VOAL

VOAL

Njëzet e pesë vjet më parë u nda nga jeta “princesha e popullit”

August 31, 2022

Komentet

Saipani, territor amerikan, ku nënat kineze shkojnë sa për të lindur

VOA

I ashtuquajturi turizmi i lindjeve nuk po ndodh vetëm brenda Shteteve të Bashkuara. Nënat shtatzëna kineze shkojnë për të lindur edhe në një territor amerikan shumë më afër vendit të tyre, në mënyrë që fëmijët të marrin shtetësinë amerikane.

Gazetarët e Zërit të Amerikës në shërbimin e gjuhës mandarin, Yu Yao dhe Jiu Dao sjellin më shumë hollësi nga Saipani, kryeqytetit i ishujve të Marianës Veriore.

Turistët shkojnë në Saipan, kryeqytetin e Ishujve të Marianës Veriore, për të shijuar bukuritë e ishullit të Paqësorit. Por, jo kjo nënë.

Ajo ka shkuar atje për t’i siguruar vajzës së saj dokumentin e shtetësisë amerikane.

Nëna, e cila identifikohet vetëm me mbiemrin e saj, Ye, për të mbrojtur identitetin, i ka tejkaluar 14 ditët e lejuara që të qëndrojë në këtë territor të Shteteve të Bashkuara.

“Qoftë në sistemin arsimor, apo mjedisin e përditshmëm të Kinës, trysnia është e madhe. Madje edhe unë dua që të largohem. Nuk dua të jem atje”, thotë zonja Ye për Zërin e Amerikës.

Ajo shkoi në Saipan në shtator përmes një rregulli që u mundëson qytetarëve kinezë udhëtimin pa vizë për 14 ditë, që hyri në fuqi më 2019.

Para kësaj, kur turizmi i grave shtatëzëna nga Kina ishte në kulm, shtetasit kinezë lejoheshin të qëndronin pa vizë për 45 ditë.

“Kjo arriti kulmin më 2017 dhe 2018”, thotë Arnold Pacaios, Guvernator i Ishujve të Marianës Veriore.

Në çdo vit regjistroheshin mbi 500 lindje të foshnjave nga nënat kineze. Zoti Palacios thotë se këto lindje tejkalonin numrin e lindjeve nga nënat vendase në Saipan.

Lindjet nga nënat kineze në ishull ranë gjatë pandemisë.

Sipas zotit Palacios, më 2024, nënat kineze lindën 55 foshnje.

Kujdesi për nënat që shkojnë në Saipan vetëm për të lindur është një sfidë për personelin e spitalit dhe rrezik për vetë nënat, thotë guvernatori.

“Kur këto gra vijnë, nuk kanë asnjë të dhënë para lindjes. Nuk e kanë idenë nëse kjo është një lindje me rrezikshmëri të lartë apo jo”, thotë ai.

Nga viti 2009, të dhënat e qeverisë tregojnë se rreth 3 mijë e 300 foshnje kanë lindur në Saipan nga nënat kineze. Zonja Ye thotë se e gjeti këtë ishull në rrjetet sociale, ndërsa po kërkonte një vend për të lindur.

“Nuk kisha kohë të aplikoja për vizë, sepse për atë duhej të prisja. Shtatzënia ishte e papritur. Zgjodha këtë vend sepse ishte vendi ku mund të arrija shpejt atë që doja”, thotë banorja e Kinës.

Zonja Ye ka aplikur për pasaportën amerikane të vajzës së saj një muajshe. Ajo ka paguar më shumë për ta përshpejtuar procesin.

“Kam frikë se kjo politikë do të ndryshojë me Trumpin president, prandaj pagova më shumë për ta marrë pasaportën më shpejt”, thotë ajo.

Konservatorët në Shtetet e Bashkuara argumentojnë se e drejta e shtetësisë përmes lindjes nxit emigracionin e paligjshëm dhe se kjo praktikë po keqpërdoret.

Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund kësaj të drejte.

“Jemi vendi i vetëm në botë që e kemi të drejtën e shtetësisë përmes lindjes, siç e dini, dhe është absolutisht qesharake”, tha Presidenti Trump.

Ndërsa urdhri po kundërshtohet në gjykatë, zonja Ye shpreson që rezultatet të jenë pozitive për vajzën e saj dhe ndoshta vetë atë.

“Sapo erdha këtu, ndjeva se ky është një vend më njerëzor. Sigurisht që do të ketë një mënyrë për të tejkaluar pengesat me të cilat po përballem”, thotë ajo.

Nga fundi i vitit të kaluar, turistët nga Kina duhet të aplikojnë në internet për leje dhe të verifikohen përmes një procesi paraprak elektronik, para se të lejohen që të hyjnë.

‘Tejkalojnë mafian shqiptare’ Media greke: Banditët rusë po përpiqen të shfarosin kriminelët grekë, kryejnë vrasje me pagesa

Media greke “NEA” i ka kushtuar një artikull banditëve rusë që po tentojnë të shfarosin kriminelët grekë. Në një dosje hetimore të policisë greke, thuhet se një bandit rus ka deklaruar se “kushdo që është me grekët do të vuajë”. Për autoritetet greke thuhet se këto konsiderohen si tregues të luftës së rrezikshme që po zhvillohet në krimin e organizuar në Greqi me përfshirjen e dhjetëra banditëve të ish-Bllokut Lindor në vrasje, vënie bombash, kontrabandë cigaresh, etj.

Një oficer i policisë greke është shprehur për “NEA” se mafia “jashtëzakonisht e rrezikshme” rusisht-folëse, me baza në Rusi, Ukrainë, Gjeorgji dhe vende të tjera, ka tentuar muajt e fundit të shfarosë të gjithë kriminelët grekë dhe të marrë frenat në skenën e natës dhe në të gjithë spektrin e krimit të organizuar. Ky oficer është shprehur se aktiviteti i tyre kriminal tejkalon dhe atë të mafiave shqiptare, turke dhe italiane.

Më tej është shprehur se kriminelët rusë tani kanë grupe xhelatësh dhe organizojnë vrasje për pagesa deri në 1.000.000 euro

ARTIKULLI I PLOTË: 

Kush janë banditët rusë që po përpiqen të shfarosin grekët dhe që kanë shpallur deklaratën se “kushdo që është me grekët do të vuajë”?

“Të thashë, do të jesh me ne apo do të jesh me grekun që ka datë skadence?”. Ai që paguani çdo muaj. po ju them. Unë dua që ne të jemi miq. Por kushdo që është me grekët do të vuajë…”

Ky dialog mes një banditi rus dhe një biznesmeni grek, i cili gjendet në dosjen e fundit të përpiluar nga Policia Helenike, nga organet e akuzës konsiderohet si tregues i luftës së rrezikshme që po zhvillohet në krimin e organizuar në Greqi me përfshirjen e dhjetëra banditëve të ish-Bllokut Lindor në kontrata vdekjeje, bomba, kontrabandë cigaresh, “produkte cigaresh, etj”.

“Kushdo që është me grekët do të vuajë”

Oficerë të policisë greke me eksperiencë, duke folur për “NEA” ata theksojnë: “Mafia jashtëzakonisht e rrezikshme rusisht-folëse, me baza në Rusi, Ukrainë, Gjeorgji e gjetkë, ka tentuar muajt e fundit të shfarosë të gjithë kriminelët grekë dhe të marrë frenat në skenën e natës dhe në të gjithë spektrin e krimit të organizuar.

Diçka që asnjë nga mafiet e tjera (shqiptare, turke, italiane etj.) që vepronin apo janë ende të pranishme në vendin tonë nuk e kishte tentuar. Anëtarët e këtyre grupeve kishin një rol rajonal ose ishin pjesë e organizatave kriminale greke. Megjithatë, tejkalimi kriminal dhe pasojat e saj na kanë alarmuar për sigurinë e përgjithshme të qytetarëve. Është karakteristikë se kriminelët rusë tani kanë ekipe xhelatësh dhe organizojnë vrasje për pagesa deri në 1.000.000 euro.

Me hetimin e fundit të policisë që kulmoi me dhjetëra arrestime, ne dhamë një goditje vendimtare. Por ne kemi frikë nga kthimi i tyre në një moment. Anëtarët e kësaj mafie janë me dhjetëra, janë të shpenzueshëm dhe marrin masa mbresëlënëse sigurie për të mos u zbuluar me sisteme anti-mbikëqyrjeje, ndërrim automjetesh dhe mos vendosjen e transmetuesve në makinat e tyre.

Nuk është rastësi që në dialogët e regjistruar e cilësojnë veten si… fantazma, ndërsa thuhet se anëtarët e saj “mund të largohen pesëqind kilometra në momente të caktuara, të flasin dhe të mbyllin telefonat dhe të kthehen atje ku janë”. “Me rrezikun që këta kriminelë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik – të cilët nuk kujdesen për askënd – madje do të kthehen kundër policisë, zyrtarëve qeveritarë dhe qytetarëve nëse ata rrisin fuqinë dhe ndikimin e tyre në ilegalitet”.

Pesë të vdekur

Të njëjtët zyrtarë të lartë të rendit theksojnë: “Kjo betejë mes të ashtuquajturës “mafia greke” dhe qindra të huajve të ish-Bllokut Lindor ka nisur që në periudhën 2021-2022, numëron tashmë pesë kriminelë grekë të vdekur dhe shumë të plagosur, ndërsa ka pasur me dhjetëra rrahje, sulme me bomba, etj. Dhe siç shihet edhe nga dialogët që përmban dosja e krijuar, ka pasur plan për të eliminuar edhe dy “kumbarë” grekë, njëri prej të cilëve është në burg dhe tjetri aktiv në Atikë.

Kriminelët e huaj të rrezikshëm kanë bërë tashmë prezencë kriminale në Athinë dhe Selanik, si dhe në Mikonos, por edhe në zona të tjera turistike të vendit, në një kohë kur kriminelët grekë janë tashmë në pozicion “mbrojtëse”, pasi fillimisht nuk e kanë perceptuar dhe më pas kanë nënvlerësuar rolin e dhjetëra kriminelëve të ish-Bllokut Lindor. sn

Pasi arrestoi gjithë të moshuarit e fshatit, Rama rikthen Lazaratin në qendër kanabisi

Rreth 11 vjet pas operacionit masiv anti-kanabis në Lazarat të Gjirokastrës, tashmë fshati do të shndërrohet sërish në parcel të lëndës narkotike. Por, kësaj radhe, me lejen e kryeministrit Edi Rama.

Këshilli i Ministrave, nën drejtimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, miratoi në 6 mars 2025 listën e parcelave, ku do të lejohet kultivimi i kanabis-it për qëllime industrial.

Harta e parcelave shtrihet gjerësisht nga Veriu në Jug të Shqipërisë, nga zonat e Postribës dhe Gruemirës, në Dukagjin, e deri në fshatra të tërë, në Delvinë, në kufi me Greqinë.

Mes hapësirave që kryeministri Rama do të lejojë mbjelljen e lëndës narkotike, përfshihet edhe Lazarati.

Image

Fshati jugor shqiptar ka qenë për shumë vite një ndër qendrat kryesore të kultivimit, por sidomos magazinimit të lëndës narkotike.

Qeveria “Rama 1” vendosi të ndërhynte forcërisht në Lazarat, me forca të shumta policore e armatime të rënda.

Pas disa ditësh operacioni, policia zbuloi tonelata lëndë narkotike dhe arriti të arrestonte vetëm të moshuarat e të moshuarit që jetonin në fshat. Një numër i konsiderueshëm trafikantësh, të cilët llogariteshin në rreth 100 të tillë, arritën të largoheshin në kohë nga Lazarati, nën dyshimet se ishin njoftuar paraprakisht nga strukturat policore.

Pas operacioni në fshatin jugor, fara e kanabizimit u përhap në të gjithë Shqipëri, duke arritur kulmin në vitet 2015-2016. Përgjatë atyre dy viteve, thuajse në çdo hapësire të vendit gjendeshin parcela gjigante kanabisi, të cilat rritën ndjeshëm edhe trafikimin e lëndës narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, fshati që konsideroj dikur “simbol i kanabisit” u la në harresë.

Pas operacionit policor, kryeministri Edi Rama deklaroi shpesh se Lazarati do të “rilindë” me Rilindjen e tij politike, do të ndërtoheshin shkolla, rrugë, ujësjellësa dhe banorëve do t’u hapeshin perspektiva të reja.

Edhe Ministri i Brendshëm i kohës, Saimir Tahiri, deklaronte në atë kohë se “banorët e Lazaratit do të kuptojnë që ky është një mundësi e re jetese dhe për t’i çliruar nga fati kriminal që kishin përcaktuar për këtë zonë një pjesë e mirë e politikës dhe ca banditë, që ditën bënin shërbimet e politikës dhe natën ato të krimit”.

Image

Për një ironi të fatit, Saimir Tahiri u dënua vite më pas për “shpërdorim detyre”, pasi u gjet përgjegjës për lejimin e kanabizimit të të gjithë Shqipërisë gjatë kohës që ishte në krye të Ministrisë së Brendshme.

Nga ana tjetër, premtimet e Ramës, Tahirit, por edhe qeverive pasardhëse të Rilindjes, janë tretur dhe Lazarati nuk e ndjeu “rilindjen” e premtuar.

Në mungesë të projekteve domethënëse, Rama dhe ministrat e tij, kanë vendosur që t’i japin mundësi zhvillimi Lazaratit pikërisht kultivimin e lëndës narkotike. Por, kësaj radhe, me leje qeveritare.sn

Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?

VOA Aline Barros

Arrestimi i aktivistit palestinez me statusin e banorit të hershëm në Shtetet e Bashkuara Mahmoud Khalil, i cili luajti një rol të spikatur në protestat e vitit të kaluar në Universitetin e Kolumbias lidhur me luftën në Gazë, ka ngjallur pikëpyetje në lidhje me të ashtuquajturën ‘green card’, ose kartën e gjelbër.

