Elia Zaharia zyrtarisht e divorcuar nga Princ Leka. Mësohet se Gjykata e Tiranës, më 25 prill ka vendosur të zgjidhë martesën mes Leka Zogut dhe aktores së njohur. Në vendimin e zbardhur të gjykatës, të siguruar nga BalkanWeb thuhet se çifti ka bazuar kërkesën për divorc tek tri arsye.
Konfliktet e vazhdueshme, mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës duket se kanë qenë tri arsyet e forta të divorcit të çiftit. Arsye të cilat janë pranuar si nga aktorja Zaharia ashtu edhe nga Leka, duke hedhur përfundimisht poshtë aludimet se tradhtia ishte shkak. Gjithashtu në këtë vendim është përcaktuar se Elia nuk do e mbajë më mbiemrin Zogu, por do të rikthejë atë të vajzërisë, Zaharia. Kujtojmë se në mars të këtij viti, Princ Leka dhe Elia Zaharia u përfshin nga një ngjarje e pazakontë. Ata paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata mori përmasat e një ngjarje serioze kur u publikuan pamjet e dhunës brenda Pallatit Mbretëror. Princ Leka, Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit Gjergj Zaharia shkuan deri në përplasje fizike.
Dy ditë pas ngjarjes, më 12 mars, Gjykata e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe Elia Zaharian, atëherë në proces divorci. Sipas urdhrit të mbrojtjes, çifti duhet të mbante distancë 5m nga njëri-tjetri. Gjykata nuk pajisi me urdhër mbrojtje babain e Elia Zaharisë, Gjergj Zaharinë, i cili u denoncua nga Princ Leka për dhunë. Gjithashtu, në urdhrin e Gjykatës së Tiranës saktësohej se Princi nuk duhet të qëndrojë në Pallatin e trashëguar, ndërkohë Elia nuk duhet të jetë në banesë në momentin që Leka do të takohet me vajzën e tij, trashëgimtaren e drejtpërdrejtë të Pallatit mbretëror, princeshë Geraldina. Ndërkohë, Princ Leka ka nisur një lidhje të re dashurie dhe bashkëjetesë me një fotografen Blerta Celibashi.