Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi mazhorancën për keqmenaxhim dhe rrënim të shtresës së mesme. Ai theksoi se qeveria aktuale ka shkatërruar profesionet e lira dhe ka krijuar kushte të papërballueshme për qytetarët, ndërsa vetë është zhytur në korrupsion dhe abuzim me pushtetin.
Noka përmendi dështimet në bujqësi, siguri ushqimore dhe mbështetjen për biznesin e vogël, duke akuzuar qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe vjedhje të fondeve publike. Ai vlerësoi opozitën për mbështetjen ndaj shtresës së mesme dhe angazhimin për drejtësi sociale.
Në vazhdim të fjalës së tij, Noka bëri thirrje për mosbindje civile, duke paralajmëruar një pjesëmarje masive në protestë ditën e hënë në Tiranë. Ai u zotua se Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i cilësuar patronazhistët dhe mbështetësit e qeverisë si përgjegjës për deformimin e demokracisë. Noka theksoi se ndryshimi është i pashmangshëm dhe se opozita do të jetë në ballë të përpjekjeve për të shpëtuar vendin nga keqqeverisja.
Fjala e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka në Parlament:
Po ju kthehem sot ju që keqpërdorni, ju që merrni peng individë të opozitës dhe që i keqpërdorni më shumë se kushdo tjetër.
Po ju them ju, sot ju intereson të mos diskutohet për këtë projektligj, sepse ju profesionet e lira, shtesën e mesme e shkatërruat, bëtë gjithçka për ta rrënuar. Ju keqpërdorni ortakët e Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt, për të ndaluar fjalën e opozitës në këtë kuvend.
Pse, sepse ju dogji shumë fitorja e opozitës në Gjykatën Kushtetuese për atë tatim që i kishit vënë ju dhe kjo banda këtu mbrapa, për profesionet e lira.
Ata fituan sot sepse i mbështeti opozita. Sepse ju doni ti zhduknit, të iknin, të merrnin arratinë dhe të largoheshin nga Shqipëria sepse po formësonin shtresën e mesme që ju e keni aq shumë tmerr dhe që sulltani juaj nuk e zë gjumi, kur mendon se në Shqipëri po gjallon dhe po merr frymë.
Sepse është pikërisht kjo shtresë e mesme që i përkasin dhe profesionet e lira, ajo që është motorri i intelektualizmës dhe motori i ekonomisë në një shoqëri, jo vetëm në Shqipëri, por kudo dhe kjo është që ju tmerron ju.
Dhe çfarë po bëni? I keni masakruar me gjoba, i keni masakruar me kërcënime, u jeni turrur çdo profesioni për ti nënshtruar ose larguar nga Shqipëria.
Ju keni provuar se keni aftësi vetëm për të prodhuar kriza, kriza për njerëzit e lirë dhe thjeshtë dhe vetëm vjedhje e babëzi për veten tuaj. në çdo sektor e kudo, është dora juaj, janë tentakulat tuaja. Shikoni sot ju që bëni hartime dhe na tregoni përralla.
Konsumi për frymë i popullisisë në vitin 2005 ishte sa 26% e mesatares Europiane. Për 8 vite qeveria e Sali Berishës e çoi në 37% sa mesatarja Europiane, ky është zhvillim ekonomie. Por çfarë betë ju për 11 vite dhe e keni vitin e 12. E keni çuar nga 37% në 41%. 4 për qind për 3 mandate. Ndërsa konsumi për frymë i juaji është 50-fishuar, jo 5-fishuar sepse kështu e keni ju konceptin ndaj qytetarëve, sepse derrat e majmë nuk pyesin, sepse kur mbushet kjo sallë dhe ajo stallë në qeveri me derra të majmur, nuk pyet kush për halle dhe hallexhinj.
Shikoni se çfarë u keni bërë shqiptarëve.
Tek Bujqësia i futët duart tek fondet e BE-së për të vjedhur sepse ju vetëm vjedhje dini të bëni dhe i latë sot fermerët pa 110 milionë euro subvencione që duhej të merrnin nga BE-ja.