Aktivisti Khalil e mori kartën e gjelbër në vitin 2024 dhe siguroi statusin e qëndrimit të ligjshëm. Por banorët e përhershëm mund ta humbasin këtë status dhe të përballen me dëbim nëse shkelin ligjin e imigracionit.

Një gjykatës federal zgjeroi të mërkurën përpjekjet për të ndaluar dëbimin e Khalilit, një banor i Nju Jorkut dhe ai mbetet në paraburgim në Luiziana, megjithëse nuk është akuzuar për ndonjë krim. Nuk është vepër penale që të jesh kundër, qoftë edhe haptazi, me politikën ose veprimet e qeverisë së SHBA-së, dhe Billi i të Drejtave mbron fjalën e lirë dhe të drejtën për t’u grumbulluar.

Cilat janë arsyet që mund të hiqet statusi i banorit të qëndrueshëm

Kartat e gjelbra mund të hiqen, i thotë Zërit të Amerikës avokatja e imigracionit në Nju Jork, Linda Dakin-Grimm.

“Nuk është aq e zakonshme, por as edhe shumë e rrallë. Rastet më të zakonshme janë kur njerëzit dënohen për krime. … Një kartë e gjelbër nuk është shtetësi. Konsiderohet si një privilegj që e fiton, por edhe mund ta humbasësh nëse bën diçka që bie ndesh me kushtet për statusin e qëndrimit të përhershëm”, thotë ajo.

Shembuj të veprave penale që mund të çojnë në humbjen e këtij statusi përfshijnë krime të rënda, vepra penale të lidhura me drogën, mashtrime ose konsiderata të sigurisë kombëtare, të tilla si lidhjet me një grup terrorist. Statusi mund të hiqet gjithashtu nëse dikush konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Nëse një person me kartë të gjelbër akuzohet për një krim, çështja e tij ose saj penale do të kalojë në sistemin e drejtësisë. Por procesi për revokimin e statusit të tyre të përhershëm zhvillohet në gjykatën e emigracionit, ku zyrtarët duhet të paraqesin prova për të justifikuar heqjen e statusit.

Procesi i heqjes së statusit

Revokimi i një karte të gjelbër është një proces ligjor që fillon kur qeveria amerikane përcakton se një individ ka shkelur ligjet e imigracionit.

Qeveria mun të mësojë për raste të tilla në mënyra të ndryshme, qoftë përmes një kontrolli rutinë të imigracionit, hetimit të zbatimit të ligjit ose sinjalizuesve.

“Teorikisht mund të jetë dikush që sinjalizon. Dikush që ka disa informacione. … A mund të telefonojnë Departamentin e Shtetit? Ndoshta. A mund të telefonojnë linjën telefonike të ICE-s? Ndoshta”, thotë zonja Dakin-Grimm.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare zakonisht e nis procesin. Personit i dërgohet një dokument i njohur si Njoftim për t’u paraqitur në gjykatën e imigracionit ose, në raste të rënda, ata mund të arrestohen dhe ndalohen.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë të mërkurën se Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka autoritetin të revokojë një kartë të gjelbër ose çdo vizë nëse aktivitetet e një individi në Shtetet e Bashkuara “do të kishin pasoja serioze negative të politikës së jashtme” për vendin.

Zoti Rubio ka thënë se rasti i Khalilit nuk ka të bëjë me fjalën e lirë. “Karta e gjelbër nuk është e drejtë për askënd. … Nëse do të na thonit se kjo ishte ajo që kishit ndërmend të bënit kur erdhët në Amerikë, ne nuk do t’ju kishim lejuar kurrë të hynit”, tha zoti Rubio të mërkurën. “Nëse e bëni një gjë të tilllë sapo të hyni në vend, ne do ta anulojmë atë dhe do t’ju dëbojmë.”

Autoriteti i Sekretarit të Shtetit për të ndërhyrë në një rast si ai i Khalilit buron nga Ligji i Emigracionit dhe Shtetësisë i vitit 1952. Një dispozitë në ligj i lejon sekretarit të shtetit ta konsiderojë një joshtetas të deportueshëm, nëse prania ose aktivitetet e tyre besohet se dëmtojnë ndjeshëm interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.

Sipas njoftimit për Khalilin, zoti Rubio e ka bërë këtë përcaktim. Khalil është urdhëruar të paraqitet para një gjyqtari të imigracionit më 27 mars në objektin e paraburgimit Lasalle në Luiziana. Gjykata Në gjykatën e imigracionit, barra e provës është mbi qeverinë; duhet të tregojë se personi ka shkelur ligjet e imigracionit.

Në një rast si ai i Khalilit, avokatët e ICE-s (Agjencia për Zbatimit të Ligjit për Emigracionin dhe Doganat) kërkojnë dëbim, por ata duhet të provojnë se ai është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Personi me kartë të gjelbër mund të përfaqësohet gjithashtu nga avokatë mbrojtës. Në sistemin e drejtësisë penale, nëse një person nuk mund të përballojë një avokat, qeveria duhet t’i sigurojë një avokat publik. Megjithatë, në gjykatën e imigracionit, emigrantët kanë të drejtën e avokatit të tyre, por qeveria nuk duhet t’ua sigurojë atë. Nëse emigrantët nuk mund të përballojnë një avokat ose nuk mund të gjejnë dikë që t’i përfaqësojë pro bono, ata nuk kanë qasje në përfaqësimin ligjor.

Avokatja Dakin-Grimm thotë se procesi ndonjëherë mund të ecë shpejt, por është gjithashtu kompleks. Në sistemin e gjykatave të imigracionit, vendimi për revokimin e një karte të gjelbër është një procedurë administrative e kryer nga Departamenti i Drejtësisë, nën një zyrë të njohur si Zyra Ekzekutive për Rishikimin e Statusit të Imigracionit.

“Është pak a shumë sikur qeveria po ndjek penalisht një çështje dhe gjykatësi është gjithashtu qeveria,” thotë zonja Dakin-Grimm.

Rezultati i procesit

Nëse gjyqtari i imigracionit vendos kundër mbajtësit të kartës së gjelbër, ata mund të apelojnë në Bordin e Apelimit të Emigracionit (BIA). Dhe nëse BIA bie dakord me qeverinë, mbajtësi i kartonit mund të apelojë në një Gjykatë Federale të Apelit. Edhe pse çështja mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, zonja Dakin-Grimm thotë se kjo ndodh rrallë, kryesisht për shkak se Gjykata e Lartë vendos plotësisht vetë mbi rastet që zgjedh.

“Shumica e njerëzve nuk mund të përballojnë të bëjnë vetë këtë lloj pune ligjore. Është shumë, shumë e shtrenjtë – qindra-mijëra dollarë për të çuar një çështje nga niveli i gjykatës deri në Gjykatën e Lartë, “thotë ajo.

“Por në sistemin e imigracionit, ka organizata jofitimprurëse, klinika juridike, që punojnë pro bono, pra falas në raste të rëndësishme si ky.”

