STOKHOLM – Shkencëtarët William Campbell, Satoshi Omura dhe Yauyou Tu, e kanë fituar Çmimin Nobel për mjekësi për vitin 2015, është shpallur sot në Stokholm të Suedisë.
Asambleja e Nobelit në Institutin Karolinka në Stokholm ka shpallur se “laureatët e sivjemë të Nobelit i kanë zhvilluar terapitë që e kanë revolucionarizuar trajtimin e disa sëmundjeve parazitore më shkatërruese”.
Campbell, i lindur në Irlandë, dhe Omura, shtetas japonez, këtë çmim e kanë marrë për zbulimet lidhur me terapinë e re kundër infektimeve të shkaktuara nga parazitët e skrrajave.
Shkencëtari Tu nga Kina është shpërblyer për zbulimin e terapisë së re kundër malarjes.
Fituesit e ndajnë çmimin prej afro 960 mijë dollarëve amerikanë.
Çmimi Nobel i pari për mjekësi është dhënë në vitin 1901 në pajtueshmëri me vullnetin e kimistit dhe ndërmarrësit sudez, Alfred Nobel.
Komentet