Nora Gjakova ka kaluar në finale të Grand Prix që po mbahet në Antalya të Turqisë.
Xhudistja nga Kosova mposhti mongelezen K Tseregbaatar për të kaluar në finale për kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ajo në gjysmëfinale kaloi duke mposhtur garuesen nga Kirgizia Ksemila Beldiagina.
Dy xhudistë e tri xhudiste nga Kosova të premten (sot) e të shtunën (nesër) garojnë në turneun Grand Prix që mbahet në Antalya. Të premten (sot) garojnë Fjolla Kelmendi në kategorinë deri 48 kilogramë, Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kilogramë. Të shtunën në kategorinë deri 73 kilogramë garojnë Akil Gjakova e Kushtrim Gashi.
Në Antalya nuk do të garojë kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, por me gjithë mungesën e saj, Kosova pritet të fitojë medalje në bregdetin turk.
Komentet