Vendimi përfundimtar

Nëse kartoni i gjelbër revokohet dhe të gjitha apelet dështojnë, personi zakonisht deportohet nga SHBA. Nëse apelimi është i suksesshëm, personi ruan kartën e gjelbër dhe lejohet të qëndrojë në vend.

Zonja Dakin-Grimm tha se shumë mbajtës të kartonit së gjelbër mendojnë se meqenëse quhet “qëndrim i përhershëm”, statusi është me të vërtetë i përhershëm. “Por është i përhershëm vetëm për sa kohë që ndiqni rregullat,” tha ajo.

Berisha shkon në Elbasan, pritet me verore dhe ballokume: Pas 11 majit zbatojmë “Paketën e Dhembshurisë” për reduktimin e varfërisë

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka uruar shqiptarëve nga Elbasani, Ditën e Verës, ndërsa u ka bërë thirrje që më 11 maj të ndahen  nga regjimi që i varfëroi ata deri në palcë.

Berisha tha se i premton qytetarëve se në 3 muajt e parë të qeverisjes, do të zbatohet “Paketa e Dhembshurisë”, që ka në thelb, minimumin jetik 200 euro, pensione jo më pak se 200 euro.

 

“Do të bëhet një shpërndarje e re e të ardhurave buxhetore, rritje e pensioneve, rritje e pagës minimale, jo më pak se 500 euro, një rrogë mesatare 1200 euro. Zotohem para qytetarëve të Elbasanit se e mbaj fjalën, këtu e kam bërë premtimin e parë për dyfishimin e pagës. Unë premtoj se do të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon”, tha Berisha.

“Në vend të betejës zgjodhi Tikun…”, Berisha ftesë Dashnor Sulës: Ke kohë të mendohesh…

Kryetari i PD Sali Berisha, ka apeluar nga Elbasani për të mos votuar ata kandidatë për deputetë të opozitës që nuk iu bashkuan koalicionit. I pyetur për deputetin Dashnor Sula që dha dorëheqjen nga PD për t’ju bashkuar koalicionit të “Nisma-Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapaj, Berisha u përgjigj se ai ka kohë të mendohet sërish.

“Dashnor Sula bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe iku në punën e tij, ka kohë ta mendojë”, tha Berisha.

“Do t’u them qytetarëve, asnjë votë për patericat e Edi Ramës, sepse ata u ftuan botërisht, pavarësisht nga mendimet e ndryshme, nëse e ndjeni veten opozitarë, bashkohuni me ne në aleancë.
Mirëpo ata nuk i lejuan problemet e tyre ndaj dhe votat për ta janë vota për Edi Ramën, de facto. Përveç kësaj, ne kemi programin më të shkëlqyer, programin e Shqipërisë Madhështore, një program që Shqipëria nuk e ka pasur kurrë më parë, por që u garantoj se do jetë realitet i padiskutueshëm.
Tani, të them të vërtetën, kemi edhe kryemagjistarin, bashkëkryestrategun e fitores më të madhe në historinë e njerëzimit, siç ishte rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me datën 20 janar. Chris LaCivita është një fuqi natyrore elektorale në vetvete”, tha kreu i PD.

 

Lideri demokrat bëri thirrje gjithashtu se “asnjë votë nuk duhet të shkojë për patericat e Edi Ramës”.

“Të gjitha partitë opozitare u ftuan në koalicion, por ata që nuk pranuan çojnë vota janë për Ramën”, tha kreu i PD.

Mbyllja e TikTok- Berisha premtim nga Elbasani: Më 12 maj aplikacioni rikthehet në telefona! Rama, censor që ka frikë nga fjala e lirë

Kreu i PD Sali Berisha ka premtuar se aplikacioni TikTok, në rast se do të mbyllet do të rikthehet sërish.

Ndërsa ndodhej në Elbasan me rastin e Ditës së Verës, Berisha i premtoi një djali i cili ishte mes qytetarëve se më 12 maj aplikacioni do të kthehet në telefonët e shqiptarëve, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama është një “censor” që ka frikë nga fjala e lirë.

 

 

“Me datën 12 TikTok vjen sërish në telefona dhe Rama arkivohet si censori më i keq në histori pas babait të tij. TikTok-un do ta rikthejmë sërish. Ai ka frikë dhe tmerr nga fjalët tuaja”, tha ai.

“Do pranoni bashkimin në diversitet”, Berisha porosi deputetëve të Elbasanit: Shtrijini dorën çdo opozitari!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me deputetët e Elbasanit, u ka lënë porosi atyre në lidhje me fushatën mbi zgjedhjet e 11 majit.

Kryedemorksati u shpreh se duhet t’i shtrihet dora çdo opozitari, dhe çdo qytetari i cili e sheh largimin e Ramës nga pushteti si shpëtim të Shqipërisë.

 

“Do të bëni gjithçka të bashkoni çdo fluks opozitar, do t’i shtrini dorën çdo opozitari, do pranoni bashkimin në diversitet, është prova e toleracës. Do të përpiqeni të bindni çdo person që do të jetë opozitar dhe e konsideron largimin e Ramës nga pushteti si shpëtimin e Shqipërisë. Në tërësi klima është shumë pozitive”, tha ai.

Berisha: Bypass i Elbasanit, projekti infrastrukturor që do të nisë me urgjencë pas 11 majit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me deputetët e Elbasanit, e quajti fitoren më 1 maj si një mënyrë për t’u treguar shqiptarëve dhe sipas tij edhe botës, se me votë të lirë PD do të përmbysë diktaturën e dytë në 3 dekada.

Berisha u ndal edhe në faktin që qeveritë socialiste në 12 vite nuk kanë investuar në të mirë të qytetarëve, por është menduar gjithë kohës se si të vidhen.

 

Nga Elbasani, kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se pas 11 majit, një nga projektet me urgjencë infrastrukturore që do të nisë PD me ardhjen në pushtet do të jetë ndërtimi i Bypass të ri në Elbasan.

“Shqiptarët dhe qytetarët e Elbasanit presin fillimin e ndryshimit të madh, kurorëzimin me sukses të plotë të fitores së 11 majit. Fitore e një rëndësie të pakrahasueshme, me të cilën duhet të faktojmë se arritëm që me votë të lirë në mënyrë të civilizuar, të përmbysim në 3 dekada një diktaturë të dytë.
Kur mendon se kjo qeveri në 12 vite ka administruar 65 mld euro dhe ka sjellë shqiptarët nga më të mirë paguarit në më të keqpaguarit në rajon,. Këto miliarda nuk u përdorën për jetën e qytetarëve, rrogat e pensionet, nuk u përdorën për një transformim madhështor të infrastrukturës, por u vodhën dhe u zhdukën, u investuan në skema se si të vidhet më shumë. E kemi lënë në 2013 me rrugën Tiranë-Elbasan, vepra e vetme më e rëndësishme që prisnin qytetarët për ta gëzuar ishte bypass-i.
Këta investojnë përtej Elbasanit sepse kështu u kërkon klientela dhe bypass që e ka projektin dhe çdo gjë gati nuk e ndërtuan.
Kushton mesatarisht të paktën 30 min më shumë rrugë qytetarëve…

…Nga Elbasani, kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se pas 11 majit, një nga projektet me urgjencë infrastrukturore që do të nisë PD me ardhjen në pushtet do të jetë ndërtimi i Bypass të ri në Elbasan.

