GEZUAR DITELINDJEN I NDERUARI ZOTI DIOGUARDI
U lind me 20 shtator 1940 ne Bronx te New Yorkut me prejardhjeje nga nji familje Arbreshesh qe me fanatizem ruajten gjuhen, kulturen dhe traditen shqiptare.
Babai i tij Giussepe DioGuardi migroi ne SHBA nga vendelindja e tije Greci te Kalabrise nji nder 51 te qyteteve dhe fshatrave te shqipfolseve ne Itali.
Jam i bindur se kur te shkruhet historia e shqiptarve nga historian pe ndikime ideologjike e politike,zoti DioGuardi do ta kete vendin ne piedestalin e kolosve te kombit i cili si Kongresist i pare ne historin e SHBA-ve dhe te shqiptarve,hapi kapitullin e ri te ardhmerise se kombit shqiptar duke lobue ne menyre permanente dhe te argumentuar qeshtjen e pazgjedhur dhe te lere peng nga interesat e superfuqive duke i plotesuar orekset ekspanzioniste te fqinjve tane,serb,greke,sllavomaqedonas e malazias.
I pari i artikuloje te padrejtat qe ju bene shqiptarve prane nji Administrate ma te fuqishme boterore e cila si shampion i demokracise,filloje te interesohet qe kjo qeshtje te zeje vende ne politiken amerikane ndaj nji populli me dashamires dhe adhurues i popullit mik amerikane.
Historikishte SHBA-te jane ruajtes dhe shpetimtar te kombit shqiptar.
Dhe kush mund ta beje kete ma me perkushtim, guxim dhe devotshmeri se zoti DioGuardi i cili si Kongresist i pari paraqiti Rezoluten e pare ne vitin 1986(H.Con.Res.358),ne mbrojtje te te drejtave njerzore te shqiptarve ne ish Jugosllavi.Nji dite me vone miku i DioGuardit dhe i shqiptarve Senatori Bob Dole paraqiti Rezoluten ne Senat(S.Con.Res.150), me qrast zyrtaret serb dhe grek te sponzoruar nga Rusia dhe Greqia permes Lobeve te tyre shume aktive,e akuzuan zotin DioGuardi si provokator dhe tentuan qe ta hedhin poshte kete Rezolute,por pa sukses sepse zoti DioGuardi mori perkrahje te permbi njeqind Kongresmenve duke ju falemenderuar angazhimit te tije te palodhshem me argumente te pamohueshme.
Me 1987, mbahet Degjimi (hiring) ku per here te pare paraqiti sjelljet barbare te rexhimit serb ndaj shqiptarve te pa mbrojtur qe nuk ishte aspake e lehte sepse Departamenti i shtetit me ndikimin e Lobit Grek dhe miqve te Milosheviqit,doli ne mbrojtje te Serbise duke promovue ndikimin e Serbise mbi Jugosllavine dhe denoncimin e Rezolutes se zoti Dioguardi.
Zoti DioGuardi dhe miqt e tije ne Kongres e posaqerishte Kongresisti me ndikim te larte Tom Lantos, nji perjetues i holokostit me prejardhje ebre nga Hungaria, iu kundervuan Departamentit te shtetit dhe me kete rast Milosheviqi e terhoqi Ambasadorin nga SHBA-t.
Dhe ketu fillone odiseada e shqiptarve duke organizuar me demonstartat gjithnji nen organizimin dhe udheheqjen e zoti DioGuardi qysh ne vitin 1989 kur edhe u themelue Lobi Shqiptaro-Amerikan i vetmi i regjistruar ne Washington DC ku ishin prezent Kongresmen e Senator dhe aktivist per te drejta e njeriut nga Kosova.
Ne vitin 1990 i sponzoruar nga Liga,se pari here u sollen udheheqesit nga Kosova te udhehequr nga i ndjeri DR Ibrahim Rugove,u mbajte Darke e njohur ne hotelin Sheraton ne New York ku te pranishim ishin 2700 veta duke e perkrahur lirine dhe demokracine ne Kosove.Po te njejtin vite,zoti DioGuardi sjelle gjashte Senator te udhehequr nga Bob Dole per ta vizituar Prishtinen dhe personalishte te binden me brutalitetin e organeve te Milosheviqit qe opinioni kosovar ende i ka te fresketa.
Me duhet ti perkujtoje opinionit kosovar se ne vitin 2013, u mbajte nje degjim(hiring) ne Washington DC i udhehequr na Kongresisti Dana Rohrabacher rreth marrveshjes ne mes te Prishtines dhe Beogradit te Sponzoruar nga BE-ja te nenshkruar ne Kryeministrat te Prishtines dhe Beogradit,zonja Sherley Cloys ne emer te Liges e kundershtoje nje marrveshje te tille si e demshme per Kosoven e cila u pranuae pa kurfar kushtezimeve ndaj Serbise dhe ne pozita te pa barabarta.
