Nuk mbaj mend sa kisha pa shkuar tek Turbina për të parë dramë, komedi a diçka të tillë…Nuk më linte dhimbja për teatrin e vjetër…si e kafshuan dhe e shqyen fadromat dhe si nuk e lanë të paktën muze!?
Ne njerëzit e rëndomtë dhe pa mend,kur kërkojmë të heqim të vjetrat nga shtëpia apo nga një institucion i hedhim për në Sharrë,por bota me mend i pastron dhe krijon këndin figurativ të kujtesës.Ne,d.m.th.ata që udhëheqin herë pas here këtë vend, fadromën e kanë mjet pasurimi dhe shkatrrimi.E duan fort si një femër të bukur edhe pse hedh vetëm krahë shkatrrimi.
Këtu tek ne gjithë vilave ia hoqën eshtrat,
kur shteti duhej t’i ruante më shumë se sytë.
Por,tani le të shkëputem nga nervat.
Të shkojmë tek Turbina ,ku gati për dy orë harrova se ku isha .Që në hyrje djathtas meje lëshonte dritë të mekur dhe skenografia e Mjeshtrit të Vërtetë
Bashkim Zahaj .
Një vilë nga ata që iu zhdukën Tiranës,iu shkulën historisë së një vendi,por jo skenografisë së t’pafundmit Zahaj .Aty ishin ruajtur me kujdesin e përkorë të artistit gjithë stilet arkitekturore që mban skena.
Dy herë në jetën time pata dëshirë të qëndroja përfundimisht për të jetuar.
Atëherë ,kur isha 7 vjeç në Radio Shkodra dhe tani 72 vjeç tek Turbina,tek vila ku jetonte një nga të moshuarit Ahmet Basha, i përkryer si kurrë ndonjëherë në rolin e tij ,dhe si pronar, dhe si gjykatës në pension.Ai ,në atë vilë të bukur e të lakmueshme mblidhte shokët e të njejtit ideal….atij të ndëshkimit ndaj të pafajshmëve dhe të fajshmëve.
Një trup gjykues ku si për inerci Viktor Zhusti tashmë një dramaturg i vërtetë ndërtoi veprën e tij mrekullisht.
….Një biznesmen shqiptar që i ishtë larguar atdheut e që i rikthehet atij për të bujtur,për t’u fshehur e për t’u var në litar tek vilat e gjykatësve,por këtë radhë tek vila, e skenografit më të mirë ,Zahaj.
Mbrëmë mora kënaqësi vepre dhe lojës në perfeksion që merrte zhvillim nga sekonda në sekondë.
Më besoni… gjithçka më krijoj emocion dhe pse herë të tjera vetë disa aktorë më kishin hequr dëshirën pë t’i ndjekur,sepse nuk kishin kuptuar rolet,dramën, vetë autorin,psikën e tij dhe vendin ku ishte vendosur ngjarja.Këtë herë krejt ndryshe.