelatët të jepnin llogari para gjygjit, ata jepni llogari sa kafe kan hargjuar. Kur ne pritshim të denohej me ligj krimet ekomunizmit, udheheqja përdorte slloganin Poshtë Komunizmi” dhe Partia komuniste e kthyer në socjaliste trumbetonte çdo ditë se asaj po i shkeleshin të drejtat dhe liritë e njeriut, Shoqëria civile u kaumfluar në një rrip transmesioni për të mbrojt partinë komuniste socjaliste . Partia demokratike dhunonte cdo të drejte që kishin antikomunistët duke i quajtur ekstremistë dhe me këtë veprim mbronte platformën djallzore për mos tu denuar me ligj diktatura komuniste.Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e detyruar për të ndryshuar këtë gjëndje ku jemi, nga deformimi i vazhdueshëm i votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj. Me marrveshjen e 2008 u hoq dhe pluralizmi dhe vota e lire.Ky sistem zgjedhjesh u bë terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e komunizmit “demokratike”, i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën saharjane të politikës shqiptare. knejna, letërsinë na e bëjnë grafomanët, OJQ-të na i kryesojnë militantët e komunizmit, , politikën banditët, ekonominë mafia, hajninë nëpunësat, mitomanët na mbahen për dijetarë, grafomanët për shkrimtarë, gazetat dhe televizionet i kemi plot me horra që mburrin veten dhe njëritjetrin.
“…Katrahura politike qe ngriti koken mbas shembjes se turpshme te komunizmit ashte nji plage e rande por kalimtare. Shqiperia meriton ma shume se terheqja e “karrikes” ne pushtet, dhe perfitimi nga korrupsioni. Shqiperia meriton nji shtet e nji shoqeni te lire, te lire nga frika, sidomos frika qeveritare, dhe te lire nga uria, papunesia dhe varferia…. Shqiperia meriton nji sistem politik te hapet, transparent, dhe plot respekt per cdo qytetar te lire. Shqiperia meriton nji emen qe te respektohet nga bota e jashteme. Shqiperia meriton kete respekt sepse e ka pague rande detyren qe vuni mbi shpatullat e saj nji histori e eger e imponueme mbi shqiptaret pa pelqimin e tyne. Shqiperia meriton nji te ardhme te lumtun e premtuese sepse ka derdhe gjakun si lum. Por kjo pergjigje, kurdohere qe te vije, duhet te jete e pergjithshme, universale ne kuptimin e saj. Nji pergjigje qe ka permasa thjesht personale ashte “e kufizueme” dhe mohon karakterin e universalititetit te “se Keqes” se madhe qe quhet komunizem.
Megjithate, ky qytetnim qe deshirojme, kerkon denimin e krimit, ndeshkimin e kriminelit, dhe vendosjen e nji drejtesie qe siguron barazine per te gjithe, pa perjashtim Ketu qendron kyci i pakenaqsise se thelle qe kemi te gjithe:drejtesia ne Shqiperi ka deshtue, krimi nuk ashte denue, e krimineli shetite i lire ne qytetet e fshatrat tona pa friken e pergjegjsise per aktin e tij kriminal. “Pushteti” i vendosun ka trathetue njenen nga detyrat ma themelore te qeverisjes: zbatimin drejtesise kunder krimit komunist. Ne kete pike nuk ka vend diskutimi. Me lejue kriminelet komuniste te jetojne pa dhane llogari te krimeve monstruoze qe kane krye ne kurriz te popullit tone, don te thote me mohue ekzistencen e ketyne krimeve, don te thote se nuk ka pase rezistence anti-komuniste, nuk ka pase te arrestuem, te torturuem, te denuem, te internuem, nuk ka pase mbi 10.000 te pushkatuem, që sot nuk kan një varr. Kjo, nuk ashte Shqiperia per te cilen kemi luftue. Kjo nuk ashte Shqiperia demokratike , Shqiperia e qytetarit te lire per te cilen ne kemi andrrue.
22 mars 2024 plot 32 vite mashtrim popullit shqiptar nga kjo klasë politike që ska asgjë të përbashkët me demokracinë. Sot në këtë 22 mars na vijnë në mendje thirrja e Nanës Tereze e cila sot është e shejta Tereze kur në Rinas në vitin 1997 Tha: O Zot , Hiqja mallkimin tand Popullit Shqiptar!