Shoqëria Civile po zhvillon një protestë përpara bashkisë së Tiranë pas arrestimeve që SPAK bëri disa ditë më parë.
Nga hetimet e kryera rezultoi se drejtorët e bashkisë kishin krijuar një grup kriminal ku vidhinin taksat e qytetarëve.
Por vesi i vjetër i spiunimit nuk del lehtë pasi menjëherë Veliaj ka vënë në lëvizje patronazhistët e tij për të filmuar qytetarët, të cilët janë pjesë e protestës.
Në foto e siguruara nga SYRI.NET shihet qartë që në taracën e bashkisë janë ngjitur spiunët e partisë.
Dorjan Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, përfaqësues i opozitës, ka folur në protestën para bashkisë së kryeqytetit.
Teliti: Të dashur protestues, shikojeni frikën që ka kapluar Erion Velinë. Të rrethuar për të tretën herë nga policë duke i vendosur zinxhirin derës, kanë mbyllur sot bashkinë, bashkinë që është e qytetarëve, nuk është e tij.
Bashkia që duhet të jëtë e hapur në orar zyrtar pune. Sot është e mbyllur për t’u dhënë shërbime qytetarëve. Është e mbyllur për t’u dhënë përgjigje halleve të qytetarëve. Por është e hapur për afera korruptive. Janë të mbyllur për ju, por janë të hapur ndaj vjedhjes.
Janë të mbyllur për biznesin, por të hapur për të mbledhur taksat dhe për të vendosur gjoba. Janë të mbyllur për njerëzit e thjeshtë, por të hapur për të bërë afera me inceneratorët dhe 5D.
Jemi të vjedhur nuk jemi të verfër. E verteta është se 30 milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj me bandën e tij mund t’i shërbenin shumë Tiranës, mund të ndihmonin 1200 familje të pastreha që të strehoheshin.
Do të bëhej e mundur që me 30 milionë euro të paguheshin 8 vjet ushqime për çerdhet dhe kopshtet.
Protestuesit spërkasin me bojë Bashkinë e Tiranës
Protesta e shoqërisë civile ka nisur me spërkatjen e bashkisë së Tiranës me bojë të zezë.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro.
Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.
Nga fjala e z. Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL, në protestën para Bashkisë së Tiranës
“Koha e fjalëve ka kohë që ka mbaruar! Është koha e aksionit. Ju vetë e shikoni sesi një kriminel mbrohet me policë. Një hajdutë në asnjë vend të botës nuk mbrohet nga drejtësia. Ne jemi këtu për të protestuar kundër vjedhjes së taksave dhe Policia është në krahun e hajdutit.
Jemi për të denoncuar vjedhjen e miliona eurove me inceneratorin fantazëm, policia është këtu për të arrestuar popullin që proteston.
Jemi këtu për të protestuar kundër betonizimit të Tiranës, nga mafia e betonit që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës.
Jemi për të protestuar kundër shembjes dhe rrëmbimit të pronave të banorëve të kryeqytetit, të atyre që janë në qiell të hapur sepse Erion Veliaj ka të shenjtë oligarkinë dhe klientët e tij dhe të Edi Ramës.
Kam sot dhe një mesazh për kolegët e mi të opozitës, që duhet t’i prijnë popullit dhe të mos rrinë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu para bashkisë së Tiranës.
Sot ëhstë detyra jonë t’i primë popullit, për të luftuar ne të parët në emër të tyre. Ne jemi sot këtu jo për t’u fshehur po sepse kemi mbështetjen tuaj.”
Nga fjala e Belind Këlliçit, koordinator politik i PD në Tiranë, në protestën para bashkisë së kryeqytetit:
:Dua ta nis me një falënderim për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që ka thirrur këtë protestë të tretë kundër kryehajdutit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj!
Njeriu, që nga ky shehs sot, i jap një njoftim SPAK-ut: më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punë pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill.
Bashkia e Tiranës në flakë, protestuesit rrethojnë godinën
Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov drejtë bashkisë së Tiranës.
Reagimi i tyre vjen në shenjë proteste për skandalin e padëgjuar kurrë më parë në vjedhjen e milionave eurove nga firmat e krijuar nga drejtorët e bashkisë.
Flamur Noka kap dy policë të infiltruar në turmë
Protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës u provokua sërish nga forcat e rendit.
Në mesin e protestuesve ishin edhe të paktën dy policë të infiltruar.
Ata u identifikuan nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka.
Policët u dëbuan nga protesta mes thirrjeve të protestuesve.
Më herët, një patronazhist i Erion Veliajt u kap duke filmuar protestuesit me celular nga godina e bashkisë.
Nga fjala e av. Adriana Kalaja në protestën para bashkisë së Tiranës:
“Ju kujtoj se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit deri në momentin që flasim ka kallëzuar pesë prokurorë të SPAK-ut dhe çfarë është bërë?! Asgjë! Mbrojnë njeri tjetrin, ashtu siç mbrojnë këta banditët që na vjedhin!
Unë mendoj se akuzat ndaj SPAK-ut madje janë shumë të lehta, ashtu siç mendoj që është më i rrezikshëm Altin Dumani që mbron Erion Veliajn, sesa Veliaj. Sepse ne e dimë kush është Erion Veliaj, por Altin Dumani që i mbyll dosjet Erion Veliajt është më i rrezikshëm dhe dëmin ia bën më të madh qytetarëve të Tiranës dhe të Shqipërisë.”
Policia ndaloi këshilltarët, protestuesit shkulin gardhin metalik
Protestuesit janë përplasur me policinë pasi ata nuk kanë lejuar që anëtarët e Këshillit Bashkiak të futen në Bashkinë e Tiranës.
Protestuesit kanë hequr me forcë rrethimin metalik dhe kanë tentuar që të hapin rrugën këshilltarëve që të futen në ambientet e bashkisë të realizojnë detyrën e tyre kushtetuese.
Kujtojmë se sot shoqëria civile ka njoftuar protestën që është mbështetur dhe nga opozita dhe mijëra qytetarët të Tiranës.
Thirrja e z. Dorjan Teliti, këshilltar i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në protestën para bashkisë së kryeqytetit:
“Ne këshilltarët e zgjedhur të opozitës, prej javësh kemi prezantuar kërkesa nga më të ndryshme për mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. Prej sot jemi përballur me heshtje nga Erion Veliaj dhe me refuzimin e tij, ndaj i bëj thirrje Policisë së Shtetit të na lejojë ne, këshilltarët e zgjedhur të Këshillit Bashkiak, që është e drejta jonë kushtetuese, të futemi në godinën e bashkisë, në ditë pune dhe në orar pune, të na hapin rrugën për t’u futur.
Nuk po bëj fjalë për qytetarët. Vetëm ne këshilltarët bashkiakë. I lutem drejtuesit të Policisë të zbatojë ligjin dhe të hapë kordonin e Policisë për të zgjedhurit vendorë. Të hapin rrugën! I bëj thirrje sërish Drejtorit të Policisë që të hapë kordonin për të zgjedhur vendorë. Jemi të zgjedhurit e qytetarëve, përfaqësojmë interesat e qytetarëve.”