“Kushton si vepër, por është e rëndësishme për frymëmarrjen e qytetit të Elbasanit. Ne si PD i mbajmë gjithnjë premtimet dhe kjo vepër do të jetë ndër të parat që do të nisë pas 11 majit”, tha Berisha.

Zgjedhjet e 11 majit- “Ne kemi të meta, por jo mëkate!”, Berisha: Në listat e PS, dhjetëra persona me dosje të rënda vjedhjesh dhe përvetësim pronash

Kryetari i PD Sali Berisha, në një takim të zhvilluar me deputetët e Elbasanit është ndalur tek listat e dorëzuar në KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

“Listat janë mirëpritur gjerësisht. Por një gjë është e sigurt, nuk kanë asnjë krahasim me listat e palës tjetër. Dhjetëra prej tyre me dosje të rënda vjedhjesh, hajnish dhe përvetësim pronash. Ja ku jemi ne opozitarë për 12 vite, montuan procese politike dhe nxorën sepse janë persekutorë politikë. Ky është një avantazh i madh për kandidatët tanë. Kemi dhe ne të metat tona por nuk kemi mëkatet e tyre. Dalim dot para shqiptarëve të betuar që do të punojmë për ta, që do të ndryshojmë jetën e tyre në qytet, fshat e kudo”, tha ai.

“Kanë disa ditë që merren me Dash Sulën dhe mustaqet e Kujtim Gjuzit”, Berisha për deklaratat e Ramës: Duan të na eklipsojnë programin!

Kreu i PD Sali Berisha, i ka konsideruar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Dashnor Sulën dhe Kujtim Gjuzin, si një përpjekje për të eklipsuar programin e PD për zgjedhjet e 11 majit.

“Kanë tërë këto ditë që merren me Dash sulën dhe mustaqet e Gjuzit. Duan të na eklipsojnë programin e të merren me tema të tilla,. Nuk duhet të biem në këtë spirale të tyre. Ata le të flasin për këto gjëra, ne do të flasim për programin”, tha ai.

“Deputetët që nuk janë në listat e mbyllura i ftoj të kontribuojnë”, Berisha: Pas zgjedhjeve, do kërkoj ndryshimin e kodit, partitë e vogla…

“Ata që njerëz që na përshëndetën sot këtu në qytet, kanë 30 vite që na ndjekin, na mbështesin, sakrifikojnë, nuk janë as deputetë as kanë marrë ofiqe por pse? Sepse ata i qëndrojnë besnikë idealeve të tyre”, tha Berisha.

 

Sa i takon listave të mbyllura, Berisha tha se është një padrejtësi e krijuar nga ndryshimet që iu bënë kodit zgjedhor në 2021 nga mazhoranca socialiste. Por Berisha premtoi se pas zgjedhjeve do të kërkojë sërish ndryshime në kodin zgjedhor, për ti dhënë frymëmarrje partive të vogla politike.

“Një padrejtësi e diktuar në mënyrë absurde që ky (Rama) synoi të shfarosë partitë e vogla,  sic është rasti i LSI, e cila me 108 mijë vota mori 4 deputetë.

Ndërsa partitë e mëdha me 7 mijë vota morën 1 deputet. Këto janë praktika antidemokratike dhe ne, në rastin e parë që do na jepet mundësia do i japim mundësi atyre. Partitë e vogla janë 1/3 e elektoratit shqiptar, mentalitet diktatorial, pse it heqësh partitë e vogla kur ata kanë elektorat”, u shpreh Berisha.

bw

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Ka apo s’ka urgjencë për formimin e institucioneve të reja? Kjo është dilema e ditëve të fundit në Kosovë.

Publiku duket se është i ndarë, dhe secili grup i ka argumentet e veta. Ky disponim shpërfaqet edhe në bindjet e njohësve të çështjeve politike, të cilët i kemi kontaktuar për këtë temë.

Për Bekim Salihun nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, situata aktuale e rinumërimit të votave dhe e ankesave nuk përbën risi, sepse rëndom partitë politike i kanë shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjorë në dispozicion për të adresuar vërejtje ose ankesa të natyrave të ndryshme lidhur me zgjedhjet.

“Të dhënat nga zgjedhjet e kaluara tregojnë se periudha mesatare që i është dashur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i certifikuar rezultatet ka qenë 21 deri në 30 ditë, kështu që akoma jemi brenda margjinës së një praktike nga e kaluara”, thotë ai.

Salihu beson se procesi, aktualisht, po zhvillohet me dinamikë normale, që mund të rezultojë me formim të Qeverisë në formë të rregullt:

“Kosova nuk është pa Qeveri. Brenda 10 ditëve, Qeveria mund të kalojë në Qeveri në detyrë, dhe si Qeveri në detyrë nuk mundet të procedojë vetëm me miratimin e ligjeve, përndryshe të gjitha funksionet tjera i ka të lejueshme. Natyrisht që zgjedhjet mbahen për t’u formuar Qeveria e re, dhe është e rëndësishme që të formohet, por aktualisht nuk ka mangësi ose hendek”.

Njëra prej mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës.
Njëra prej mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës.

“Kosova nuk ka luks për të zvarritur procese”

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit i fitoi Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila aktualisht është në pushtet, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë së re.

Kryeministri aktual, Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, zotohet se do ta formojë ekzekutivin e ri, por pa treguar saktë se si.

Zëra brenda partisë së tij përmendin mundësinë e një koalicioni me minoritetet joserbe, dhe llogarisin në mbështetjen e ndonjë deputeti të partive të mëdha shqiptare, ani pse ky skenar nuk konsiderohet se do të prodhojë stabilitet.

Partitë e mëdha shqiptare kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, madje kanë vendosur kushte edhe për arritjen e ndonjë koalicioni eventual me njëra-tjetrën.

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), beson se, duke e marrë për bazë situatën gjeopolitike në botë, dinamikat brenda administratës së re në Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimet e reja në Bashkimin Evropian, duket se ka mobilizim të tërësishëm të autoriteteve atje që të jenë të përgatitura dhe vigjilente karshi rrezikut dhe kërcënimeve, qoftë ndaj sigurisë, qoftë ndaj territorit.

“Unë nuk mendoj që Kosova e ka luksin të humbë edhe shumë kohë në këtë aspekt, për faktin që edhe neve na presin mjaft obligime, sidomos obligimet që kemi në dialogun me Serbinë”, shprehet Bugaqku, duke përmendur edhe përpjekjet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Prandaj, ai e sheh të rrugës që “të ketë një dinamizëm dhe fokus të gjerë edhe për çështjen e rajonit të Ballkanit”.