Nuk po flas për rendin dhe sigurinë.
Sepse listën tuaj Encrochat dhe SKY e kanë treguar qartë, se e bën krimi i organizuar, listën ku kryeministri juaj është i pari dhe gjithë të tjerët.
Sepse ju punoni për Oltën. Olta e Gjallicës, investitore strategjike kështu jeni ju, kjo lloj sëre është mazhoranca këtu.
Nuk po flas për sigurinë ushqimore, as për siguri të tjera sepse këtu shqiptarët nën pushtetin tuaj hanë ushqimet më të kalbura që vijnë nga çdo cep i botës, pa standarde pa kontroll. Por ju jo. Ju hani cilësi dhe standarde të larta. Ju hani haviar, ju hani te Nysreti, modelin e tij keni, për qytetarët as nuk doni të ja dini.
Dhe prandaj sot shqiptarët kanë kthyer sytë nga PD dhe opozita, sepse ju keni vërtetuar se nuk jeni në gjendje të prodhoni as edhe një moment për Shqipërinë e shqiptarët.
E vetmja zgjidhje që do të vijë në këtë vend do të vijë jo prej jush, por nga vullneti i qytetarëve dhe këtë zgjidhje do ta ofrojë PD dhe opozita se ne kemi detyrë dhe nuk do të ndalemi për ti dhënë zgjidhje Shqipërisë dhe këtij populli.
Ne e kemi detyrë të ua imponojmë ndryshimin ju në çdo formë dhe mënyrë, sepse guaska juaj do të thyhet, sepse është guaska e hajdutëve.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja rrugë për ti dhënë shpresë dhe ndryshimit për ti dhënë rrugë.
Ju si përherë jeni turrur përsëri pas votës për ta vjedhur dhe plaçkitur dhe jo pas punës dhe përkushtimit ndaj qytetarëve. Por po ju them përsëri. Kush do të guxojë të prekë votën, ta mendojë mirë. Patronazhistët tuaj do të trajtohen si kriminelë, emër për emër dhe do të listohen e do të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe kudo.
Po ju them se ka vetëm një rrugë.
Mosbindja civile është rruga e vetme që do ti japë shpëtim Shqipërisë dhe do ta pastrojë Shqipërinë nga kjo farë e keqe që quhet Rilindje e cila nisi brenda PS-së, e zhduku PS-në, ia mori frymën dhe tani po tenton ti marrë frymën, ta asfiksojë shoqërinë shqiptare se ekonominë po e po.
Ka vetëm një rrugë, mosbindje civile.
Ditë e hënë të gjithë shqiptarët do të kenë aktin tjetër të mosbindjes civile. Ditën e hënë në ora 17:00, Tirana nuk do të jetë në duart e pushtetarëve, as në duart e këtyre barbarëve, por ditën e hënë Tirana në ora 17:00 do të jenë në duart e qytetarëve.
As të mercenarëve që keni përdorur ju, ta harroni sepse e keni zakon, kur s’ia dilni vetë përdorni mercenarë kundër opozitës.
Ndaj po ju them, mercenarët ti gëzojë Rama, ti gëzojë Lali vjedhësi, ti gëzojë edhe Engjëll Agaçi juaj që i ka ortakë, por rrugëtimin e opozitës kurrë nuk e frenoni, kurrë nuk e ndaloni.
Kjo Parti Demokratike, këtu, ata që nuk janë këtu, që janë tek qytetarët e thjeshtë, ky popull opozitar do të ju japë një leksion të mirë; ligji dhe vetëm ligji, e drejta dhe vetëm e drejta do të prevalojë si kryekauza jonë për të shpëtuar këtë vend dhe për ti dhënë ndryshimin që duhet.
Shqiptarët presin ndryshimin, shqiptarët ditën e hënë në ora 17:00 do ti bien kambanave të ndryshimit duke i’u dhënë pushtetin qytetarëve dhe dua i’a hequr këtyre hajdutëve tradhtarëve. sn