Gjysmë e vdekur për Kosovë jetove.
Nuse Iris moj nuse shqiptare
E dashte popullin tim, kështu me shumë halle,
E dashte Kosoven, më shumë që ne sot e duam,
Andaj të vegjëlit, moj Nuse, të nderuan.
Varri yt do të jetë gjerdek martese
Flamuri kuq e zi, pajë fejese,
Lamtumirë Iris Von Der Ehe, nuse kosovare,
Do të na i hjeshosh ti nuse, këto varre.
Të lidhur dy flamuj miqësie,
Një gjerman,tjetri flamur Arbërie,
Rreze drite, nga varri yt, edhe gjamë,
Na fal moj Iris Von Der Ehe, na fal që të vramë.
18.09.2015
Düren
Komentet