Imazhet e presidentit amerikan, Donald Trump dhe të dërguarit të tij për misione të posaçme, Richard Grenell, me mbishkrimin “Bëjeni Kosovën madhështore sërish".
Imazhet e presidentit amerikan, Donald Trump dhe të dërguarit të tij për misione të posaçme, Richard Grenell, me mbishkrimin “Bëjeni Kosovën madhështore sërish”.

Kuvendi, “urgjenca e vetme”

Për Salihun, e vetmja urgjencë duhet të ekzistojë në konstituimin e Kuvendit të Kosovës:

“Janë rreth 800 milionë euro që Bashkimi Evropian i ka dedikuar për Kosovën dhe, siç u kuptua, BE-ja pret që këto marrëveshje, këto fonde, fillimisht të miratohen në Kuvendin e Kosovës, për të mundësuar procedimin tutje, sipas natyrës së alokimit të tyre”.

Kuvendi konstituohet kur të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e tij. LVV-së, si fituese e zgjedhjeve, i takon që ta propozojë emrin e kryetarit, por nëse kjo parti nuk çon përpara një emër, procesi ngrin në vend.

Salihu nuk beson që do të ndodhë diçka e tillë, meqë, sipas tij, ky skenar do ta dëmtonte partinë në fjalë, për shkak se “mund të shihet si një lloj sabotimi, kundërshtimi, neglizhence, papërgjegjësie”.

Bugaqku nuk sheh shumë nguti në këtë drejtim, dhe beson se në këtë situatë përfiton Qeveria aktuale:

“Iu shkon për shtati ministrave, zëvendësministrave, atyre që bartin ende pozicione të larta shtetërore, për faktin se gjithçka lidhet me krijimin e institucioneve, dhe meqë nuk po ka nguti në gjithë këtë situatën e pasigurisë me rezultate, me dyshimet dhe ankesat që po bëhen, dikush mund të mendojë dhe ta shohë edhe më afatgjatë qëndrimin në pushtet”.

Megjithatë, Bugaqku përmend se shumë shpejt edhe këta zyrtarë mund të kenë kufizime, apo të mos mund të nënshkruajnë e ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare, prandaj duhet të ekzistojë sa më parë një Kuvend që e mban llogaridhënës ekzekutivin.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

Deri atëherë, të gjithë sytë te KQZ-ja!

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën “jofunksionale”

Bekim Bislimi

Spiunazhi është një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm se nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm, thonë ekspertët. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Institucionet, në anën tjetër, janë kryesisht të heshtura për përmasat e problemit.

Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend.

Arrestimet e fundit, por edhe procedurat e tjera penale kundër disa të dyshuarve tregojnë, sipas tij, se sa e cenueshme është Kosova ndaj aktiviteteve të tilla të inteligjencës së huaj.

“Dëmet që synohen të shkaktohen, janë ato që e nxjerrin Kosovën keq jashtë dhe e vendosin atë nën tension përbrenda”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.

Më 28 shkurt të këtij viti, nën dyshimet për spiunazh u arrestua Jellena Gjukanoviq nga komuniteti serb në veri të Kosovës.

Punonjëses së Misionit të OSBE-së në Prishtinë iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, më 2 mars.

Disa media shkruan se ajo ishte spiune e Agjencisë serbe të Zbulimit – BIA, por, përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto raportime.

REL-i mësoi përmes prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, se provat nga një rast tjetër, e inkriminuan edhe Gjukanoviqin.

Kodraliu tha se nuk mund të japë më shumë detaje, për shkak të hetimeve që vazhdojnë, por theksoi se rasti është duke u trajtuar si “i ndjeshëm”.

Tri ditë pasi që gjykata ia shqiptoi masën e paraburgimit Gjukanoviqit, ishte planifikuar të mbahej seanca fillestare për dy të dyshuar të tjerë për spiunazh, Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, por ajo u shty për 17 mars.

Të dy ata akuzohen se kanë ndarë informacione dhe materiale të ndryshme me BIA-n.


Spiunazhi është veprimtari e fshehtë e mbledhjes, transferimit ose shpërndarjes së informacioneve të ndjeshme te një shtet, organizatë apo grup tjetër.

Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.

Institucionet kryesisht heshtin

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha se, së paku në tre vjetët e fundit, nuk ka asnjë rast me epilog të zgjidhur, që ka të bëjë me spiunazhin.

Pavarësisht insistimit të REL-it, ai nuk dha ndonjë informacion se sa procese gjyqësore janë në zhvillim e sipër ndaj personave të akuzuar për spiunazh.

Interesimit të Radios Evropa e Lirë lidhur me numrin e rasteve të hetuara dhe proceduara për veprën e spiunazhit, nuk iu përgjigj as Prokuroria Speciale e Kosovës e as Policia e Kosovës.

Ngjashëm, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes se sa persona janë shpallur “non grata”, apo të padëshirueshëm, në pesë vjetët e kaluar, për shkak të kërcënimit të sigurisë kombëtare.

Viteve të fundit, janë shpallur disa të tillë dhe janë dëbuar.

“Pikat e ndjeshme” të spiunazhit

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Ramadani, thotë se aktivitetet e spiunazhit në Kosovë kanë disa qëllime: dëmtimin e mënyrës së vendimmarrjes brenda institucioneve të Kosovës, shtrembërimin e së vërtetës së Kosovës dhe të proceseve të saj, si dhe ndikimin në infrastrukturën kritike apo vitale të sigurisë.

Aktivitetet e tilla, sipas tij, synojnë edhe të orientojnë ose shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit publik nga tema që ndërlidhen ose jo me interesin e sigurisë kombëtare të Kosovës.

Por, për shkak të ndjeshmërisë së tyre dhe ruajtjes së fshehtësisë, ai thotë se nuk mund t’i specifikojë veprimet që kanë derivuar nga aktivitetet e spiunazhit, e as pikat ku është sulmuar Kosova.

Ramadani thotë vetëm se struktura të Serbisë – “të trajnuara, të monitoruara dhe të mentoruara nga strukturat e spiunazhit rus” – kanë për qëllim ta bëjnë Kosovën jofunksionale si shtet.

“Ka pasur raste kur një shtetas rus, për shembull, është zënë dhe është kapur në flagrancë, duke iu prirë barrikadave në veri të Kosovës… dhe pastaj është shpallur ‘non grata’ nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thotë Ramadani.

“Dëmet janë jashtëzakonisht të vështira për t’u matur”, sipas tij.

Serbia, edhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj.

Me mbështetjen e Rusisë, lufton edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Interpol-i, apo UNESCO-ja.

Për ish-zëvendësministrin e Brendshëm të Kosovës, Valdet Hoxha, janë kryesisht Serbia dhe Rusia ato që kanë apetite për ta nxjerrë Kosovën si “projekt të dështuar të Perëndimit”.

“Në këtë kontekst, natyrshëm, ato kanë synuar infiltrimin e njerëzve të tyre në mekanizmat e sigurisë, në mekanizmat e tjerë politikë”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, ai shton se dëbimi nga Kosova i disa personave të cilësuar si “non grata” apo të padëshirueshëm, tregon se autoritetet e Kosovës dhe strukturat e saj të sigurisë kanë informata për rrezikun e mundshëm nga spiunazhi.

