Mes reve ja si mbretëron
Errësia blu dhe lagësia:
Ajo mësyn lart Apeninet
Tek shtjellet me gjëmim stuhia.
.
Oh sikur vorbulla e hijshme
Mbi flatrën e fortë tramundanë
Në të bukurin vend në veri
Do më dërgonte në Toskanë!
.
Më as miqtë a të afërmit,
Zemra, fytyra po më ftojnë larg:
Kush më qeshi në ditët e haresë
Tani është plak o është në varr.
.
As vreshtat, as ullishtet,
Ndjell’ e bukur më thërret sërish:
Do ikja nga baltat e lume
Të bekuara pjellorish.
.
Nga qytetet e mi krenarë
Dhe këngët e stërvjetra
Do të ikja: plaka llafazane
Në ballkone të mermerta!
.
Aty ku pylli rrallë hije
Mellëzezës i bën, dhe në rrafsh
Xunkthesh të dendur dhe të errët
Kuajt seç kalërojnë me vrap.
.
Atje në ligatinë ku lulëzoi
Pranvera ime plot zymti,
Mendimet e mia fluturojnë
Me bubullima dhe stuhi:
.
Në qiellin e zi fluturoj
Atdheun tim për të parë vet,
Me bubullimën të fundosem
Ndër ato kodra, në atë det.