“Ç farëdo tjetër të thotë historia për mua, shpresoj të regjistrojë atë, që i kam bërë thirrje shpresave tuaja më të mira e jo frikërave tuaja më të këqija”. Ronald Reagan vdiq më 5 qershor 2004. Njëzet vite gjatë të cilëve shpresa në politikë i ka lëshuar vëndin frikës. Nga ana tjetër, t’i bëhet thirrje kësaj të fundit është shumë më e lehtë. Frika e të ndryshmit, e së resë, frika e përjetëshme e fundit të botës. Ndërsa Reagani hapte dy kanatash dritaret mbi botët e reja. E quanin aktor, duke kujtuar zanatin e tij të vjetër, por gjatë tridhjetë viteve kishte qënë më parë një popullarizues i përsosur i General Elektrikut, e më pas guvernator i Kalifornisë.
Shkruante jo vetëm letra gruas së tij Nancy, por në blloqe të mëdhenj të verdhë, fjalimet e tij radiofonike. “Zoti Gorbaçov, rrëzoje atë mur” është një fjali e tij. I rritur në një familje të vështirë kishte në vetvete shpirtin e kufirit. Shpresa kalëron kur sheh nga larg horizontin. Fytyra, zëri, fjalët e bënë Reaganin një ikonë. Por për atë ikonë ka pak hapësirë. Sot është kohë e mureve që ngrihen, të shpresve të zbehta e të gjitha të luajtura mbi mundësinë për të gjetur “mbrojtje”. Politika, konservatore apo jo, është bërë e zymtë. Ndoshta pikërisht për këtë nuk ka një udhëheqës që nuk ka jo vetëm idetë, por as buzëqeshjen e Reaganit. Në 84-n, kur sulmohej sepse ishte shumë i moshuar, tha se nuk do të kishte shfrytëzuar “ moshën e re dhe mungesën e përvojës së kundërshtarit për arsye politike”.
Lexues më i vëmendshëm e burrë më i kulturuar se sa e njihnin, nuk kishte mitin e stakanovistit. “Thonë se puna nuk ka vrarë kurrë një njeri, por përse të rrezikojmë?” Politikanët gjithmonë duan të bëjnë diçka, të vendosin, të prishin, të ndërtojnë, të sendërtojnë. Reagani kalonte fundjavët e tij duke kalëruar, jo sepse i besonte bashkëpuntorëve të tij, por sepse kishte besim tek amerikanët. Qeveria që qeveris më mirë është ajo përtace.
“Corriere della Sera”, 3 qershor 2024 Përktheu Eugjen Merlika