O shqipo… ta mbyllim njëherë e mirë këtë punën e Goranit se u bëmë si Goret….
Une ju them Ujku ju me thoni ku jane gjurmet…
Gorani ka kenduar nder te tjera edhe Pucaj por edhe Kallashnikovin …eshte e vertete qe nuk ka marre kallashnikovin nder duar e as ka vrare kosovare, boshnjake e kroate…por i ka vrare me fjale dhe fjala vret me shume se se Plumbi …ok….ky eshte fakti i pare te cilin askush nuk ka as mendje e as bythe ta mohoje dot…
Shok , i preferuar e mik e i afert me dy antishqiptare e vecmas antikosovare te rangut extrem si Vucici e Rama…i pritur, i vleresuar e i dekoruar prej tyre me Celesin e Nderit te Tiranes dhe me Yllin e Arte te Karagjeorgjevicit….edhe kete fakt nuk e mohoni dot …
Ka dhene disa intervista me theks te theksuar urrejtjen ndaj popujve te tjere te Ballkanit ne Kurir, Danas, B 92..Vecjerni List …Nova Yugoslavia…etj…kerkojini ne Internet se aty i keni…dhe degjojeni me veshet tuaja se cfare konkretisht ka thene ok…
Ka folur e ka mbrojtur ultrnacionalizmin e politiken serbe ne Ballkan dhe ka fyer rende Kosoven, Kroacine e Bosnjen ne nje dokumentari transmetuar nga RTS 2 ne Mars te 2020…ku Bregovic ishte perzgjedhur si njeri nga heronjte qe mbrojti nderin e dinjitetin e Serbise ne lufte me armiqte e brendshem e te jashtem…..edhe kete interviste te tij ne dokumentarin ne fjale mund e shpresoj ta gjeni po permes Internetit a Google [ natyrisht nese vete serbet nuk e kane fshire sic bejne zakonisht ne te tilla raste kur ne vend qe te vene vetulla nxjerrin syte e tyre ]…
Publikisht e mese nje here Bregovic ka denuar ashper bombardimet e NATO ndaj Serbise ne 1999…nderkohe qe kurre nuk ka denuar krimet e Serbise ndaj Kosoves e popujve te tjere te Rajonit dhe kurre nuk ka pranuar te distancohet nga politika agresive dhe urrejtja ultranacionaliste serbe ne Ballkan…apo qofte edhe te kerkoje nje lloj falje publike per pjesen qe i takon si qytetar i Serbise e i Ballkanit por edhe si Artist -profesionin e te cilit nuk duhet ta lidhe kurre e kerkundi asgje me politiken…
Eshte i mbushur rrjeti me foto te tijat me Vucicin por edhe Ramen dy arkitektet qe c’nuk po bejne per rikthimin e ringjalljen e nje Jugosllavie te re…permes promovimit dhunshem e djallezor te Mini Shengenit [Open Ballkan]…te tyre Rajonal…ku vecmas i ngulet thika pas shpine Kombit shqiptar e specifikisht poshterohet e tradhetohet haptazi Kosova…
Mesojeni zyrtarisht …Bregovici vjen ne Korce e ne Shqiperi me ftese te vete Rames e miratim te Vucicit ne perligjje te politikes se tyre te re shqiptaro-serbe dhe nuk e ka ftuar as Bashkia e Korces e as Festa tradicionale e Birres …pavaresisht faktit se nje viktime e politikes qorre e antishqiptare te Edvinit…si ”biznesmeni” I.Hysenbelliu po i del per zot si ftues e sponsorizues…
Qofte edhe kesisoj….mos ju a zini Birrat ne gryke shqiptareve ne kete fund Gushti e aq me teper ne toke e ne konak te tyre…duke ju a brre festen pis me Goraner…te pa ftuar e te pa deshiruar…
Atehere ju pyes shume sinqerisht ju ”mendje hapurit” e Open Ballkan te Vucic-Zaev – Rames …ju tolerantet, ju artdashesit , ju enderrimtaret e te rrojturit mire, ne paqe , ne fqinjesi e vellazeri me komshijte tane , ju te europianizuarit qe gjakun e beni uje fare kollaj ne emer te europes moderne …. ju qe me shume doni kitaren e Goranit se sa Atdheun tuaj…ju qe 2 ore qejfi e ca gota Birre nuk i keni per gje fare ti kaloni e ti pini qofte edhe mbi varret ende te pa mbyllura mire qe hapen shoket e miqte e Goranit ne Kosove , Kroaci e Bosnje….per cfare faktesh e keni fjalen kur me nje lloj fanatizmi idiot por edhe pervers e rrevoltues po kerkoni me ngulm ti dilni ne mbrojtje Goran Bregovicit ?
Fatkeqesisht ne Shqiperi e sidomos gjate kohes qe ka qene e eshte ne pushtet Rama e banda e tij kriminale e antishqiptare kane ardhur ”per vizita miqesore”…kane hyre e kane dale edhe Vucici…edhe Kirili e Irineji…edhe Gorani edhe Sfakianakis…edhe Gruevski qe prej Tiranes se Edvinit u arratis ne Hungari…edhe disa nga kreret e rrezikshem te Agimit te Arte…por edhe shume te tjere …te njohur boterisht per qendrimet e veprimtarine e tyre thellesisht antishqiptare…
Ndaj ti leme fjalet e teperta o shqipot e mij …e kete radhe vertet le te behemi te gjithe bashke ne mbrojtje te dinjitetit te Kombit e te popullit tone e ti themi vertet fuqishem nje JO te forte e te vendosur ardhjes ne Korce e ne Shqiperi te pseudo-artistit Goran Bregovic qe mban varur ne gjoks Yllin e Arte te Serbise akorduar prej Vucicit e qe ka ne ”arkiven e nderit” te tij edhe Celesin e Tiranes si dhurate prej Ramovicit tone…
JO Bregovicit ne Shqiperi …sikur perpjete le te hidhen edhe Aleksandri i andejshem por edhe Edi i ketejshem ok…
Komentet