Shpat Kasapi prej disa muajsh është përfolur se ka nisur një lidhje të re me një vajzë, identitetin e së cilës nuk e ka zbuluar. Por ka ardhur momenti që këngëtari të dalë hapur. Ai mbrëmjen e kaluar ka publikuar në Instagramin e tij një foto krah një vajze marokene dhe krah saj shkruan: ‘Vajzat marokene krijojnë ylberet. Lamar, zëri dhe personaliteti yt më bëjnë të bukur’.
Por ai sigurisht nuk e priste që ndjekësit ta kritikonin për zgjehdjen që ka bërë. Sipas tyre ai duhej të zgjidhte një femër shqiptare dhe jo një të huaj. Për më tepër, flasin vetë komentet.

Komentet