VOAL – ZYRIH – Gazeta NZZ am Sonntag shkruan sot se kryeredaktori shumëvjeçar i Televizionit publik Zviceran, Ueli Haldimann, e shikon të rrezikuar pavarësinë e SRG. Ky rrezik vjen nga mundësia që ai të bëhet pjesë e lojërave të politikës ditore. Prandaj ai duhet të pasqyrojë realitetin politik me vërtetësi dhe në mënyrë kritike, tha ai për NZZ am Sonntag.
SRG ndodhet në krizën e tij më të rëndë që prej themelimit të tij në vitin 1931. Haldimann ia lë një pjesë të fajit vetë institucionit. Në pesë vitet e fundit unë vazhdimisht kam kërkuar që të krijohen programe të reja, në mënyrë që shërbimi publik të forcohet. Këtë e kërkon publiku. Ai do të donte edhe që SRG të thithte më shumë reklama.
Komentet