*Qindra bashkëatdhetar ne Nju Jork, i dhanë lamtumirën e fundit nje atdhetari dhe vatrani te perkushtuar, pjestar i nje Familje te madhe dhe fisnike e cila ka qenë gjatë gjithë historis së tyre, një nga dyert kryesore të krahinës së Dibrës…
*Xhevat Ndreu ndërroi jetë me 6 Maj 2016, në moshën 77 vjeçare dhe u varros me 8 Maj në varrezat qytetare – Laurel Grove Memorial Park në Totowa, New Jesrey
STATEN ISLAND NY: Xhevat Ndreu lindi në fshatin Sllovë – Peshkopi, më 20 Maj 1939, vdiq më 6 Maj 2016, në Staten Island New York . Ishte i biri i Xhetan dhe Ahmedie Ndreu, biri i njërës prej familjeve më në zë në atë krahinë dhe gjithë Shqipërinë, e njohur si Ndreu i Dibrës. Ai ishte bir i një nga familjet, që do bëhej ne rrjedhen e viteve, edhe simbol i Dibrës, dhe i mbarë Kombit shqiptarë, siç ka qenë ajo e kreshnikut qe i kendohet edhe kenga ne te gjithe Shqiperine, Kenga e Elez Isufit, për çështjen Kombëtare. Pra është nga Familja Ndreu, e cila ka qenë gjatë gjithë historisë një nga dyert kryesore të krahinës së Dibrës.Xhevat Ndreu, vete rridhte nga një familje e madhe e fisnike dhe ishte djali njëri prej gjashtë fëmijëve të patriotit të përmendur, Xhetan Ndreu.Xhevati më 1969 martohet me Zenepe Ndreun, vajzën e Rasim Sinës, vajzen e një verpimtari të njohur të diasporës shqiptare në SHBA, dhe një familje të njohur në krahinën e Dibrës.
Nga martesa e tyre, ata kan dy djem Adriatikun dhe Emilianon, të dy të martuar, dhe katër fëmijë, tre vajza dhe një nip të vogël.Xhevat Ndreu ishte nga ata burra te rralle shqiptar, qe i kishte te dyja “Burrnine dhe Mencurine”.Xhevati Ndreu, vdiq të Premten, më 6 Maj 2016, pas një sëmundje të rëndë, dhe të shkurtër, duke ndërruar jetë në spitalin “ Staten Island University Hospital”, në SI New York.
Prane tij i qendruan deri në momentet e fundit, të jetës, bashkëshortja Zenepeja, dy djemtë, Adriatiku dhe Emiliano, së bashku me dy nuset e tyre, nipat e mbesat e tij, të gjithë të afërmit, nga SHBA, por edhe miqtë e dashamirët e tij, qe erdhen nga Tirana.
Ai, u lind në 20 Maj 1939 në Sllovë, Peshkopi, dhe ndërroi jetë me 6 Maj 2016, në moshën 77 vjeçare.
Shkollën fillore, dhe 8 vjeçare, Xhevati i kreu në vendlindjen e tij në Sllovë. Ndërsa, shkollën profesionale e kreu në degen e karpantieris në qytetin e Peshkopisë.
Jeta e kësaj familje me kontribut të madh historik në çështjen kombëtare shqiptare, me ardhjen e komunistëve në pushtet, më 1944 mori rrokulli, te jashtzakoshme sidomos, mbas pushkatimit te Dali Ndreut dhe Lirie Gegës, (1956).
Disa vjet më pas, të pushkatimit të çiftit Ndreu, një “ortek” i fuqishëm interrnimesh, burgosjesh dhe shpërguljesh me forcën e policisë, goditi 5 dekada më parë Familjen 115 anëtare të Ndreut të Dibrës,familjen e madhe, fisnike dhe patriotike të Ndreut të Dibrës.
Përfshirë, dhe atë të Xhetan Ndreut, dhe 6 fëmijëve të tij, që kishte ai me dy grat e tij, Petritin, Mirushin, Donikën, Remziun, Xhevatin dhe Maunshaqen.
E cila, së bashku dhejtra anëtar të kësaj familje, në 1964 interrnohen fillimisht në kampin e interrnimit në Shtyllas, Fier, dhe dy vjet më pas i dërgojnë në kooperativën bujqesore Zharraz, dhe, atje përkohësisht, për t’i risjell si të interrnuar politik, në Shtyllas, përsëri se bashku me shumë familje të tjera nga e gjithë Shqipëria.
Në Shtyllas, Xhevati, jetonte, ndërsa në Levan punonte si marangoz, aty ku kreu edhe shkollën e mesme (natën1974) me djemtë e xhaxhait të tij dhedisa kushurinjët e tjerë.
Në interrnim fati e solli edhe të martohet, më 1969, teksa i bashkon fati me Zenepe Sinën, të bijën e Rasim Sinës,
Lindin dy fëmijë, Adriatikun dhe Emilianon, të cilët me largimet masive të 1991, kaluan në Itali dhe më pas erdhën në SHBA, ku jan të martuar dhe jetojnë edhe sot e kësaj dite – si Shqiptaro Amerikan.
Xhevati, me Zenepen me ardhjen e demokracisë, rënien e regjimit komunist, ashtu si dhe qindra familje të interrnuara, u larguan nga Shtyllasi, dhe u vendosën në Tiranë, duke u përfshirë qysh në fillim, në mënyr aktive, në lëvizjen demokratike, për ndryshimin e sistemit, shëmbjen e komunizmit së bashku me ish bashkëvujatësit e tyre, nga Shtyllasi, dhe të afërmit e tij, edhe ata nga kampet e interrnimit, me miq e shok, nga e gjithë Shqipëria.
