33 vite pas rrëzimit të bustit të qoftëlargut, e aktit simbol të marrjes fund të një regjimi diktature që shkaktoi tragjedinë më të madhe kombëtare e mohimin e një gjysëm shekulli të ardhme shqiptare me pasoja që i vuajmë sot, Shqipëria ka të trashëguar;
– të njëjtën Parti në pushtet me politikanë e qeveritarë bijë e bija, nipër e mbesa të atyre që ekzekutuan, torturuan, persekutuan e internuan shqiptarët.
– të njëjtën Parti e trashëgimtarë shpirtërorë e fizikë që nuk u penduan kurrë për krimet e saj.
– shtëpi, vilë e vila diktatori të grabitura e nën adminisitrimin e njeriut besnik të familjes e nën patronazhimin fiktivë të shtetit.
– nipër e mbesa, stërnuse e dhëndurë të diktatorit pjesë e elitës juridiko-ekonomike e financiare të vendit, me kompani e projekte që bëjnë konsulencën e investitorëve më strategjikë e të mëdhenj të vendit.
– muze ku fshihej Diktatori, ku spiunoheshin armiqtë e diktatorit, ku firmoseshin akt vrasje shqiptarësh, ku idealizohej jeta e puna e Diktatorit, por nuk kemi një muze, shtëpi, qeli, burg o vend kujtese që rrëfejnë mizoritë e kryera nga ky Diktator e mbështetësit e tij, që sot pushtetojnë!

33 vite pas sot nuk kemi asnjë grua, vajzë, ministër, Drejtorë e funkksionarë të lartë shteti, dalë nga shtresa e vuajtur e të persekutuarve, fëmijë të mbetur pa prindër, por që ja dolën të shkëlqejnë kudo në botë veç në atdheun e tyre jo, bijë prindërish të pushkatuar e pa varr, me foshnje në gulage komuniste viktimë urie e sëmundjesh pa kurë. Ata ia dolën kudo në botë ku emigruan, atdheu i tyre i përcmoi!
33 vite post dikature e deri sot nuk kemi pasur një President, një kryeministër, një lider politik Partie dalë nga shtresa e atyre që për këtë liri e të drejta që gëzojmë sot u sakrifikuan.
– 33 vite post këtij akti simbol kemi trashëguar një histori të pa shkruar o të orientuar me pikatore sipas interesave të politikës! Në cdo datë përkujtimore të kësaj revolte, arkivat, institute, njerëz të paguar nga pushteti pêrzgjedhin fleta kujtimesh për të harruar këtë datë e dizorientuar opinionin publik me kundërpërgjigje!
Dokumentat e firmosura me erë e vulë gjaku i ruajnë për nje sistem të dytë interesash.
Sot 33 vite post aktit të revoltës popullore, shqiptarët jetojnë me frikën e shantazhit, kërcënimit që fuqia e aktivistëve, patronazhistëve e fuqia e pushteteve të centralizuara mund t’i lenë pa shtëpi, pa familje e pa punësim!
Kjo ndrydhje shkakton sot pabesinë e votës, e është një fake demokraci që duhet t’i japim emrin që meriton; Diktaturë e Mafias së pushtetit!
20 shkurt 1991-20 shkurt 2024.
Nga pushtet i centralizuar ne’ centralizim pushtetesh ekonomike, politike e mediatike.
Nga bunkere lagjesh, ne lagje bunker Surrel.
E për të gjitha këto e këtë regjim autokratik sot jemi sot në shesh për të protestuar për themelet e një shteti demokratik!
O Sot o kurrë!