I bindur per spastrimet ne Malsi nuk ishe,
Rruge tjeter nuk kishe, u largove me shume te tjere,
Ne listen e te arratisurve te Posta MP e Gurezit emrin e regjistruan, te ofruan aleternative,
Te binden te dorzoheshe dhe shkove me kambet e tua te burgu,
Ditet kalojne me veshtiresi, torturat fillojne,
Ne kulmin e rinise tande rrezikon pushkatimin,
Shpirtin tand ti don ta clirosh, te jesh prane familjes, djalit,
Disa ore me pare baba erdhi te takoi, me ne fund u qetesuat te dy,
Ata presin te degjojne hapa te trishtuar,
Mund te jete arratisje e papjekur,
Gardiani celesin nuk e ka siguruar shulin, vene e ka,
Gabim ne gjysem erresire, fati nuk te ndihmon perhere,
Mund te kete bere nje kurth, dera eshte e hapur,
Nje tallje, nje kurth, nje ndikim nga dikush, ndoshta nga keqardhja,
Liria kerkon zgjuarsi, sakrifice deri ne sublim,
Ata mund të dëgjojnë këmbët e shokeve qe shpejtojne,
Me trishtim, fryme të frikësuara,
dhe ia dolet te arratiseshit,
Ne radhet e sigurise u dha alarmi,
Ne naten e erret me te fut gishtin ne sy,
Ndjeve valet e lehta te limant, shtepine tashme e arrite,
Ne dere trokite, dita pa zbardhe,
Do te zgjosh nuse e djal’, me baben sapo ishe ndare,
Thirre:
Jam Frani shoket te pusi po me presin,
Prangat i sfidueme ne mal po duem me dale.
Falenderoj Zotin cfaredo te me sjelle,
per shpirtin tim qe kurre nuk epet.
Ne kurthin e nje lufte te lige, vllavrasese,
Dhimbjen e duroj dhe s’jepem aspak,
T’beslidhunit fat, qe me rendon nuk i perkulem,
dhe kur trup e shpirt me kullojne gjak.
Pas ketij casti plot ankth e dhimbje,
me rrethon vec hija e erresires pa drite,
por rreziku dhe e keqja qe me sillet,
nuk duhet dhe s’mundet aspak te me frike.
Nuk marr parasysh perndjekjen si do t’ia dal,
Sa i ashper do te jete denimi im,
Fatin tim e kam zgjedhur vete, nuk epem,
Jam Ora Anglo-Amerikane e Gurzit, e shpirtit tim.
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
Si i mposhti Fran Miri dhe 4 të arratisurit e tjerë, batalionet e ndjekjes te Sigurimit te Shtetit ne malin e Brretit afer Krujes, mbi Shumri.
Viti shënonte 1948, “Lufta” nuk kishte mbaruar në Shqipëri. Prej katër vitesh, në çdo krahinë të Shqipërisë, zhvilloheshin beteja mes forcave antikomuniste dhe forcave të armatosura të regjimit të Enver Hoxhës.
Ishte një luftë e pastër civile, e orkestruar nga vetë diktatori, për të zhdukur çdo element që përbente rrezik për pushtetin e komunistëve. Pas spastrimeve të para, që ishin realizuar që në dhjetor të 1944-ës. Deshmor i ketij spastrimi ishin oficeret qe kishin sherbyer ne kohen e mbreterise nder te cilet, i pari nga Gurezi ishte pushkatuar ne Shijak Kap. Ded Nikoll Miri, shefi i shtabit te garnizonit ushtarak, qe organizoi qendresen ndaj pushtimit italian me 6-7 prill 1939, i biri i komandantit te beslidhurve te Gurezit per Liri e Pavarsi Nikoll Miri. Regjimi i ri komunist erdhi duke e intensifikuar goditjen në vitin 1945 dhe më 1946 realizoi masakren e pa degjuar ne Gurez me 28 gusht 1946, duke pushkatuar 10 burra, kryetar familjesh e lene shume femije jetima pa perkrahje, sikur te mos mjaftonte kjo inskenoi me 11 tetor 1946 vrasjen e Rrahman Bockut/Xhemalit, zv/komandanti i Postes MP Gurez e ushtarin e Hamdi Celo nga Pogradeci dhe denoi me pushkatim me deshmi false tre burra te rinj, njeri prej tyre kushri i pare i Franos, te dy me shkolle, Lushnje dhe Matera, duke lene disa femije te tjere jetim, duke i nxjerre ne rruge te madhe pas konfiskimit te pasurise. Te tjera masakra ishin shënuar, sidomos në veri vendit. Vrasje me gjyq e pa gjyq, dhjetëra të vrarë në përpjekje të armatosura, ku shënoheshin ditë të tëra luftimesh. Kjo atmosferë kishte mbërritur deri në vitin 1948.
