“Roseau” film me metrazh të shkurtër është pjesëmarrëse në Film Festival Danc Art DAN.CIN.LAB ku më në fund feston 10-vjetorin e festivalit të tij ndërkombëtar kushtuar filmave të kërcimit që trajtojnë çështje sociale.
Pjesë e udhëheqjes së projektit mAPs — Artistë emigrues të mbështetur nga “Creative Europe”, një proces novator i konceptuar me partnerë të mrekullueshëm si Ministria e Kultures ne France dhe “Le FIFA”,
Festivali Ndërkombëtar i Filmave në Art i është kushtuar, prej afro katër dekadash, promovimit dhe ndikimit ndërkombëtar të filmave në art dhe art mediatik.
Filmi “Roseau” me autoren e mirënjohur Anna Alexandre dhe koreografen Adeline Lefièvre ku protagoniste jane “Ahmedi, Albana dhe Gisiela përkatësisht nga Sudani, Shqipëria. Pasi kanë kaluar oqeanet dhe kufijtë, ata më në fund arrijnë në Saint-Étienne, Francë. Ky film-kërcimi dhe performance është i mbushur me këngë dhe mendime për vendin e lënë. Ajo rrëfen udhëtimet e tre protagonistëve në migrim; frikën dhe sfidat e tyre dhe dëshirën e tyre të zjarrtë për të ndërtuar një jetë të re për veten e tyre. Shpresën për një jetë të mundshme si qënie njerëzore dhe qytetarë të plotë” :- Anna Alexandre. Albana, nje vajzë nga Shqiperia e nisur me plot ëndrra se bashku me piktoren Meri File ku në qendër është interpretimi i veprës, portreti i nënës së saj e cila e shoqëron një performancë kërcimi pa fjalë/ pa zë produkt kaq emocionues që tregon marrdhënien e lidhur fort si ajo mes nje nëne dhe një bije, midis jetës dhe vdekjes..midis kënges së krushqve dhe valles së Bradasheshit mes zhurmës se kallëzave të misrit dhe fustanit ecjak gjysmë nusërie..
Një film që ngre pesh dhe tashmë është një nga temat më në zë për cështjet sociale dhe që është pritur mjaft mirë nga kritika.
“Roseau” shfaqet për herë të parë për publikun në datën 2 Prill 2022 në kinema “Le Méliès”, Saint- Etienne në Francë.

Komentet