Qe te gjithe te pranishmit ne panel dhe ata qe ishin ftue per ti paraqitur qendrimet e tyre,njizerit u shprehen se Kosova me kete,jo qe nuk fiton asgje por humb.
Daniel Server nga instituti per paqe dhe ish Ambasador i SHBA-ve,haptas ju kundervue nji marrveshjeje te ketille qe do te reflektohet ne bisedime e mavonshme ku ju bashkangjiten kongresistet tjere dhe e vleresuan si te demshme per Kosoven.I zeshem dhe pa ekuivoke ishte Kryesuesi i kesaje deshmie Dana Rohrabacher.
Por,gjerat rrjedhin ndryshe dhe Kosova eshte ne nj gjendje te pa kjarete per te ardhemen e saje,nje shtet qe nuk do te funkcionoje sepse kontrollohet nga Beogradi permes listes serbe si dore e zgjatur e pushtetit te Beogradit,me nji fjale,Kosova tutor do ta kete Beogradin dhe jo arganet e veta shteterore qe jane te bllokuara.
Nuk e kame per qellim qe te shkruaj histori per zotin DioGuardi sepse as nuk jame kompetent dhe as qe munde te beje nje gje te tille per nji njeri i cili me angazhimin e tije 25 vjeqar dhe ne vazhdim,vepronte pa kurfar ndikimeve partiake shteteroe nga te dyja shtetet sepse nuk pajtohej asesi me metodat dhe veprimet e tyre qe jane nen kontrollin e grupevete interesit,te partive si dhe nen ndikimin e drejteperdrejte te bashkesise nderkombetare qe ne forme shantazhuese i mbante nen kontrolle sunduesit e te dy shteteve te cilet te akuzuar per krim e korrupcion,per nepotizem dhe autoritarizem,nuk ishin ne gjendje qe ti mbrojne interesat e popullit dhe ta zbatojne Kushtetuten e tyre anipse te perpiluar po nga keta nderkombetar me politika te dyfishta kur eshte fjale per Serbine dhe serbet dhe Kosoven dhe shqiptaret.
Duke mos qene konsekuent per ate qe “populli i ka zgjedhe me voten e lire”, e dihet mirefilli se qfare lirie e votes dhe e shprehjes mbreterone,zoti DioGuardi,shpeshhere ka reague ne menyre te drjeteperdrejte prane Kongresi dhe Senatit amerikane si fuqia esenciale demokratike dhe duke ju kundervue Departamentit te shtetit per nji politike te gabuar ndaj politkave diskriminuese ndaj shqiptarve kundrejte serbve si dhe kunder perkrahjes se udheheqjes aktuale,shpesh u gjend ne thumbe te kritikave te klyshve te pushtetarve duke mos patur argumente bindese sepse realiteti eshte i kunderte me mashtrimet qe haptas dhe pa kurfar turpi jau thone perkrahesve te tyre qe ti degjojne edhe te tjeret.
Sikur te vleresohej puna e ketije njeriu qe beri dhe po bane per qeshtjen shqiptare,do te ishte e pritshme qe te dy Qeverite ti shprehin mirenjohje keti njeriu te madhe te kombit qe asnjiher nuk hezitoje qe ta thote me krenari dhe ate me ate shqipen e tije karakteristikese:”se jame krenar qe jame shqiptar”.
Kete ja pate thene Kongresistes me origjine serbe,Helen Delich Bentley ne nji deshmi kur e pyeti se sa te paguajne shqiptaret per ti mbrojtur ?Ky ja ktheu me plote mburrje se une jame shqiptar dhe ne damaret e mije rrjedhe gjaku i shqiptarit dhe tere jeten do te punoje ne interes te kombit tim pa kurfar kompenzimi.
Jam shume i sigurte se keta sundues nuk do ta bejne nji gje te tille dhe fale zotit qe nuk e bejne se me siguri nuk do ta pranonte nji mirenjohje nga keta qe e kane sjelle popullin e vete ne kete deregje sepse Liga dhe Presidenti i saje,nuk perkrahe parti politike e as Qeveri,por popullin ashtu sikur eshte edhe e emertuar:Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Kur te te njifen me veprintarine tende te palodhshme dhe te frytshme qe eshte ne arkiven qe ti e posedone dhe thesarin e argumenteve dhe deshmive,emri Yte to qendroje prane ndonji institucioni,bulevardi ose buste qe do te jete deshmi e vertete per te gjithe ate qe e bere.
Ne emer te te gjithe perkraheseve,dashamirve dhe anetaresise se gjere qe shtrihet nga Alaska deri ne Australi, Zelande te Re,Europe qe ishte edhe itinerari i veprimtarise sate,te deshiroje jete te gjate dhe te shendetshme qe do te mbetesh shembull per gjeneratat e reja dhe ato qe te kujtojne kur ishin ne moshen femijerore qe perhere brohoriteshin emrin tende DioGuardi qe ne boten shqiptare eshte i njohur per çdo familje.
Gezuar.
Komentet