“Dhe, nuk mund të jemi komod, sepse Kosova është një qendër e vlimit të situatës në rajonin e Ballkanit [Perëndimor], thekson ai për Radion Evropa e Lirë.

A ka Kosova kapacitete për luftimin e spiunazhit?

Ndonëse nuk është imune ndaj rrjeteve dhe veprimeve të spiunazhit, Kosova ka përparuar në vazhdimësi në konsolidimin e sektorit të sigurisë, përfshirë këtu edhe mekanizmat institucionalë kundër spiunazhit, vlerësojnë të dy ekspertët e çështjeve të sigurisë.

Ramadani thotë se ky konsolidim është jashtëzakonisht i dukshëm tek institucionet e sigurisë, përfshirë AKI-në, por shton se do të duhej të zgjerohej edhe me një qasje më gjithëpërfshirëse në raport me institucionet tjera.

Ai thotë se institucionet e sigurisë në Kosovë kanë fituar edhe besimin dhe mbështetjen e organizatave të sigurisë nga shtetet tjera.

“Ka pasur raste kur institucionet e sektorit të sigurisë i kanë falënderuar edhe publikisht shtetet partnere për mbështetje në raste specifike, për shkëmbim të informacioneve dhe trajtim të atyre informacioneve, të cilat kanë rezultuar, pastaj, qoftë me ndërprerje të një aktiviteti armiqësor të spiunazhit, qoftë me shpallje ‘non grata’ të personave të përfshirë në spiunazh, apo me arrestime dhe procedim penal”, thotë Ramadani, por nuk specifikon më shumë.

Hoxha thotë se ky bashkëpunim ka bërë që institucionet e sigurisë në Kosovë të kenë rritje të qëndrueshme, e sidomos AKI-ja.

Sipas tij, kjo agjenci është “ndër më të përgatiturat në rajon”, por kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të jetë më pak vigjilente.

“Spiunazhi është veprimtari tinëzare dhe veprimtari që bëhet me plan të detajuar dhe të mbështetur fuqishëm nga shërbimet inteligjente [armiqësore]”, thekson Hoxha.

Në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike, të dy ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë veprimtari edhe më agresive të spiunazhit kundër Kosovës.

Ndaj, theksojnë ata, forcimi i mëtejshëm i mekanizmave të sigurisë dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbeten çështje thelbësore për të parandaluar dhe neutralizuar kërcënimet që vijnë nga spiunazhi.

Koloneli britanik: Forcat e sigurisë së Kosovës kanë bërë progres të jashtëzakonshëm

Zhvillimet politike në Kosovë vazhdon t’i ndjek më shumë vëmendje. Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, i cili ndihmoi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshme me ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin në botë.

Britaniku, përmendi vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Prishtinë, si dëshmi që aleanca veri-atlantike është shumë e përkushtuar për sigurinë e Kosovës.

“Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova. Këtë më së miri e dëshmon edhe vizita e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte dje në Kosovë, i cili foli për rëndësinë e trupave ushtarake të KFOR-it në Kosovë. Megjithatë edhe nëse administrata Trump vendos për largimin e trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera kanë kapacitete mjaftueshme për të ofruar siguri për vendin”, ka deklaruar ai.

Clewlow thotë se liderët evropianë përfshirë edhe ata britanikë duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Serbisë.

Ai vlerëson se Serbia vazhdon të paraqes rrezik për Kosovën.

“Për ta shtrirë edhe më shumë ndikimin e saj në Ballkan, Serbia synon ta aneksoj veriun e Kosovës. Megjithatë nuk mendoj se Serbia paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën, nuk e besoj që shkojnë deri në atë pikë. Mirëpo gjithë liderët evropian duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Serbisë sepse ka potencial për ta destabilizuar situatën”, tha ai.

Clewlow krejt në fund i ka disa fjalë edhe për Forcat e Sigurisë së Kosovës.

“Forcat e sigurisë së Kosovës kanë bërë progres të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre viteve, megjithëse mbetet e kufizuar në atë se çfarë mund të bëjë për shkak të partnerëve ndërkombëtar. Por, FSK duhet të vazhdojë të forcohet në këtë drejtim sepse mund të vijë një ditë ku siguria e Kosovës nuk do varët vetëm nga forcat ndërkombëtare”, tha ai.

Britaniku ishte ngarkuar me detyra operacionale për gjashtë muaj dhe pa prej afër procesin e shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, si dhe krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë që u bë në janar të vitit 2009. sn

Listat elektorale- Burimi: Rama po ‘heq qafe’ emrat që janë pro Veliajt

Gazetari Genc Burimi u shpreh në intervistën në edicionin e pasdites  në SYRI TV, se në Partinë Socialiste ka emra të panjohur. Sipas tij, deputetët që janë shprehur pro Veliajt, Rama po mundohet t’i heqë nga listat, duke nxjerrë alibi të tjera.

“Në PS, emrat e njohur Rama i ka çuar të gjithë në hije, janë të padukshëm. Pra, vetëm Rama është sot në PS. Kur bëhet një mbledhje apo diçka tjetër, vihet re se të gjithë mbajnë kokën ulur dhe vetëm Rama bën monolog”, tha Burimi.

Burimi: Shoh një përpjekje të Ramës për t’u distancuar ose për të hequr qafë disa deputetë aktual të PS, që janë shumë të afërt me Veliajn. Për shembull me rastin e zonjës Bushka apo Fatmir Xhafaj, dhe sa më shumë ka elementë deputetë pro Veliaj, Rama ka në grupin e tij, aq më shumë që këta elementë do të kenë një diskurs pranë SPAK.

Kemi parë kohët e fundit që Xhafaj është bërë anti-SPAK. Por ky diskurs anti-SPAK që edhe Rama e kishte në fillim kur u arrestua Veliaj, nuk i shërben më.

Europianët që sot kanë hapur një dritare integrimi për Ukrainën.

Gjë e mirë për Ramën është t’i heqë fare qafe, që sigurisht do ketë edhe kapjen e Veliajt mbi kurriz ‘që po hakmerresh ndaj njerëzve të mi’. Atëherë Rama çfarë bën? Nxjerr një teori, një pretekst, një alibi që t’i fusë në listë të hapur e të rinjtë në listë të mbyllur, që edhe vetë mund të justifikohet që nuk po bën lëvizje ndaj deputetëve pro Veliajt.

Partitë sot janë me të panjohur. Në PS, emrat e njohur Rama i ka çuar të gjithë në hije, janë të padukshëm. Pra, vetëm Rama është sot në PS. Kur bëhet një mbledhje apo diçka tjetër, vihet re se të gjithë mbajnë kokën ulur dhe vetëm Rama bën monolog. Rama sot është një lloj kazinoje ku humbet gjithçka.

