Pas 45 ditëve aderim në partinë GUXO, pas 45 ditëve të punës me shpirtë e zemër, me zell dhe me përkushtim maksimal, pas 45 ditëve të pritjes për reflektim pozitiv, për bashkëpunim dhe komunikim reciprok nga ana e bashkëkryetarëve të partisë, erdhi përfundimi më i mirë i mundshëm në partinë GUXO!
Si pasojë e mungesës së komunikimit të ndërsjellë me drejtuesit e partisë, për të mos pësuar zhgënjim akoma më të madh, vendosa të largohem përfundimisht nga ky subjekt politik.
Më të lehtë e kam pasur komunikimin me dy ish presidentet e shteteve shqiptare (Fatmir Sejdiu dhe Sali Berisha) sesa me dy bashkëkryetarët e pastisë GUXO (Donika Gërvalla dhe Faton Peci)!
Sa më të mëdhenj dhe sa më të ngritur të jenë njerëzit aq më të sinqert dhe modest janë, kurse të vegjëlit kur ngriten vetëm një shkallë më lartë se të tjerët, bëhen mendjemëdhenj dhe mosmirënjohës ndaj të tjerëve!
Megjithatë, këto ishin 45 ditët e testit demokratik!
45 ditët në partinë GUXO ishin dhe do të mbeten një përvojë e mirë jetësore!
I falenderojë nga zemra të gjithë ata që më mbështetën në këtë rrugëtim të shkurtër politik!
Të vetmën ndjesi e kam ndaj bashkatdhetarëve të shumtë në Itali, të cilët ishin rreshtuar pas meje për themelimin e degës së partisë GUXO, për të cilën ishte gjithçka gati, mungonte vetëm caktimi i datës dhe vendit për themelim!
Unë kthehem aty ku isha, për të qëndruar i palëkundur në ADN-n time, në pozicionin e gazetarit dhe analistit të pavarur politik në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve të vendit tim të shenjt.
Me betim në Zot dhe atdhe për shtetin e Kosovës!
Zoti i bekoftë të gjithë njerëzit e mirë, të sinqertë dhe atdhetarë!
Vendim i parevokueshëm: Florim Zeqa
12.04.2024 Treviso, Itali