VOAL – NJU JORK – Jerome Valcke, numri dy i FIFA-s, i cili kishte autorizuar transferimin e 10 milionë dollarëve, është në qendër të skandalit të tangenteve që është dukr tronditur skenën futbollistike botërore.
Sipas New York Times, Valcke autorizoi pagesën e fondeve në konton e Jack Warner, ish kryetar i federattës për Amerikën Veriore dhe Qendrore. Kjo tangente dyshohet se është paguar për të siguruar votat që Afrika e Jugut të organizojë Botërorin e vitit 2010. ansa
Komentet