Numri i njerëzve të detyruar të ikin nga konflikti, dhuna, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe persekutimi i ka kaluar 100 milionë për herë të pare duke thyer një rekord, i nxitur nga lufta në Ukrainë dhe konflikte të tjera vdekjeprurëse, thotë UNHRC.
Luftimet në Ukrainë vazhdojnë, ndërsa vëmendja tani është kthyer në qytetin lindor të Sievierodonetsk. Ndërkohë, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, i tha parlamentit të Ukrainës të dielën mbrëma se sakrifikimi i çdo territori ukrainas do të ishte ‘goditje e madhe’ për Perëndimin.
“Njëqind milionë është një shifër e zymtë – kthjelluese dhe alarmante në të njëjtën masë. Është një rekord që nuk duhet të ishte vendosur kurrë”, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi. “Kjo duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet shkatërruese, për t’i dhënë fund persekutimit dhe për të adresuar shkaqet themelore që detyrojnë njerëzit e pafajshëm të largohen nga shtëpitë e tyre.”
Sipas agjencisë, numri i njerëzve të zhvendosur me forcë në mbarë botën u rrit në 90 milionë deri në fund të vitit 2021, i nxitur nga valët e reja të dhunës ose konflikti i zgjatur në vende si Etiopia, Burkina Faso, Mianmari, Nigeria, Afganistani dhe Republika Demokratike e Kongo.
Lufta në Ukrainë ka zhvendosur 8 milionë të tjerë brenda vendit këtë vit, tha ai, me më shumë se 6 milionë lëvizje refugjatësh nga Ukraina janë regjistruar.
Në mbi 1% të popullsisë globale, popullsia e përgjithshme e refugjatëve është e barabartë me vendin e 14-të më të populluar në botë. syri.net
Komentet