Guvernatori i Sardenjës nën hetim për korrupsion e riciklim është Profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, Universiteti Publik e me titull Doktor Nderi pa u diplomuar kurrë në Mjekësi. Skandali korruptiv në Itali i cili përfshin dhe Shqipërinë.
Një titull akademik e një katedër profesori në Universittin Publik në Shqipëri në shkëmbim të një posti si Drejtori i projektit europian ENI CBC MED: European Neighbourhood Instrument – Cross Border Cooperation – Mediterranean).
Hetuesit italianë së shpejti mbërrijnë në Tiranë për të hetuar mbi letërporosinë e dërguar që mund të jap më shumë detaje mbi skandalin korruptiv që ka përfshirë Guvernatorin e Sardenjës Christian Solinas me pikëpyetjet se si është dhënë një titull kaq i lartë akademik, si e sa orë mësimi kryente ky Guvernator në Tiranë.
Diplomat universitare e tituj të lartë akademikë të lëshuar nga Universitet shqiptare kanë përfunduar dhe një herë tjetër nën dosjet hetimore të Prokurorisë Italiane për histori korrupsioni që vejnë në hetim figura politike e institucione italiane.
Pas djalit të Umberto Bosit i diplomuar me pak euro në Shqipëri nën një diplomë universitare pa frekuentuar kurrë shkollën, kësaj rradhe nën lupën e hetuesve italianë ka përfunduar Unviersiteti Publik Shqiptar e konkretisht Fakulteti i Mjekësisë, Zyra e Doktoraturave.
Prokuroria e Kagliarit vënë nën hetim për korrupsion e riciklim parash Guvernatorin e Sardenjas Christian Solinas. e në dosjen e prokrurosië po hetohet dhe mbi titullin e pozicionin akademik që ky Guvernator ka marrë në Faklutetin e Mjekësisë në Tiranë.
Guvernatori i Sardenajs Cristian Solinas ka marrë titullin Doktor i Nderit në Mjekësi si dhe është emëruar Profesor i jashtëm ën Fakultetin e Mjekësisë së Tiranës,
Emërimi është bërë nga italiani Roberto Raimondi i cili është Drejtor i Shkollës së Doktoraturës në Faklutetin e Mjekësisë, Universiteti Publik i Tiranës e njëherësh Drejtor i Zyrës së Autoritetit të Menaxhimit të Programit europian, ENI Cbc të Pellgut të Mesdheut për rajonin e Sardenjës.
Ajo që prokurorët italianë pyesinë shtë se si është e mundur që Guvernatori i Sardenjës i impenjuar të detyrën e tij të lartë institucionale të ketë marrë postin e një katedre në Shqipëri e një titull Doktorature kur në Itali nuk e ka marrë një diplomë mjekësie e për të cilën duhen vite studimi e stazhi.
Dhe kohë më parë Guvernatori Solinas ka qënë në kritikën e mediave pasi ak deklaruar se ka një titull akademikë në Unviersitetin Leibnitz të Milanos, e që nuk njihet nga Ministria Italiane e Arsmit.
Dyshimet që Prokuroria italiane hedh është se titulli e roli akademik i marrë në Shqipëri e në një Universitet Publik është bërë në shkëmbim të emërimit të Roberto Raimondit në psotin e Drejtorit të Programit Eni në Mesdhe.
Guvernatori i Sardenjës së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij është vënë nën hetim për disa prona e toka të dhëna në shkëmbim të favoreve me sipërmarrës e persona me funksione publike, Ai akuzohet dhe për riciklim parash.