Të panumërt jeni, o bij të veprimit,
gjithkund rrugëve, në qiell dhe ndër shtëpi.
Vetëm unë qëndroj këtu pa një qëllim, i poshtër,
i mirë vetëm për t’u mbytur në ujëra.
Megjithatë pres, prej shumë kohe po pres
ndonjë kalimtar të mirë dhe të drejtë
që t’i them:
Oh, mos e kthe vështrimin
dhe mos më dëno mungesën e lëvizjes.
Rritem mes jush dhe nën hijen e duarve të mia
fryti mistik rrotullohet në anën tjetër.
Mos më mallkoni, mos më mallkoni!
Mik i thellësisë,
shok i qetësisë,
luaj mbi ngjarje.
Ndonjëherë me fyellin stërgjyshor prej kockash
shkoj drejt vdekjes me këngë.
Im vëlla më pret me një vështrim pyetës,
e habitur motra më del përpara,
por i mbledhur kruspull në këmbët e mia
më dëgjon dhe më kupton shumë mirë
gjarpëri, ai me sy përherë të hapur
drejt mençurisë së përtejme.
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet