Svetlana Alexievich, fituesja e Çmimit Nobel në 2015, është një gazetare investigative, eseiste dhe historiane bjelloruse që shkruan në rusisht.
Motivacioni i Nobelit ishte “për shkrimet e saj polifonike, një monument për vuajtjet dhe guximin në kohën tonë”.
Ajo është shkrimtarja e parë nga Bjellorusia që merr çmimin.
Në këtë kohë të vështirë Svetlana Alexievich gjen ngjashmëri midis Rusisë sovjetike në kohën e Stalinit dhe të sotshmes së Putinit:
“Makineria e Stalinit mund të ndizet sërish nga momenti në moment: të njëjtët informatorë, të njëjtat denoncime, të njëjtat tortura. I njëjti terror universal, gjithëpërfshirës.
Putini ka mobilizuar dhe mbledhur dëshirat e miliona e miliona njerëzve që janë gënjyer, mashtruar, të cilët kanë humbur në rendin e ri të gjërave – dhe tek secili prej këtyre njerëzve është pak nga Putini. Ata janë bashkuar për të bërë imazhin që ne njohim si Putin. Vetë Putini është vetëm maja e një ajsbergu.”
Komentet