VOAL

VOAL

NUK DO DUHET TA NJOHËSH DËSHPËRIMIN – Poezi nga EMILY BRONTË (1818 – 1848) – Përktheu FASLLI HALITI

December 20, 2018
2 Comments
  • author avatar
    Blerim Rrecaj 6 years ago Reply

    Me të njohurit për të (pa)njohurat

    Bije zilja e telefonit. Një i njohur. Bisedë. A ia vlen të thuhet diçka nga ajo që u tha. Edhe që e thamë. Njëri nga ne mund të pyes se çka ka të re andej nga ju, diçka interesante, të pazakontë, të veçantë. Njëri nga ne jep një përgjigje, paj çka të them, me t’vjetra, pothuajse asgjë interesante, gjithçka rrjedh siç po rrjedh pazakonshmërisht në zakonshmërinë e vet. A kemi mundësi të shprehemi pak më qartë, paj kushedi, ta përcaktojmë më parë se çfarë kuptojmë me zakonshmëri e pazakonshmëri, nëse mundemi, kuptohet. Pak a shumë kështu përfundon kjo bisedë jo e shkurtë nga e cila s’dijmë se çka të themi tjetër nga ajo që e thamë. Rrugës takojmë një të njohur tjetër dhe ndalemi, përshëndetemi e flasim mjaft gjatë, në rrugë, në këmbë. Pyetjeve dy drejtimshe se ku je, çka po bën e kah po gjindesh u përgjigjemi me radhë. Bëjmë një shkëmbim pakënaqësish dhe
    këtë e kemi bërë ceremoni sikur farë dorëzim-pranimi të letrave kredenciale. E ftojmë njëri-tjetrin jo për ndonjë koktej rasti këtë herë por për ndonjë ndejë në kafe, e nëse sot s’kemi kohë e lëmë për ndonjë ditë tjetër, kur të na bëhen punët, kur të jemi më të lirë…Mirupafshim, mirutakofshim o njerëz të mirë! Me dikë tjetër po ashtu të njohur takohemi te berberi e presim në radhë për t’u qethur. Flasim a sillemi ngrohtë ose ftohtë me njëri-tjetrin. Ose njëri ftohtë e tjetri ngrohtë, njëri kokën lart, tjetri drejt a poshtë, e kjo mund të ketë pak rëndësi, më rëndësi mund të kenë frizurat që shohim në pasqyrë dhe përshëndetemi me “ditën e mirë”, duke parë dhe pak veten në fytyrë. E u dëgjofshim, u pafshim e u takofshim për të mirë. Me dikë tjetër takohemi rrugës duke ec nëpër shesh, përshëndetemi, sikur hyjmë menjëherë në temë, duke i thënë dikush dikujt a ti ke qit’ punët në terezi e në vijë, a hiç mos vet edhe mund të përgjigjemi, ose t’i themi njëri-tjetrit, se (s’)e kishe ditur se s’ka kurrgjë prej këtuhit, prej këtij vendi, këtij shteti, e kushedi çka do të mendojmë edhe pak pasi do të përshëndetemi e udhën do ta bëjmë vetëm. Në një takim rasti tjetër me një të njohur tjetër, fjalë të njëjta mund t’i themi në një mënyrë tjetër. Dhe takime tjera me këdoqofshin ngjajnë, fjalët vetëm paksa ndryshojnë ndërsa ka kohë që po e vërejmë se po pësëritemi e po ripërsëritemi e po stërpërsëritemi për ato që në ne e rreth nesh po ndodhin, për ato që na rrethojnë. Ja për shembull në një kafene ku ne mund të jemi dy e tre, që dalim një lojë derbi ta shikojmë, por pak te loja sytë i hedhim, pasi pëhumbemi në bisedë pas bisede e në temë pas teme, politikë, ekonomi, punë, para, lirisht mund ta shtojmë dhe parashtesën:”pa” ose shenjën:”-“. Dhe vëmë në dukje se rrjetet e supermarketeve të mëdha po hapim pikë pas pike, këtu një lokal, atje një tjetër, edhe pranë nesh te shumëkatëshja gati e përfunduar, tashmë lokalit i është vënë njoftimi se: “Do të hapet së shpejti”. Pra po “mbillet” dhe një supermarket. A thua ku do shkojmë derisa siç po duket vetëm supermarketet po lulëzojnë, është pyetje që s’pret kushedi çfarë përgjigje. Por dikush ndonjë fjalë e flet, le bre se edhe unë kam mendu kështu si ti, po e kam pas gabim, tash po mendoj veç me mujt me mbërri, në mundsha diçka për vete individualisht, këtë kqyr bëre edhe ti. E fol e fol e fol e nga goja nxjerrim dhe pyetjen: A ma mirë me dijtë a me pasë, përgjigjja dikë mund ta hidhërojë e dikë mund ta kënaq, e dikë mund ta… E vazhdojmë s’dijmë as kur do të ndalemi as kur do të mbarojmë, por sikur e dijmë se s’e dijmë as çfarë po e do ndodh e as se çfarë na pret, sidoqoftë edhe ndeja e sontme mbaron, vazhdon jeta jonë…

