Kreu i SPAK, Arben Kraja është përpjekur të bëjë alibinë e institucionit që drejton duke thënë përpara mediave se hetimi lidhur me publikimin e të dhënave personale të 630 mijë qytetarëve shqiptarë nuk është kompetencë e Prokurorisë së Posatçme. Ai shtoi se nëse do të ketë elementë të përfshirë që do jenë në kompetencën e SPAK-ut, atëherë SPAK do të hetojë.
“SPAK vepron mbi bazë të kompetencave. Nxjerrja e të dhënave personale nuk është në kompetencën tonë për të hetuar. Po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do ketë përfshirje të subjekteve apo vepra penale që janë në kompetencën tonë, atëherë, patjetër që SPAK do të hetojë”,-u shpreh Kraja.
Kujtojmë se Prokuroria njoftoi se ka nisur hetimet për publikimin e pagave të mbi 630 mijë punonjësve shqiptarë dhe të huaj, si në sektorin publik dhe atë privat, një skandal që solli reagimin e të gjithë qytetarëve në vend.
Por ndonëse shefi i SPAK e degradoi këtë skandal si një rrjedhje të dhënash, historia nuk është kaq e thjeshtë. Përpara se të jetë një aksident kjo ngjarje dyshohet se është një krim zgjedhor i cili lidhet pazgjidhshmërisht me informacionet personale që patronazhistët e PS-së përdorën për fushatën e 25 prillit.
Por atëherë, kur skandali shpërtheu për herë të parë, SPAK nuk pati guzim të tetojë as AKSHI-n nga dyshohej se patën dalë këto të dhëna, as patronazhistët e partisë socialiste. prokurorët e posatçëm atëhere u morën me gazetarët e Lapsi.al, duke detyruar ata të tregonin burimin sepse ishim më të interesuar të zbulonin se kush kishte tradhëtuar partinë, sesa për kuptuar se cili institucion kishte tradhëtuar qytetarët.
U desh një vendim i Gjykatës të të drejtave të njeriut në Strazburg që SPAK të tërhiqej nga çështje kundër Lapsi.al dhe ta kalonte atë në Prokurorinë e rrethit Tiranë.
Pra e vërteta nuk është ajo që thotë sot Kraja se kjo çështje i takon prokurorëve të rrethit dhe po doli diçka më sensitive do merret SPAK. Rjedha e ngjarjeve tregoi të kundërtën . Prokuroria e Posatçme nuk kishte këllqe të hetonte krimin zgjedhor dhe përfshirjen në të të zyrtarëve të lartë, prandaj e deklasoi çështjen si një kundravajtje të nxjerrjes të të dhënave personale. E këtë nuk ka alibi që ta mohojë. Lapsi
Komentet