Lukunia e hajdutëve me Ramen në krye kënduan në Athinë “O sa mirë me kenë hajdut”. Një bandë e stërmadhe hajdutësh rilindas me kryehajdutin dy metra, me ministra, me kryetarë bashkie, hijena të parave publike e deputetë që votojnë hajdutërira miliardere, zbarkoi në Athinë.
Miliona euro hajdutërie për tallava dhe për masturbimin psiqik të Edi Ramës. Motua e tyre: “O sa mirë me kenë hajdut”.
Qindra patronazhistë hajdutë më të vegjël, por të përditshëm e të palodhur në hajdutëri vërshuan edhe ata në Athinë. Përqendrimi më i lartë i hajdutëve në një sallë shfaqjesh ishte dje në Athinë.
Hajdutë të të gjitha llojeve.
Kryehajduti që shet detin, kufijtë e Kosovës e rrëmben miliarda me inceneratorë, koncesione, port të Durrësit etj; hajdutë bashkish, që rrëmbejnë milionat e taksave të gjakut e djersës së shqiptarëve, hajdutë nëpër zyra që u rrëmbejnë lekun e fundit njerëzve të thjeshtë, hajdutë hipotekash që rrëmbejnë toka e troje, hajdutë që rrëmbejnë paratë e Europës për fermerët, hajdutë që prishin banesat e njerëzve dhe i nxjerrin në rrugë.
Kjo lukuni hajdutësh, që hodhi miliona dje, përqeshi djersën dhe mundin e pafund të vëllezërve e motrave tona në emigracion që robëtohen për të nxjerrë të ardhurat e tyre.
Sikter lukuni hajdutësh të pacipë e të pa moral që jeni ashtu siç thotë Ali Asllani:
“Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka”!
“Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi”!
“Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe”!