VOAL – Mediat e botës kanë përhapur imazhet e zëdhënësit të Kremlinit Dimitri Peskov, shkruan voal.ch, duke mbajtur një orë dore e cila nga një kundërshtar politik komentohet se kushton më shumë se gjysmë milioni Euro. Ora e zëdhënësit të Putinit që u shfaq gjatë martesës së këtij me një kampione olimpike patinazhi, në kulmin e krizës ekonomike, ka krijuar polemika të forta në Rusi sipas AFP/Newsnet dhe The Telegraph.
Iu dha shumë publicitet, shkruan voal.ch, ceremonisë të martesës midis Dmitri Peskov, zëdhënësit të Putinit me Tatiana Navka, të shtunën që shkoi më 1 gusht në Soçi, në brigjet e Detit të Zi, midis shumë të ftuarve, por në mungesë të Vladimir Putinit.
Por, vëmendja e dasmës është spostuar tek ora që mbante dhëndëri, njeriu i afërt i Putinit, e cila është identifikuar nga opozitori Alexeï Navalny si një orë Richard Mille RM 52-01, e prodhuar gjithësej në vetëm 30 ekzemplarë. Vlera e kësaj ore, sikur ai ka thënë në blogun e tij është 620,000 dollarë (rreth 565’000 euro).
Nga ana e tij Dimitri Peskov, deklaroi se të ardhurat e ti vjetore janë 132’000 euro, ndërsa ora, është një dhuratë nga gruaja e tij, një kampione olimpike e patinazhit artistik në Torino 2006.
“Dhurata e një gruaje për bashkëshortin e saj ose e një burri për gruan e tij nuk kishte të bënte me korrupsionin,” tha Peskov cituar nga agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti.
Në kolonat e tabloidit Komsomolskaya Pravda, Tatjana Navka konfirmon nga ana tjetër se ia ka dhuruar këtë orë burrit të saj, duke thënë se çmimi i saj i cituar nga Alexeï Navalny ishte i tepruar dhe nuk kishte “të bënte asgjë me realitetin.”
Por ndërkohë voal.ch kërkoi në internet se sa kushton një Richard RM 52-01 dhe e gjeti lehtësisht se çmimi i saj është sikur thotë Alexeï Navalny, €527,500. /EB


Komentet