Regjisorja Norika Sefa e ka fituar çmimin për filmin më të mirë kombëtar në festivalin ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentar, “Dokufest”, me filmin e saj “Like a sick yellow”.
Me ndarjen e çmimeve, në mbrëmjen e së shtunës, është shënuar mbyllja e festivalit, i cili ka nisur më 2 gusht në Prizren.
Në kategorinë e filmave ballkanikë ka fituar filmi “Another Day” nga Eneos Çarka.
Çmimin për dokumentarin më të mirë të metrazhit të shkurtër e ka fituar filmi “History is written at night” nga regjisori Alejandro Alonso Estrella.
“A fidai film” nga Kamal Aljafari e ka ftuar çmimin në kategorinë e filmave ndërkombëtarë.
Çmimin e publikut e ka siguruar filmi “Afterwar” i Birgitte Straermoses.
Këtë vit, Dokufesti e ka shënuar edicionin e 23-të.
Përgjatë nëntë ditëve janë shfaqur 249 filma, prej të cilëve 109 kanë garuar në 10 kategori. REL