Njerëzimi i madh…
Në anije udhëton lart në kuvertë,
në trena, në vagonët e klasit të tretë,
në rrugë ecën në këmbë,
njerëzimi i madh.
Njerëzimi i madh
shkon në punë në orën tetë,
njëzet vjeç, martohet,
vdes dyzet vjeç,
njerëzimi i madh.
Njerëzimit të madh
i mungon dhe buka,
dhe orizi dhe sheqeri,
njerëzimit të madh
i mungojnë pëlhurat për veshje
dhe librat.
Të gjithë të tjerët i kanë,
përveç njerëzimit të madh.
Njerëzimi i madh s’lë hije mbi tokë,
Njerëzimi i madh s’ka fenerë në rrugë,
s’ka xhama në dritare,
por njerëzimin i madh e mban shpresa.
Të jetosh pa shpresë?
Nuk mundet!
Komentet