Ndalimi i TikTokut- Spiegel: Opozita shqiptare e quan vendim diktatorial

Revista më e madhe në Gjermani dhe Europë, Spiegel, thotë se qeveria shqiptare ka marrë një vendim kontrovers për të bllokuar rrjetin social TikTok. Më poshtë teksti i shkrimit:

Shqipëria po bllokon aksesin në platformën e videove TikTok për një periudhë njëvjeçare. Masa kontroverse do të hyjë në fuqi këtë të enjte, raportojnë mediat shqiptare, duke cituar Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Kryeministri Edi Rama e kishte shpallur ndalimin që në dhjetorin e shkuar. Megjithatë, asnjë datë e hyrjes në fuqi nuk u dha në atë kohë.

Sipas raportimeve të mediave, AKEP u ka dërguar një email të gjithë ofruesve të shërbimeve të internetit në Shqipëri duke kërkuar që ata të bllokojnë aksesin në TikTok më së voni deri më 13 mars dhe t’i dorëzojnë autoritetit dokumentacionin me shkrim të veprimeve të tyre.

Një mënyrë e mundshme për të anashkaluar ndalimin ka të ngjarë të jenë të ashtuquajturat lidhje VPN. Këto u lejojnë përdoruesve të krijojnë përshtypjen se janë nga një vend tjetër.

TikTok është në pronësi të kompanisë ByteDance me bazë në Kinë. Kryeministri Rama e justifikoi ndalimin me argumentin se përmbajtja e TikTok rrezikonte fëmijët dhe të rinjtë. Diskutimet për efektet potencialisht të dëmshme të TikTok u ngritën në Shqipëri pasi një nxënës 14-vjeçar u vra me thikë në fund të vitit të kaluar. Dy grupet e të rinjve të përfshirë u tha se ishin armiqësuar me njëri-tjetrin në TikTok dhe kishin organizuar një zënkë që përfundimisht rezultoi në një përfundim fatal.

Në dhjetor, Edi Rama deklaroi se problemi nuk janë vetë fëmijët, por shoqëria dhe mediat online si TikTok. Përveç ndalimit të aplikacionit, Rama tha se duan të nisin programe edukative për fëmijët. Rama akuzoi gjithashtu kompaninë ByteDance për shpërndarje sistematike të përmbajtjeve të tjera jashtë Kinës. “Në Kinë, TikTok shpërndan informacion se si studentët mund të ndjekin mësimet, si të mbrojnë natyrën dhe si të respektojnë zakonet. Pse ne shohim vetëm mbeturina dhe papastërti në TikTok jashtë Kinës? A na duhet kjo?” pyeti kreu i qeverisë.

Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike të opozitës, Ina Zhupa e quajti atë një “vendim diktatorial” dhe një “akt të rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë”. Ajo e kritikoi veprimin e Ramës si “një vendim të pastër elektoral dhe një abuzim me pushtetin për të shtypur liritë”.

Planet për të kufizuar TikTok janë duke u zhvilluar në vende të ndryshme të botës, me arsyetime të ndryshme. Në SHBA, për shembull, diskutimi përqendrohet kryesisht në çështje të tilla si siguria e të dhënave dhe propaganda kineze.

Shqipëria e pajetueshme- Pensionet e ulëta dhe ajri i ndotur, faktorë plus të emigrimit

Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit.

Por paga më e lartë, një jetë më e mirë për fëmijët dhe shërbimet më të mira shëndetësore janë tre arsyet kryesore që po shtyjnë shqiptarët të emigrojnë jashtë vendit, sipas një anketës të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që mati ndjesinë në lidhje me sigurinë në 6 vendet e Ballkanit perëndimor.

Anketa zbuloi një kategori të re emigrantësh në moshat e vjetra. Gjithnjë e më shumë po ikin nga vendi persona që po bashkohen me familjet e tyre dhe një kategori tjetër që ikën të përfitojë pension më të lartë në vendet pritëse.

Përveç azilkërkueseve tani gjithnjë e më shumë largimet po bëhen në mënyrë të rregullta, të tilla si kontratat e punës dhe bashkimet familjare. Gati 20 për qind e personave që kishin që kishin pohuar së do të largoheshin nga vendi kishin gjetur kontratë pune.

Lehtësimi i kritereve të punësimit sidomos në Gjermani po tërheqin shumë të rinj shqiptarë që tashmë në vend që të kërkojnë azil aplikojnë dhe marrin viza puna. Kriteret për gjuhën janë lehtësuar në disa profesione me aftësi të ulëta si në ndërtim dhe pastrim tani ikin lehtësisht.

Familjet shqiptarë që kanë emigruar më parë dhe tani janë bërë rezidentë në vendet pritëse, po bëhen magnet për tërheqjen e familjarëve të tjerë në Shqipëri. Ikjet për bashkim familjar janë një kategori i madhe. Nga personat që kanë pohuar se po planifikojnë të ikin nga Shqipëria 31 % zgjodhën si arsye bashkimin familjar.

Por gjithashtu një kategori pensionistesh janë duke u bashkuar më familjet jashtë vendit me qëllim për të përfituar pension më të lartë. Fëmijët po tërheqin prindërit, pasi pagesat e mbrojtjes sociale për moshat e vjetra janë shumë më të larta se pensionet në Shqipëri.

Gjithnjë e më shumë ka një kategori personash që takojnë shtresës së mesme që po ikin për shërbime më të mira arsimore dhe shëndetësore në vendet të tjera.

Një arsye tjetër që po vjen në rritje nga viti në vit është ndotja. Ndërtimet e shumta kudo në zonat e banuara dhe sidomos në Tiranë, e kanë dëmtuar cilësinë e jetesës. Gati 13 % për qind e personave që planifikojnë të largohen rendisin si arsye cilësinë më të mirë të ajrit dhe klimës në vendet pritëse.

Gjithashtu arsyeja për të studiuar jashtë vendit vlen për 19 për qind të personave që kanë planifikuar të ikin.

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Anketa gjeti se rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen.

Nga ata që duan të largohen 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit./ Monitor.

Amy Kokalari: Ndërkombëtarizimi i Universiteteve në Shqipëri

Disa javë më parë pata kënaqësinë të ftohesha nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë për për të regjistruar një podcast, ku ndava përvojën time në College of Europe.
Diskutimi u përqendrua në një temë me shumë rëndësi: ndërkombëtarizimi i universiteteve në Shqipëri.
Në veçanti, theksuam rolin kyç të këtij procesi në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët, jo vetëm brenda tregut kombëtar, por veçanërisht në nivel ndërkombëtar.
Të qenit pjesë e prestigjiozit College of Europe është një privilegj i madh për mua, dhe akoma më domethënëse është të jem pjesë e cohortit të parë të Tiranës, një eksperiencë intensive, sfiduese, por jashtëzakonisht e kënaqshme.
Kjo mundësi jo vetëm që më ka ndihmuar të rritem akademikisht dhe profesionalisht, por gjithashtu më ka dhënë shansin të kontribuoj në dialogun mbi arsimin dhe të ardhmen e bashkëpunimit akademik në rajon.


Send this to a friend