Kërko falje publike ose do të përfundosh në gjykatë për shpifje idiote ndaj meje dhe gazetës “Nacional”.
“EMOS Antologjia e Poezisë Ballkanike” për fatin tënd të keq, biles uluritës, për padijeninë tënde, ekziston. Fjalët tua më të shpeshta pas botimit të antologjisë tënde gjysmake që lëndoi miliona shqiptarë, kanë qënë se nuk njoh, nuk di dhe nuk mundesh, por po të them se libri është botim i Shoqatës “Miqtë e Revistës Anti” Athinë dhe qarkullon në gjuhët përkatëse, përfshirë edhe në shqip, në gjashtë vende të Ballkanit, prej majit të vitit 2006 e në vazhdim. Për të kompensuar provincializmin tënd(pasi ti përfshinë në antologjinë tënde vetëm një rreth shokësh të provinces tënde miqësore, të tjerët thua se nuk i njeh) po të informoj se Revista Kulturore Anti është një nga magazinat më të famshme kulturore, jo periodike greke. Pra nuk del rregullisht dhe fakti që ti nuk e gjen në internet nuk është asnjë provë që ajo nuk ekziston apo që nuk është botuar antologjia siç pretendon me naivitet. Ndërsa shoqata “Miqtë e Revistës Anti” ekziston. Kjo shoqatë boton herë pas here antologji, që vijnë nga projekte të mëdha si Antologjia e poezisë së vendeve të Ballkanit, për të cilën kanë punuar rreth 100 vetë, por edhe antologji të vendeve të tjera të mëdha nga Europa dhe bota. EMOS, Rudolf është një nga shtepitë botuese të mëdha në Greqi dhe e ke në kapak të antologjisë me shkronja të mëdha, kështu që gënjeshtra jote si çdo gënjeshtër tjetër në botë, i ka këmbët e shkurtëra.
Meqënëse e ke vënë vetën në rolin e një provinciali, me shpifje fyerje dhe spekulime të trasha, sikur edhe libri nuk ekzistoka, pastaj se qënka botuar në Tiranë (dhe nuk qënka libër por vetëm një revistë) dhe unë pretendoj kot së është botim grek, po të sqaroj se në shenimin që e shoqëron librin (Antologjinë) rreth 350 faqesh thuhet se botimi është nga Shoqata “Miqtë e Revistës Anti” , pra është botim i një shoqate dhe ti duhet të bësh dallimin mes një reviste dhe një shoqate. Ndërsa “kompjuturizimi dhe montazhi u realizua në Revistën Anti(Antena 1) nga Margarita Busuni, -Janopullu, përpunimi elektronik nga Panajotis Caras, shqypja në letër Velvet 135 gr u krye nga Artet Grafike “2 Delta”te D.G.Despotopullos, ndërsa lidhja nga “Liberlidhja e Atikës” I. Mandis &të Bijtë Sh.O. Formatimi i Botimit Ksanthipi Miha Bania.
Pra është i gjithë përsonel grek, përjashto redaksinë e ngritur në çdo vend Ballkanik, ku janë ngritur redaksi vendore. Në rastin e Shqipërisë merret vesh se ka qënë një redaksi e përbërë nga prof. dr. Ymer Çiraku, studiuesi Dalan Shapllo dhe Akademik Alfred Uçi, të cilët kanë përzgjedhur dhjetë poetë shqiptarë, përfshirë edhe Podrimjen dhe Shkrelin( dhe redaksia greke i ka miratuar dhe botuar), që ti i ke përjashtuar pabesisht. Pra nuk është akuzë Rudolf, ti mund ta përjetosh vertetë keq, por grekët e kanë parë letërsinë shqipe si një njësi unike nacionale dhe kanë përfshirë edhe Shkrelin dhe Podrimjen një një antolgji të poezisë shqipe, ndërsa ti i ke përjashtuar…
Për informacion mund të pyesësh edhe prof. Ymer Çirakun që për fat të mirë është gjallë dhe jeton në Tiranë.
Për lexuesit sqaroj përseri se Antologjia është e tëra botim grek dhe për këtë po sjell edhe prova të tjera:
1.Libri ka qënë sponsorizim i Bankës Kombëtare të Greqisë, IMEDICA S.A dhe Revista Anti.