Dokumentet dëshmojnë se në mars 1948, në malet e Kurbinit vijonte ndjekja e forcave komuniste për të kapur e vrarë Fran Mirin dhe 4 të arratisur të tjerë bashkë me të. Por komunistët vetë, në dokumentet e tyre, e tregojnë se sa të dobët ishin para këtyre 5 burrave të arratisur në male që nuk përuleshin, edhe pse i kishin rrethuar me dy batalione, i ndihmonte Zoti, po benin qendrese te drejte.
Historia e Fran Mirit kishte nisur që në vitet e luftës, kur ai së bashku me vëllanë e tij, Gjekën, kishin qenë partizanë të Brigadës 23, por meqë pas çlirimit, kishin refuzuar të merrnin pjesë në luftën vllavrasëse kundër forcave të Prek Calit, që ishte daja i tyre, ishin larguar nga radhët e brigadës dhe ne janar 1945 kishin kaluar në arrati me forcat antikomunsite që vepronin në malet e Kurbinit.
Në të vërtetë, e gjithë familja Miri ishte investuar shpirtërisht me forcat nacionaliste, duke qenë gjithmonë në krah të Abaz Kupit dhe krahut anglo-amerikan. [Tragjedia mbi familjen e tyre, do të niste në gusht të vitit 1946, kur do të pushkatohej Mark Miri në atë që njihet si masakra e Gurëzit. Sipas një skenari të përgatitur nga Sigurimi i Shtetit, që kulmoi me vrasjen e Rexhë Deliut, regjimi komunist e përdori këtë ngjarje si karrem për të pushkatuar pa gjyq, në mes të fshatit, në sy të grave e fëmijëve: Zef Mirin, Mark Mirin, Ndue Mirin, Ndue Franin (nipi i Mirajve që u ndodh rastësht në Gurëz, nga Malësia), Gjo` Vatin, Nikoll Dedën, Mark Stakën, Nik Tom Prelën, Matush Kolën dhe Zef Nik Stakën].
Kishin ndodhur tri ngjarje te renda ne familjen e fisin e tij me pese viktima deri ne mars te vitit 1948: Deda ne Shijak, I ati Zefi, axha Mark, kusherini Ndue Gjergji, kushriri Llesh Gjergji, nipi Ndue Frani. Vllai i madh Gjeka dhe djali i kushrinit Marash Ndue Miri nuk u dihej deri ne ate kohe fati i tyre.Ishin pushkatuar pa gjyq edhe gjashte miq e shoke nga vendlindja sepse nuk kishin dhane informacion apo krejt te kundert per levizjen e tij, se nuk ishin gezuar per vrasjen pa gjyq te fundgushtit 1946 . Shtepi e pasuri te tunshme ishin sekuestruar nga shteti dhe vllai i vogel Pjeter Zef Miri ndodhej i internuar me familjare te tjere ne fshatrat e Beratit. Ne keto rrethana Frano Miri e përjeton këtë tragjedi familjare, fisnore, te vendlindjes, Gurezit te tij te dashur, i arratisur në male. Por Ora shqiptaro-anglo-amerikane nuk jepej. Forcat e regjimit nuk do të ndaleshin, duke e ndjekur këmba-këmbës, kishte rekrutuar bashkpuntore e informatore kudo prane bazave te tij ne vendlindje ne zonen e thelle fushore nga lumi i Matit deri ne lumin Ishem, te miqte ku ishte martuar motra e tij mbi lumin Mat, ne malet e Kurbinit nder probatinat e miqte te vjeter te familjes se tij deri ne malin e Brretit afer Krujes, për ta gjetur e për ta eleminuar me arme deri duke e helmuar ne buke. Por ai ishte një burre i ri, me karakter te forte shqiptar, malsor i zgjuar, me shkolle e gjuhe te huaja, nga goja ishte orator dhe shpesh krijonte poezi ironizuese ndaj regjimit dhe ata qe i dekonspironin shoket dhe vendstrehimet e tij, prandaj kishte fituar besimin e popullit, qe e strehonte dhe shokeve te idealit. Nje damar te tille poetik sarkastik shprehte edhe i vllai Pjeter, edhe kur u rrit i biri Leka, kete e kam njohur e degjuar vete: “kush e bani(golin apo ndonje pune te mire) , Lek Frani”. Frano ishte nje strateg i zoti në zgjidhjen e situatave, ne zgjedhjen e miqve e informatorve deri ne rekrutimin e informatorve te sigurimit te shtetit, e këtë e tregon ngjarja e 28 shkurtit duke zbardh 1 marsi i vitit 1948 ne malin e Brretit, afer qytetit te Krujes.
