Nuk vdes njeri nga dashuria
vdes nga mungesa e saj.
I mposhtur nga vetmia,
shuhet si kandil pa vaj.
Ikën njeriu i mjerë
në kët’ kohë andrallë…
Ikën i pa përcjellë,
pa një puthje në ballë.
Mbështjellë vetmi- frikë
ne pleqtë me sy nga Zoti:
“Na ruaj më të rinjtë,
mos të na mbytë loti!”
Sa njerëz kemi humbur!
Pranë njëri tjetrit shtrirë…
T’ua bëj emrat numur?!
E kam kaq të vështirë!
Nuk vdes njeri nga dashuria,
vdes nga mungesa e saj!
Prej saj gjithë njerëzia
merr dritë e shpresë pastaj!
Komentet