Në vitin 1991, me fitoren e demokracisë, Xhevati u lidh dhe bashkpunoi me disa anëtarë të familjeve më të mira, nga Shqipëria, Kosova, dhe trojet shqiptare, ne Tirane , të cilet, gjithashtu, kishin kaluar kalvarin e rëndë të vujatjeve dhe të persekutimit të egër komunist, dhe me Xhevatin, u ben shok e miq.
Me ndryshimet e mëdha, që ndodhën, në Shqipëri, gjatë kohës që jetoj në Tiranë, ai punoi në administratën e Ministrisë të Punëve të Jashtme, së bashku me disa prej pjestarëve nga Familjet më në zë në Shqipëri, Kosovë e viset shqiptare, ku dha kontributin e tij ne demokratizimin e Shqiperise.
Vëllai i tij i madh Remzi Ndreu, ka qenë deputet në Parlamentin e Shqipërisë, nga Partia Bashkimi Kombëtar, me kryetar Isa Ndreun.
Xhevati me ardhjen në Amerikë, gjeti rrënjët e tij, dhe u kthye në origjinën e familjes Ndreu, duke u përfshirë në te gjitha veprimtaritë e Vatrës, patriotike shqiptare.
Aty, ku gjenerata i këtyre shqiptarëve në mërgim patjetër, që kujtohet sot, e kësaj dite, si një gjeneratë e veçantë dhe shumë e nderuar e respektuar në të gjitha drejtimet, që ka lënë gjurmë jashtëzakonisht të pashlyera, për të gjitha gjeneratat e shqiptarëve në saj të këtyre burrave.
Ndërkohë, që për shumicën e mërgimtarëve, është pakasa e vështirë të mendohet se mund të rikthehet në diasporën tonë, një brez burrash të tillë : kaq atdhetar, patriotë, demokratë e me aq përkushtim për kombin tonë, pasi edhe vetë kohërat ndryshuan.
Mirpo, padyshim, që ata janë shumtë, dhe duhet shkruar shumë per secilin prej tyre, ua kemi “borxh” per ate cfare bene ata per kombin shqiptare e ceshtjen shqiptare ne diaspore.
Një nga figurat e diasporës ndër vite, është edhe kushuriri i Xhevat Ndreut, njeriu më i afërt i tij, këtu në diasporën shqiptare, vatrani i dëshmuar dhe i përkushtuar Jonuz Ndreu, i cili e afroi dhe e lidhi me Vatren dhe organizatat e tjera patriotike në diasporë.
Jonuz Ndreu, është djali i Cen Elezit dhe nipi i Elez Isufit(Arushës së Malit). Nuzi(Jonuzi), është biri i denjë e njërës prej familjeve më të mëdha shqiptare e njohur si – Familja e Derës së Madhe së Ndreut të Sllovës(Dibër) ose e familjes që përbënte njërën prej “Shtatë Malet e Dibrës”.
Jonuz Ndreu, njihet nga të gjithë në diasporë sepse ai ka dhënë një shembull të pakrahasushëm të shqiptarit shëmbullor, patriotë, atdhetarë, demokratë, familjar, mik e shok i mirë i te gjithe shqiptarve te Amerikes.
Kur, flasim për Xhevat Ndreun në Amerikë, flasim edhe Jonuz Ndreun, me të cilin Xhevatin e shikonim në çdo aktivtet kombëtar, se bashku me nipat e tij ne Amerike.
Jonuz Ndreu, megjithse tani eshte në pension dhe kushte shendetsore jo fort te mira, mbetet njeri me kurajo te fort, një nga simbolet e disaporës shqiptare në Amerikë, në rrjedhën e viteve. I cili, teksa pecillte njeriun me te dashur te tij, tha se i ka mbetur ende shumë për të bërë në jetë, në familje e shoqëri ashtu si gjithmonë i proukupuar, e’i angazhuar, në të gjitha aktivitetet kombëtare.
Ndersa, me vdekjen e parakohëshme, dhe të papritur, ai la në pikëllim të thellë, gruan Zenepe Ndreun, dy djemtë Adriatikun dhe Emilianon, me nuset e tyre Linditën dhe Alda, si dhe mbesat Vanessa, Gracie, nipin Leonardo, dhe mbesën e vogël Emanuela .
U percoll me një respekt të veçantë me të gjitha nderimet, nga familja Ndreu, nga të afërmit e tij, dhjetra veprimtar e lider të komunitetit, (n/kryetari i Vatrës, Agim Rexhaj, anetari i Kryesise dhe arketari i vatres, Marjan Cubi, arkatari, anëtar i Kryesise dhe President i Fondit te Studenteve Mithat Gashi, anetaret e Keshillit Zef Balaj, Ramiz Muja dhe Uk Gjonbalaj, legalisti veteran, anetar i Keshillit te Urteve te VATRES z. Musli Mulosmani, editori i Diellit Dalip Greca si dhe producenti i ACTV Adem Belliu, kryetari i KSHA Haxhi Dauti dhe Kalosh Sela, veprimtari Musa Paçuku dhe Adem Haxahj), te cilet morën pjesë në shërbimet Funerale të kryera të Shtunën më 7 Maj 2016, në Shtëpinë Mortore të Xhamisë “Albanian Islamic Cultural Center”, e cila ndodhet në Staten Island, NY .
Ndërsa, lutjet fetare u kryen nga Imamët e xhamisë në Staten Island dhe Garfild, deri në përcjelljen për në banesën e fundit – varrimin e tij , i cili u krye me pjesmarrjen e më shumë se 300 vetëve, të Dielën me 8 Maj 2016, rreth ores 12:00 të mesdrekës në varrezat qytetare – Laurel Grove Memorial Park në Totowa, New Jesrey.-/B.Sina/
Komentet