Komentet

Vizatimet e shpellave dhe tatuazhi yt- Poezi nga Fatbardh Amursi

Më mirë i rrethuar me heshtje Se sa me flluska sapuni, Gjersa në këtë botë plot psera Me heshtje flet dhe guri. . Flet dallga dhe jo shkuma, Gjuhë e trupit me drithërima emoc . . .

Mirënjohje për HARALLAMB FANDIN- Esé nga Përparim Hysi

Libri “Pranverë brenda vjeshtës” E ndiej si detyrim mes miqësh që ta shkruaj këtë ese për HARALLAMB FANDIN apo,siç i pëlqen mes miqësh,LAME FANDI. Ma ka dhuruar librin me tregime”Pranve . . .

28 MARSI – DITË DËSHMIE DHE KUJTESE NË VLORË DHE NË LEÇE- Nga Albert HABAZAJ

  Qysh kur është krijuar jeta në këtë planet, marsi ka qenë muaji i parë që çel pranvera, shpërthejnë lulet, vijnë dallëndyshet e qesh bukur ballin jeta njerëzore. Sikurse në çdo vend t . . .

MOSTRA – Poezi nga Albert HABAZAJ

  Kam njohur një budalla të lumtur Që nuk është tronditur një herë, Interesant, mendimi i mençur Nuk i ka trokitur dot në derë. Fatkeqësisht, e njoha atë njeri: pa tipare deri në çngjyr . . .

“Mundimi i Universit” i poetit Mujë Buçpapaj botohet në Romë!

Poezitë janë përkthyer në italisht nga Angela Kosta   Shtëpia Botuese “PAV EDIZIONI” në Romë boton përmbledhjen poetike me poezi të përzgjedhura të autorit shqiptar, poetit Mujë Buçpapa . . .

Mëngjes dimëror- Poezi nga RAINER MARIA RILKE- Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

Mëngjes dimëror Ujëvara është e ngrirë akull krejt, cirikokat në pellg tashi kanë zbritur. Së dashurës së bukur i janë skuqur veshët dhe po mendon për një shaka të kripur. Dielli na put . . .

MËRGATA E LULEVE – Poezi nga Albert HABAZAJ

  Mërgojnë lulet Mërgojnë shqipet, Lulëzimi shterp Fluturimi s’ngjitet. Mërgojnë zemrat Pa rrahur me ritme, Po zbardhen këngët Po plaken vitet. Mërgon pranvera Me gjithë lulet, Me rrënj . . .

Shërbimi i asaj pasditeje – Tregim nga Përparim Hysi

  Kur kooperativat sa po vinin e po fironin ekonomikisht, mendjet përçude,andej nga Qëndrori në Tiranë,shpikën “marifete” gjasme për t’i shpëtuar disi nga ky rrënim,dhe,kur e kish marrë . . .

NGA DHOMA KRIJIMEVE- Nga ATDHE GECI

Në gjirin e atdheut kudo po kthehet shpresa, dhe, një  botë  më  poetike pjesë të atdheut bashkë po festojnë ditën e gjuhës shqipe dhe t´flamurit . Në dhomën e krijimeve erdhi muza që . . .

Katër poezi nga ANNA AKHMATOVA- I përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

UNË JETOJ SI QYQJA NË ORË Unë jetoj si në orë jeton një qyqe Unë s’i lakmoj zogjtë nëpër pyje. Më frymëzojnë e këndoj. Ti e di, fat kësisoj Veç një armiku Mund t’i uroj. 1911   DOLLIA E . . .

Jo më kot erërat frynë- Poezi nga SERGEI ESENIN- Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

  Jo më kot erërat frynë, jo më kot pati stuhi. Dikush misterioz me dritë të qetë mbushi sytë e mi. Dikush me ëmbëlsi pranverore në mjegullën blu ka qetësuar nostalgjinë time për mister . . .

Në pllakën blu të qiellit- Poezi nga SERGEJ ESENIN- Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

  Ka në pllakën e kaltër të qiellit Prej resh të verdha një tym prej mjalti, Nata sheh ëndrra. Burrat po flenë, Mua më mundon vetëm ankthi. Pylli thith një tym të ëmbël, I kryqëzuar nga . . .

Send this to a friend