Degjova se kishe folur per Librazhdin, me qe jam nga Librazhdi. Te degjova me vemendje. Aq më dëshpërove o Luç, sa them se më mirë të mos e kishte marrë fare mundimin ta bojatiste këtë afishe. S’do kishim humbur ndonjë gjë të madhe. Nuk ka kuptim që të nisesh të frymëzosh të tjerët me “heronj” e “udhëheqës”, e të përfundosh t’u këndosh himne Pop Starëve. Dua t’i drejtohem përsëri Luçit për ta pyetur pse vallë po përpiqet të shesë sapunin për djathë. Me fjalë Boçjane e pa kursyer pikëçuditëset e pikëpyetëset ai tenton t’i ngrejë një lapidar te “keqes” qe ka pllakosur ne Librazhd. Luç, ta kuptoj hallin ty, nuk e ke me varferine, as me skamjen e ke me kryetarin e bashkise Kastriot Gurra, po more Luç me ate e ke.
Une e kam pare varferine ne ate qytet qe u rrita, e kam pare dhe kur ke qene ti ne pushtet. Kam pare sesi qeveria jote nuk beri asnje investim, sesi vuri njerez druvare (druvare nuk e kam fjalen si profeson por ne aspektin intelektual). O Luç Boçi si rrëfimtar, ti indinjohesh nga kjo, dhe me këtë rast u kujton bashkëbiseduesve tmerret e totalitarizmit: izolimin, dhunën, varfërinë, kooperativizmin, maskarallëkun. Luçi nuk futet në diskutime të thella për shkaqet e këtij obtuziteti metafizik të udheheqesit shqiptar; edhe pse askush më mirë se ky shëtitës i palodhur i djerrinave të Shqipërisë post-komuniste nuk e ka vënë re që qytetarët shqiptarë të varfër, të vuajtur, të harruar e të shkatërruar tanimë i paska marrë malli për Udhëheqësin. Është e hidhur ta mendosh, qe keto fjale dalin nga nje profesor i veshur me kostum politik… Librazhdi, o Luçiano Boçi, nuk e harron kurre sesi qeverite e qeverisin.
Nqs do te behesh dikushi, mos u merr me njerez, emra njerezish te vecante, me mire merru me veprimet, ngjarjet, por, me e mira do te ishte nese i kushtoni vemendje ideve. Ju flm