Në rrethimin qe iu be në malin e Brretit, në 28-1 mars 1948, dëshmohet qartë, se vetëm përmes spiunimit e prerjes në besë, Forcat e Ndjekjes do të mund ta lokalizonin vendndodhjen e tij.
Aksioni që dëshmohet në këtë dokument, përfundon në favor të antikomunistit Frano Miri, edhe se i rrethuar prej dy batalioneve, te armatosur deri në dhëmbë me bomba dore, mitralozë e automatikë, ai dhe katër shokët e tij, pas orësh të gjata luftimesh, arrijnë t’u shpëtojnë rrethimeve të trefishta që kishin realizuar komanda e forcave te spastrimit, duke lënë pas 7 të vrarë e 6 të plagosur nga forcat operacionale.
Dokumenti zbulon se asnjë prej shokëve të Frano Mirit dhe as ai vetë, nuk mbeti i vrarë në luftime, por dyshonin se dy prej tyre ishin plagosur e larguar nga vendi i rrethimit. fitimtaret nuk kishin gabuar, nje informator kishte tradhtuar duke dekonspiruar planin, rrethimi nuk do te perqendrohej perballe vendqendrimit te frano Mirit me kater shoket, por nga mbrapa, nje pjese e forcave do te vinin rrotull nga Miloti ne Burrel e ne vendqendrimin e trimave. Ne keto kushte, pas 14 oresh shkembim zjarri ceta pak minuta pas mesnate arriti te caje rethimin pa asnje humbje njerzore, duke i drejtuar nje baze tjeter.
Historia e mëtejshme dëshmon se Frano Miri arrin të kapet i prerë në besë ne fshatin Gjorme te Kurbinit me 31 mars 1948. Per kete ngjarje dhe ngjarjet e me parshme ne vendlindjen e tij, dokumentat jane fshehur, gazetat nuk gjenden ne arkiva apo biblioteka ku kam kerkuar.
Pasi eleminohet ne rrethana te paditura nga populli, trupat e pa jete te Frano Mirit dhe Zef Përvukës i çojnë në Gurëz, te Hanet, duke i mbeshtetur ne shkalle druri, mbeshtetur ne nje faqe muri te nje ndertese, per te treguar epersine e regjimit njekohesisht për të frikësuar popullin e zonës. Më tej, ata i varrosin në një bregore, jo shume larg nga varrezat e fshatit. Por megjithë këtë, te aferm, miq e shoke te deshmorit po e kthenin vendvarrimin ne nje vend peligrinazhi, te cilet ne heshtje naten afroheshin te vendi i varrimit dhe luteshin per shpirtin e tyre, duke vene naten lule e te tjera dhurata ne shenje respekti, sipas tradites. Kjo gjendje ishte e padurueshme per drejtuesit e postes MP ne Gurez dhe per pefaqsues vendor te regjimit, te cilet raportonin me hir apo pa hir oraganet zinxhir te sigurmit ne Milot deri ne Kruje, Tirane. Drejtues te postes MP ne Kruje kishin urdhëruar tashme, që të nxirreshin kufomat nga vorret dhe të hidheshin në breg të lumit Mat. Urdhri i tij ishte zbatuar. Policët, për gjithë natën, kishin zhvarrosur dy kufomat dhe i kishin çuar në një gropë në breg të lumit, prej nga eshtrat e tyre nuk do të gjendeshin deri me ndryshimin e regjimit sipas modelit qe kishte sjelle mbledhja e Katovices qe ne pranveren e ’87-es e po vihej ne zbatim me 31 mars 1991.
