Njeri i lirë, me detin përherë i dashuruar!
Pasqyrë e vetes, shpirtin tënd vështro në det
Rropullimën e tij të pafund, tehvale të mprehë
Si shpirti yt, humnerë e thellë, e hidhëruar.
Ne gji te pamjes tende zhytesh, ç’ngazellim
Ti puthesh syte, krahet dhe zemren e vet
Qe ne mermerimet e tij, ngahere humbet
Ne te pandalurin, te egerin, rrenkim.
Te dy te zymte keni qene, te menjanuar
Njeri, askush s’ka pare humnerat ne thellesi
O det, askush pasurite brenda teje s’i di
Te dy me ngulm cartur mbroni te fshehten tuaj.
Dhe shpesh nder shekuj, vargane ne ameshim
Ne beteja u hodhet, pa dert, pa frike aspak
Te marre te dashuruar, per vrasje, vdekje, gjak
O te perjetshmit luftetare, vellezer pa nenshtrim.
Komentet