Kohë pa qenë në Prizren.
Në pjesen e vjetër të qytetit asgjë nuk ka ndryshuar.
Kodra me ndertimet qe te kujtojne Beratin rrugicat me kalldrem, po ato shitore ne breza familiare.
Te kujton pazarin e vjeter ne Tirane tashme pa asnje gjurme.
Kalaja si kurore mbi gjelbrimin aspak te prekur.
Lumi i i Prizrenit rrjedh i paster.
Nuk eshte me kot qyteti me i vizituar i Kosoves.
Ketu zhvillohen festivale filmi dhe festivali ‘Zambaku i Prizrenit’ me kenge te vjetra qytetare.
Lidhja e Prizrenit ngjarja me e rendesishme e qytetit e postuar nga çdo vizitor.
Por une po postoj shtepine ku ka lindur aktori i njohur Bekim Fehmiu. Ky gjigand i kinematografise boterore.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Prizren pritësi im z. Pleurat mē propozoi tē vizitojmē qēndrēn tregtare A. B, I.
Jo, te lutem dua rrugicat me gure dhe shtepi karakteristike.
Kisha vënë re vija uji ne ane te rrugicave.
Uji i bjeshkeve eshte i pranishem kudo ne Prizren.
Ne çesma shatervane. Dhe eshte i pishēm.
Hyme pa trokitur në shtëpinë e z. Fikret Mustafa. Me arkitekture orientale e pranishme kudo te ne. Hymē ne oden e pritjes me mindere rrotull, tavan te punuar druri.
Z, Fikreti na tregoi se shtepia ēshtë ndērtuar rreth vitit 1730 por e mirembajtur dhe me vijën e ujit ne oborr siç duket ne foton nr4.
Por ujē nuk rridhte.
Z. Fikret me shpjegoi: Uji i bjeshkēve kryesisht shkonte ne mulli foto1, dhe pastaj me gravitet shpërndahej në lagjen e vjeter duke kaluar nga shtepia ne shtepi. Dikush e perdorte per ujitje duke ja kaluar fqinjit.
Uji si mjet lidhes dhe qetesues me gurgullimen e tij.
Nga vitet 1960 ‘udheheqjes’ nuk i pelqeu, nuk i konvenoi thonë kētu, dhe prishi mullirin qe ishte si qender shperndarje duke lēne shumicēn e vijave pa uje.
Z. Fikret thote se do ishte mire te pertritej kjo tradite e lashte.
Ne fshatra e kisha pare por ne qytet nuk e kisha hasur..
Ndahemi nga mikpritësi por mbas disa hapash takojme nje tjeter.
Prizreni është vendlindja e z. Pleurat dhe ne mezi shkeputemi prej miqve te shumte.
Në kete tetor mahnites Prizreni shkelqen me shume.
Shpesojme edhe me vijat e ujit….