Ç’më kujton Esmeraldën e gungaçin e mjerë,
Kjo kishë që lartohet këtu në Sant Mishel.
Më lypsat ka kohë që nuk i sheh kjo derë,
dhe famulltarin, Frolon, të veshur me mantel
Tek ky shesh i thjesht përpara pa njerëz,
s’ ka gjurmë beteje për ciganen e bukur.
Sipër në këmbanoren e madhe yjet e verës,
ndrijnë si xhevahir nën qiellin e purpurt
Veç fjala “fatalitet” gdhendur atje lart n’ mur,
mbledh çdo ditë nga bota me dhjetra vizitor
Dhe të duket se nga kujtesa, jo më, jo kurrë,
nuk do të shlyhet romani i Viktor Hygos
Por katedralia e vjetër këtu e madhërishme
qëndron si monument mbi të bukurin Paris
Nën “çmenduri”, shkrepje blicesh, e vezullime,
kapitoli, duket se këtë natë qiellin lart qendis
Ç’më kujton Esmeraldën e gungaçin e mjerë
Kjo kishë që lartohet këtu në Sant Mishel.
Më lypsat ka kohe që nuk i sheh kjo derë
dhe famulltarin Frolo, të veshur me mantel
Paris ; Qershor, 2003
Komentet