Enti Gjeologjik Amerikan regjistroi tërmetin 225 kilometra në jugperëndim të qytetit Puerto Montt në jug të Kilit
SANTIAGO – Një tërmet me fuqi 7.7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Kilin. Qendra Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) thekson se dridhja është regjistruar në Gjirin Corcovado në thellësi prej 60 kilometrave.
Enti Gjeologjik Amerikan regjistroi tërmetin 225 kilometra në jugperëndim të qytetit Puerto Montt në jug të Kilit.
Qendra e Paqësorit për Paralajmërim të Cunamit njoftoi se ka mundësi të ketë “valë të rrezikshme të brigjeve deri në 1.000 kilometra nga epiqendra e tërmetit”. aa
Komentet