TIRANE – Gazetari i njohur i Top Channel, Marin Mema ka zbuluar që dhe ai ka në plan të martohet së afërmi me njeriun e tij të zemrës. Jo vetëm që ka një partnere, por ka dhe një marrëdhënie serioze me të dhe një festë për t’u shndërruar në burrë e grua është në horizont.
Marin Mema ka qenë i ftuar mëngjesin e së martës në emisionin Wake UP, ku e pranoi vetë këtë gjë pas pyetjes së gazetarëve për planet e dasmës. Marini, i njohur për ciklin e emisioneve të tij “Shqipëria tjetër” në Top Channel, ka zbuluar në këtë intervistë dhe pasionin e vjetër për futbollin, nga u largua për shkak të një dëmtimi.
Tashmë pasioni kryesor ka mbetur gazetaria, që e ka pasur qysh herët. Bashkëshortja e ardhshme e Marinit duhet ta ketë menduar mirë bashkëjetesën me këtë pasion, para se të pranonte të bëhej gruaja e tij.
Gjithashtu ai ka rrëfyer dhe një eksperiencë të keqe të tijën pas një dëmtimi, në këmbë. Ai ka treguar se ka qëndruar 16 javë më allçi, 8 javë në fillim, pastaj iu desh ta operonte sërish këmbën dhe iu deshën edhe 8 javë të tjera.
“16 javë të tëra allçi dhe isha në mes të sezonit të punës. Për 16 javë kam qenë në allçi, 8 javë në fillim pastaj u detyrova sërish të kryeja një tjetër operacion dhe mu deshën edhe 8 javë të tjera. Kam raportuar me allçi por teleshikuesit nuk e kanë kuptuar, sepse plani ishte gjithmonë nga mesi e lart. Ka qenë situatë e vështirë sepse 16 emisione i kam bërë me paterica.
Lume Shqiperia qe ka kete djal , po ashtu ka jane shqipetaret !
Asnje deri me sot nuk ka bere kaq pune te Shkelqyer si Mema !
Zoti u rujt e u bekoft, Paq fat dhe lumturi ne martes .
Respekte !