E pruna kete ngjarje ne qender te vemendjes për të respektuar kujtimin e kësaj figure nga treva jone, Gurezi, qe per ironi sot as emri nuk i shkruhet sic e kemi vendlindjen ne pashaporte Gurez, por Gurrez si forme e urrejtjes ndaj banoreve. E pershtateshme ishte dicka e kuqe, dhe u gjend nje toponim i vjeter Fushkuqe dhe kete perseri e shkruajne ne menyre patologjike, pra jo si duhet ne asnje tabele treguese ne rruge, per te harruar apo fshehur krimet komuniste ne kete treve me tradita te hershme patriotike, nga me te lavdishmet per Lirine e Pavarsine e vendit, me 12 deshmore te rene gjate kryengritjeve te viteve 1910-1912, ne vecanti per familjen e madhe me dy deshmore te atdheut, familje gjithhere aktive, veprimtare per zhvillimin e krahines dhe me gjere popullit shqiptar me rruge demokratike e paqsore, si nje popull qe i perket qytetrimit europian, me shtepi, prone e dinjitet sic mendonte e propagandonte heroi yne, tashme qytetari i nderit te qarkut tone qe i shprehte ne fushe e ne mal ne vargjet e poezive te tij, te cilat i recitonte me pasion neper baza strehimi:
<<Kur t’mos kete gja’ as mall,
Kur t’mos kete toke as shpi,
s’i thone shtet, s’i thone Shqipni,
Nuk asht’ jo, nuk asht’ demokraci>>!
Nje tjeter poezi thone se mbyllej keshtu:
<<Sec po vrahet bregu i detit,
Frike e madhe i ka hy shtetit,
Se na luftojme per Shqipni>>!
Frano i perseriste deri sa bindej, se te rinjte qe e rethonin ne shtepine strehuese dhe shoket e rezistences i kishin mesuar permendesh vargjet e poezive te tij, nuk hiqte dore nga krijimet edhe ne ato kushte te renda qe po kalonte vendi ne prag e gjate prishjes se mardhanieve me shtetin jugosllav. Nje lidhje e re miqsie po dukej ne horizont, nje armik me i fuqishem po i kanosej familjes se tij.
Kjo eshte familja e madhe “MIRI” ne v. 1935. Ne rreshtin e dyte, nga e djathta, i dyti Frano Miri, ne krah te djathte te tij i vellaj i madh Gjeka, dhe rreshti i pare, djathtas , djali me kapice, vellai i trete Pjeter Miri. Nga mesi bie ne sy, burri me syze Ernest Koliqi, dhe ne rreshtin e pare i pari majtas Keri i Sadri Bardhit(1861-1941), nga Rugova, probatini i Mirajve.
Fotografia u realizua ne bjeshket e Rrogamit te Shales nga Ernest Koliqi, kete fotografi ma ka shpjeguar nipi i mirajve, Rrok Luli(1928-2010). Koliqi pasi vendosi aparatin me vetshkrepje ne trekembesh, erdhi dhe u vendos ne fund te familjes. Rrok Luli ne rreshtin e pare me femijet, nga e majta i pari. Kjom familja dhe te pranishmit te gjithe u u denuan me pushkatim, burgje te renda, internime, privime te drejtash, emigrim jasht shtetit, ndalim te vepres se autorit si Koliqi, etj.
VO: Ker Sadria ishte nje rugovas qe perndiqej nga policia Jugosllave. Gjeti strehim dhe toke dhe u mbeshtet te familja e madhe e MIRAJVE. Keri u vra ne pabesi nga njerez te njohur te tij. Autoret e vrasjes i njohti E reja shtazane dhe e vrasin. Deshmitari i vetem ishte nipi i tij, Ramizi 12 vjec, i cili i shkoi prane castet e fundit dhe gjyshi ia tregoi emrat e veasesve.