2. Libri ka ISBN: 960-89164-1-0, të lëshuar nga Greqia.
3. Po kështu meqënëse nuk merr dot informacion po të nisi edhe e-mail-in e shoqatës “Miqtë e Revistës Anti” që është shënuar edhe në Antologji:
[email protected] dhe një numer telefoni: 210 72 32 713.
E di që ndjehesh keq që e urrën letërsinë shqipe, por botimet greke jo vetëm në poezi por edhe në prozë e shohin letërsinë shqipe si një njësi nacionale, unike, nuk e ndajnë si ti aq paturpësisht.
Meqënëse nuk njeh, nuk di dhe nuk mundesh, po të them se më 2020 në Greqi “Shtëpia botuese Literatus nga Selaniku, botoi Antologji e tregimit ballkanik, në të cilën u përfshinë 68 autorë nga Shqipëria, Kosova Maqedonia e Veriut, Greqia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Turqia, Sllovenia, Rumania, Mali i Zi dhe Serbia.
Autor i këtij projekti mjaft voluminoz (428 faqe) është Satvors G. Dajos, i cili është edhe autor i parathënies, ndërkaq për përkthimin e tregimeve u angazhuan 34 përkthyes.
Sa i përket shkrimtarëve shqiptarë, në këtë antologji nga Shqipëria janë prezantuar Ernest Koliqi, Mitrush Kuteli, Migjeni, Ismail Kadare, Betim Muço, Ardian Vebiu dhe Virion Graçi. Nga Kosova Eqrem Basha, Mehmet Kraja, Gëzim Aliu, Adil Olluri dhe Albin Mehmeti, kurse nga Maqedonia e Veriut: Kim Mehmeti, Shazim Mehmeti dhe Shkëlzen Halimi.Bëhet e ditur se Antologjia tashmë është shpërndarë në të gjitha libraritë e hapësirës greke.”(
https://observerkult.com/ne-greqi-botohet-antologjia-e…/).
Pra e gjitha çfarë ti shkruan kundër meje dhe gazetës “Nacional” është një dashakeqësi e pacipë, një gënjeshtër dhe një ligësi, një tentativë boshe për të mbuluar veprën tënde gjysmake dhe me frymëzim antikombëtar medioker. Në këtë rast, pavarësisht miqësisë nuk të mbroja dot dhe të kam thënë se gazeta do të jetë e hapur për çdo reagim ndaj antologjisë tuaj.
Së pari libri ekziston, është botim serioz i Athinës, jo i Tiranës. Është përkthyer në gjuhën greke nga Andrea Zarballa. Për dijeni unë e kam promovuar këtë Antologji në vitin 2006 në mjediset e Qendres Nderkombëtare të Kulturës “Arbnori”, në prani të drejtuesve të shoqatës “Miqtë e Revistës Anti” dhe të shumë botuesve shqiptarë përfshirë edhe botuesi në atë kohë i TOENËS, zoti Fatmir Toçi. Biles kam mbajtur edhe fjalen e mikpritesit. Mund të lexosh edhe kronikat e gazetave të kohës, por edhe të kërkosh në arkivat e televizionve të Tiranës, ku është e pasqyruar kjo veprimtari. Këto jane prova juridike qe mund t’i sjellë kunder teje edhe gjykata Rudolf.
Së dyti, në vend që t’u kërkosh falje poetëve shqiptarë dhe opinionit shqiptar në tërësi për antologjinë tënde provinciale, thellësisht klanore dhe gjysmake, gjithë këto ditë ke zgjedhur të justifikosh frymëzimin tënd të nxitur nga pikëpamja e Londrës e vitit 1913 duke ndërtuar një antologji që nuk dihet nga kush është porositur, që përjashton shqiptarët të mënyrë të ligë, biles të pabesë. Të akuzosh të tjerët pa asnjë bazë, duke shpifur dhe spekuluar që të mbulosh fajin dhe përgjegjësinë tënde, është shumë rëndë. Si mik të them se duhet të kërkosh falje publike ndryshe të pret gjykata.
