Fillimisht më vjen mirë që Monumenti i parë i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren ka ngjallur debate të mëdha.Këtë e shikoj si normale sepse e kemi Monumentin e parë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në të gjitha trojet etnike shqiptare, jashtë vlerave të realizmit socialist.Kjo i ka tërbuar të gjithë ata historian të artit dhe skulptor të cilët nuk mundën që të dalin jashtë vlerave të realizmitë socialist.
Sa i përket porosisë së monumentit si historian i mesjetës, kur e kam bërë porosinë i kam sugjeruar autorit që ti ketë katër elemente që do ti cekë më poshtë:
1.Përkrenaren ku edhe e ka në kokë,
2.Aktin diplomatik apo volume mesjetare që e ka poashtu në dorë,
3.Shqiponjën që e ka në gjoks dhe
4.Veshjën e një kalorsi mesjetar perëndimor që e kanë pasur mbretërit perëndimor në këtë periudhë kohore.
Të gjitha këto elemente i posedon monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren. Këto u thanë edhe në debatin që organizoj Top Channel. Më këtë deshiroj të theksoi se Monumenti i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut nuk ka fare të bëj me pamje otomane.Anën artisitike ja kemi lënë autorit të punimit.Natyrisht edhe autori si skulptor e historian që është ka lexuar shumë literaturë historike, gjë që mund të ketë lexuar edhe kronikat osmane që është krejt e natyrshme për një skulptor dhe historian.Por ajo që po shoh nëpër debate është se kritikëve të artit si dhe skulptorve me idetë e realizmit socialist në Tiranë dhe Prishtinë ju ka ikur zogu nga dora pa e parë fare.Problemi qëndron se me këtë skulpturën autentike të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren, janë thyer klishet e komunizmit në aspektin e skulpturës.

Komentet