Filmi amerikan Nomadland, ka fituar tri çmime Oscars në ceremoninë e nderimit të profesionistëve të fushës filmike, më 25 prill.
Hollywoodi ka shënuar natën më të veçantë të vitit në periudhë pandemie.
Drama e regjisores Chloe Zhao është shpërblyer me çmimet për filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe aktoren më të mirë.
Rolin kryesor në këtë film e ka luajtur Frances McDormand, e cila këtë vit ka fituar Oscarin e tretë në karrierën e saj.
Zhao, e cila është gruaja e parë me ngjyrë që ndonjëherë ka marrë çmimin Oscar për regjinë më të mirë ka falënderuar “të gjithë njerëzit që ka takuar në rrugë… që i kanë mësuar fuqinë e durimit dhe shpresës dhe që na kanë rikujtuar se si duket mirësia e vërtetë”.
Me kinema të mbyllura pothuajse në gjithë botën, për shkak të pandemisë, filmi i Zhaos ka kapur momentin ideal për të portretizuar kufijtë izolues të shoqërisë.
“Ju lutem shikojeni filmi në ekranin më të madh të mundshëm. Dhe një ditë, shumë, shumë shpejt, merrni të gjithë në kinema, krah për krah në atë hapësirë të errët dhe shikojeni secilin film që është prezantuar sonte këtu”, ka thënë aktorja McDormand.
Zhao është vetëm gruaja e dytë që ka fituar çmimin për regjinë më të mirë pas Kathryn Bigelow, e cila më 2010 ka fituar çmimin për filmin “The Hurt Locker.”
“Në çfarë udhëtimi të çmendur kemi kaluar të gjithë”, i ka thënë Zhao ekipit të saj, duke përfshirë edhe “nomadët” e jetës reale, të cilët kanë luajtur versione të trilluara të vetes së tyre në film.
Zhao, e cila ka nxitur reagime në Kinë për shkak të kritikave që i ka bërë shtetit të vet, ka cituar edhe poezinë klasike kineze në fjalimin e pranimit të çmimit.
Anthony Hopkins, ndërkaq, ka fituar rolin e aktorit më të mirë, për rolin e tij në filmin The Father.
Fitorja e Hopkins, 83-vjeçar, i cili luan rolin e një personi që vuan nga harresa, e bën atë aktorin më të vjetër që ka fituar një historinë garuese të këtyre çmimeve.
Ai nuk ka udhëtuar në Llos Angjelles apo në Londër, për të pranuar çmimit.
Çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor e ka fituar Youn Yuh-jung për rolin e një emigranteje koreane në dramën “Minari”.
Çmimin për aktorin më të mirë në rol dytësor e ka fituar Daniel Kaluuya për portretizimin e Fred Hampton në “Judas and the Black Messiah”.
Referencat për racizëm dhe dhunë policore janë dëgjuar përgjatë fjalimeve, duke nisur nga aktorja dhe regjisorja Regina King, e cila në monologun e saj të hapjes ka përmendur dënimin e një ish-zyrtari policor për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd.
Filmi i kompanisë Netflix ka nisur natën me më së shumti nominime – 10 – mirëpo ka përfunduar me dy fitore në kategori teknike, ashtu sikurse filmat e Amazonit, “Sound of Metal” dhe “Ma Rainey’s Black Bottom.”
Në kategorinë e filmit më të mirë të huaj, çmimin e ka fituar filmi nga Danimarka Another Round.
Në këtë kategori ka garuar edhe filmi nga Bosnje-Hercegovina Quo Vadis, Aida? i cili flet për gjenocidin në Srebrenicë dhe është i pari me metrazh të gjatë që trajton këtë temë.
Ceremonia e 93-të e ndarjes së çmimeve Oscar ka nisur me një sekuencë sikurse të nisjes së filmave, derisa Regina King, ka nisur të flasë.
“Drejtpërdrejt nga televizioni, ja ku jemi. Mirë se vini në ceremoninë e 93-të të Oscarit”, ka thënë King.
“Dhe po, jemi duke e bërë këtë pa maska, njerëzit janë vaksinuar, testuar, ritestuar dhe po mbajnë distancë fizike”, ka shtuar ajo, duke e krahasuar këtë organizim me një set filmik.
Ceremonia e këtij viti është realizuar me dy muaj vonesë për shkak të pandemisë.
Organizatorët kanë thënë se vonesa ka qenë e pashmangshme.
Para nisjes së ceremonisë, yjet e filmit janë parë duke bërë shpejt fotografi dhe duke kryer intervista në distancë fizike.
Komentet