Rudolf,
Edhe Londra ku jeton prej vitesh ka ndryshuar pikëpamjet e saj ndaj shqiptarëve. Në luftën e vitit 1999 për Çlirimin e Kosovës Londra krah Uashingtonit çliruan gjysmën e kombit shqiptar dhe kombi tani ndodhet në prag të bashkimit, pavarësisht nxitimit tënd për ta ndarë dhe përçarë me antologji provokuese.
Gjithë bota e shikon letërsinë shqipe si njësi unike nacionale, ndërsa vetëm ti jo. Si një provincial që sapo ka mbërritur në Tiranë dhe nuk i ke mësuar akoma rrugët dhe institucionet, justifikoshesh se nuk njeh poezinë shqipe në Mal të Zi, nuk njeh poezinë shqipe në Maqedoni, e po kështu biles edhe atë në Kosovë, ndërsa përfshinë një listë miqsh dhe mikeshash.
Megjithatë sikur të kishe bërë një antologji përfaqësuese nga të gjitha hapsirat poetike shqiptare, të siguroj se nuk do të merresha kurrë me ty, as me përzgjedhjet brenda Shqipërisë londineze që ti e mbron, pasi do të ishte një zgjedhje juaja dhe kaq. Je i vetmi ne bote qe perfshine veten ne atntoligjine qe ke pergatitur vete. Por kur cënon interesin kombëtar, sigurisht që siç e dini edhe ju, jam marrë prej 33 vjetësh dhe do të merrem me të gjithë njerëzit e kësaj kategorie mercenarësh që në vend të një falje të madhe spekulojnë me naivitet për të justifikuar krimin letrar. Sepse për asgjë në botë, aq më tepër për një libër, për një antologji 550 faqesh nuk gënjehet, sidomos kur bëhet fjalë për një botues të huaj.
Unë përpos të tjerave jam një ekspert ndërkombëtar i të drejtës së autorit, jam marrë shumë me këtë problem si drejtues i kësaj zyre në Shqipëri, kam organizuar edhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare me këtë temë dhe e di seriozitetin më të cilën i trajton bota këto çështje.
Me keqardhje them se një të tillë idotësi ke postuar me datë 1 maj 2023 në profilin tënd në fb, edhe ndaj gazetës Nacional dhe meje sikur paskam spekuluar me “EMOS Antologjie e Poezisë Ballkanike” botim i shoqatës “Miqtë e Revistës Anti” Athinë, maj 2006.Pra pretendimi yt mendjelehtë se kjo na “qenka një reviste në gjuhen shqipe” dhe jo një botim grek, është një padituri e madhe, një spekulim me dashje, një mendjengushtësi provinciale.
Unë dhe shumë miq të tutë kemi njohur dikur një tjetër Rudolf, patriot dhe atdhedashës, por
bashkohem me Nolin që e citon ti tek flet për lopësim të karaktereve, siç them unë për humbje të ndjenjës kombëtare, për transformim dhe kthim në antipatriotë, në kone spekulante dhe përfituese të projektve të dyshimta duke cënuar ndjenjën kombëtare dhe kthim në mercenarë.
Unë për vete Rudolf e shoh letërsinë shqiptare si një njësi unike Nacionale dhe kështu do të jetë mot dhe jetë, ndërsa antologjinë tënde mbaje dhe e paç me shëndet, asgjë nuk të shpeton prej saj, biles as spekulimet naive, ashtu kot me fjalë në erë, pasi është një njollë për ty si njeri, si intelektual por edhe si poet.Shpetimi yt është vetëm të kërkosh ndjesë, jo vetëm mua si një nga patriotët e këtij kombi, por gjithë shqiptarëve që i ke lënduar aq shumë me projektin tënd.
Po e mbyll këtë sqarim me një thënje të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare i cili duke patur parasysh fenomenin e mercenarizmit thotë me shqetësim: “ “Antishqiptarizmi është bërë një profesion fitimprurës në Shqipëri”.
Ndërsa si konkluzionin e kësaj historie, po ju them lexuesve të Nacionalit dhe gjithë shqiptarëve se unë librin e kam mbi tavolinë dhe do t’ia dorëzoj Rudolfit ku të dojë ai në çdo studio televizioni. Unë flas me vepra.
Pra përfundimin nxirreni ju vetë, lexues të dashur, kush është gënjeshtari, spekulanti, naivi, i ligi, provinciali, tradhtari, mercenari, klanori dhe dashakeqi.